meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Pėrfytyrimi i gjertanishėm pėr shtrirjen e ngushtė tė Ēamėrisė nė tė katėr horizontet, duket se ėshtė ndikuar mjaftė nė pėrcaktimet e disa studjuesve tė huaj, tė cilėt gjer mė sot kanė thėnė fjalėn e fundit nė shumė probleme albanologjike. Por nė problemin e vijės kufitare qė ndanė Ēamėrinė nga Labėria.Ēabej bashkohet me mendimin e Sami Frashėrit se kufizohet nga veriu me Mollosinė,qė pėrbėhet nga sanxhaku i Gjirokastrės,domethėnė nga krahina e Labėrisė dhe e ēon atė mė tej duke saktėsuar dhe plotėsuar me Sarandėn dhe Delvinėn ishin Ēamėri. Ai na jep argumente tė ndryshme: pėrmendte jetėn e fjalėve e formave tipike arkaike tė ēamėrishtės, nė tė folmet e brezit kufitar Gjirokastėr Delvinė- Sarandė si:vajtėl,ardhėr,dhėnėl,marėl! ,etj. Pėrdorimin e prapashtesės atė tek emrat, pėr tė formuar fiset si :Karagjoz-atė,Topull-atė, ashtu si nė Ēamėri :Dem-atė,Dojak-atė,Pirro-atė,etj. Historikisht Ēabej mbėshtetej nė faktin e njohur se nė shek.14-tė, Gjirokastra ka qenė kryeqendra e principatės sė Gjin Zenebishit, e cila duhet tė ketė bashkuar jo thjeshtė toka feudale,po edhe njė unitet (njėsi) gjuhėsore, zakonore, ekonomike, tė ruajtura nė mesjetėn e hershme. Etnografikisht kjo tezė mund tė bazohet nė lidhje organike qė kanė kėngėt e vallet, veshjet,zakonet ēame me ato tė Delvinės, Muzinės dhe Gjirokastrės.
Po kėshtu nė lidhje me kufirin veriorė tė Ēamėrisė po tė shfletojmė librin e autorit francezė G. Remerand, ai shkruan: Ēamėria qė korespondon me Thesprotinė e lashtė ėshtė vendi qė ndodhet pėr karshi ujdhesės sė Korfuzit dhe qė shtrihet mbi bregun e detit Jon nga Saranda nė Prevezė .Pra, pasi mė lartė u paraqitėn tė dhėna pėr kufijtė e Ēamėrisė nė Veri, nė Jug Ēamėria shtrihet deri te Gjiri i Prevezės e i Artės. Nė lindje kufizohet me nėnprefekturėn e Konicės dhe fshatrat e kazasė sė Janinės.
Vlen tė pėrmendet se emrin e Ēamėrisė Pouqueville e nxjerrė prej Samurit,emėr i vjetėr epiro- iliriane.
Ēamėria e pushtuar nga grekėt, kufizohet nė veri me malet e Nėmėrckės, Muratit, Strugarės, Camandait edhe Konispollit: nė lindje me Konicėn dhe rrethinat e Janinės: nė Jug me Artėn;ajo pėrfshinė edhe Prevezėn; nė perėndim kufizohet me detin Jon.
Qė nė themelimin e tij, shteti grek kėrkonte pushtimin e Ēamėrisė,qė ishte vendi i lashtė ilir, me emrin Thesporotia. Thesportėt ishin njė ndėr tri fiset kryesore tė Epirit.
Ēamėria ka qenė e banuar nga shqiptarėt gjatė gjithė kohėrave historike. Tė gjitha burimet mesjetare bizantine, veneciane,napolitane, etj., pohojnė pėr shqiptarėsinė e Ēamėrisė gjatė mesjetės. Burimet osmane dhe regjistrat kadastrorė flasin pėr njė popullsi kompakte shqiptare bile edhe rregjistrimet osmane tė vitit 1694 shprehin qartazi pastėrtinė e saj etnike.
Sipėrfaqja e Ēamėrisė, e asaj pjese e cila ndodhet nėn pushtimin grek, thuhet se ėshtė 1593km2. Kjo shifėr na duket shumė e vogėl, po tė kemi parasyshė se nė Ēamėri bėjnė pjesė edhe 12 fshatrat e Llakės sė Sulit, Lelova, etj.
Qendrat e banuara kryesore tė Ēamėrisė janė:Filati, Gumenica, Paramithia,Margėlliēi dhe Parga qė gjenden jashtė kufijve shtetėrorė:7 fshatra gjenden brenda kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, me qendėr qytetin e Konispolit.Historia e saj bėnė pjesė nė historinė e Epirit antik; me tė kaloi nėn sundimin e Romės dhe tė Perandorisė Bizantine:nė fillim tė shek.XIII ishte pjesė e Despotatit tė Epirit,kurse nė gjysmėn e dytė tė shek.XIV bėnte pjesė nė despotatin shqiptar tė Artės.Nė shek,XV u bė shesh i luftės kundėr vėrshimit osman,nėn udhėheqjen e feudalėve tė familjes Zenebishi njėri prej kėtyre, Simon Zenebishi ishte bashėluftėtar i Skėndėrbeut.Nėn sundimin osman Ēamėria bėnte pjesė nėn sanxhakun e Delvinės si dhe tė Janinės dhe u bė shesh i kryengritjeve antiosmane nė shek.XVI e fillimin e shek.XVII.Nė shek.XVIII filloi isla! mizmi me dhunė i njė pjese tė mirė tė popullsisė. Njė pjesė e popullsisė sė Sulit dhe tė Pargės,pėr ti shpėtuar islamizmit,emigroi duke u vendosur nė ishujt e Greqisė.Edhe nė Ēamėri u pėrforcua nė shek.XVIII pushteti ekonomik i feudalėve ēifligarė vendas,tė cilėt u bėnė faktorė politik me rėndėsi nė luftėn pėr pushtetin lokal,derisa Ēamėria ra nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės,sundimtarit tė pashallėkut tė Janinės.
Nga ana topografike, e entografike dhe folklorike,Ēamėria pėrbėnė njė krahinė tė veēantė tė Shqipėrisė.Pra kurr nuk duhet tė harrojmė se sipėrfaqja e prefekturave tė sotme tė sunduara nga grekėrit janė nė njė sipėrfaqe qė vijon mė poshtė:
Thesporatio 1515 km2
Janina 4890 km2
Preveza 1047 km2
Kosturi 1685 km2
Arta 1612 km2
Gjithsejt: 10749 km2
E gjithė kjo sipėrfaqe toke shqiptare ėshtė e pushtuar nga Greqia me mjete dinake dhe forcė
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|