Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 14:32   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Historiani i luftės sė Peloponezit,Tukididi, pėrmend tre koloni korintike: Epidamnin, Apollonin dhe ishujt Lenkade. Ai na thotė se kėto koloni kufizoheshin me barbarėt. Barbarė do tė thotė jo grekė. Sipas historianėve grek tė Greqisė sė lashtė Thesprotia (Ēamėria e sotshme) ishte e banuar nga barabarėt,qė do tė thotė jogrek.

Aty nuk kishte asnjė koloni greke. Grekėt mbrojnė parimin se ku ka koloni greke ėshtė tokė greke. Mirėpo ky parim i shkonė mė pėr shtati italianėve. Gjatė bregdetit tė gadishullit ballkanik qė zotėrohej prej disa shekujsh nga venedikasit.Prandaj bregdeti i Ballkanit i pėrket Italisė.

Bregdeti i Krimesė,i Trakės greke dhe turke si dhe bregu i Artės i Stambollit i takon gjenovezėve se i kanė patur koloni. Me gjepura tė tilla grekėt mbrohen se Ēamėria ka qenė greke.

Nė agimin e shek.XIX koloneli anglez U.M.Lik, pėrfaqėsuesi i qeverisė angleze pranė oborrit tė A.P.Tepelenės bėri njė udhėtim nėpėr Shqipėrin e Jugut sipas njė intinerari tė pėrcaktuar qartė.Pėrshtypjet e tij i hodhi nė veprėn e tij katėrvėllimėshe.Nė tė jepen tė dhėna interesante me karakter ekonomiko-shoqėror pėr shqiptarėt e pėr Shqipėrinė, pėr gramatikėn e gjuhės shqipe ,nė baz tė njė punimi tė hartuar nga mėsuesi Evstrat Vithkuqari dhe mori njė fjalorė tė gjuhės shqipe,mbi vend gjetjen arkeologjike mbi gjendjen politike tė Pashallėkut tė Janinės nėn drejtimin e A.P.Tepelenės.

Ai kishte njė koncept tė qartė pėr Epirin.Sipas tij termi Epir nuk kishte karakter etnik, d.m.th,grek.Ai e pėrdorte nė kuptimin tradicional,duke marrė kėtė term nga garderoba e vjetėr.Kjo tė bie nė sy qė nė pasqyrėn pėrmbledhėse.Nė vėllimin e parė Epiri ka kėto ēėshtje:Mbrritja nė bregdetin shqiptar: Vlora, Kanina,Orikumi,ishulli i Sazanit, Akrokeraune, Palasa, Aspri, Rruga, Korfuzi, Saranda, Nivica, Valare, Libohovė, Tepelenė, Vjosė, nėn Tepelenė.

Nė kreun e dytė me titullit “Epiri”, jepen ēėshtjet: kthimi nga Tepelena, Luzati, Shtėpėzė, Drinopoli, Kardhiqi, Zhulati, Delvina, Finiqi, Antigonea, Saranda, PortoPalermo, Lukovė, Sopot, Qeparo, Himarė, Sarandė, Butrinti.

Tė dhėna me interes ai jep edhe mbi katėr ndarjet e mėdha tė shqiptarėve.”Duke hedhur poshtė koografinė politike tė formuar qysh nga koha e pushtimit turk,ndarjet e vetme tė rėndėsishme tė shqiptarėve janė katėr: gegė, toskė, labė dhe ēamė. Sipas tij toskėt shtrihen drejt veriut qysh nga kufijt e Delvinės e deri nė atė tė Peqinit e tė Elbasanit,duke u kufizuar nga perėndimi me labėt dhe duke pėrfshirė Kardhiqin, Gjirokasrėn, Libohovėn, Pėrmetin, Dangėllinė, Kolonjėn, Skraparin, Beratin, Mallakastrėn, Nyzeqenė e Vlorėn. Lebrit (labėt),Liku i vė nė gjithė zonėn bregdetare nė jug e nė perėndim tė toskėve dhe nė jug deri nė Delvinėn ku fillojnė ēamėt qė zėnė gjithė pjesėn bregdetare, duke pėrfshirė edhe Sulin deri nė brendėsi nė rrethet e Pohonianit e tė Janinės.

Liku konceptit Himarė i jep njė shtrirje tė tillė.Sipas tij,Himar i thonė gjithė vargut Akrokeraunian tė vjetėr prej kepit Kefami e deri te kepi Glossa,duke pėrfshirė luginėn e Orikumit e duke vijuar nga jugu nė veri fshatrat: Nivicė, Lukovė, Piqeras, Sopot, Qeparo, Himarė, Vuno, Drimodhes, Palasė dhe Dukat. Tė gjithė fshatrat kanė tė njėjtat mėnyra jetese dhe zakone.Gjuha greke ėshtė e folur gati prej tė gjithė burrave dhe italishtja prej atyre qė kanė jetuar jashtė,por gratė,nė pėrgjithėsi nuk njohin gjuhė tjetėr, veē shqipes.Shpjegimin pse burrat dinė greqisht e italisht e jep vetė Liku kur shkruan: ...Shumė himariotė janė nė shėrbim napolitan,tek francezėt. Nė shėrbimin britanik ndodheshin reparte shqiptare.Ka 100 pensionistė tė mbretit tė Napolit qė paguhen nė Korfuz.

Likut i bien nė sy zakonet e doket shqiptare tė kėsaj krahine.Para se tė hyjė nė Himarė,Liku i shoqėruar nga njė marinar takon rrugės disa barinjė. Marinari i ofron atyre kutinė e tij tė buurnotit,”njė kopliment i zakonshėm nė Shqipėri. Me entuziazėm ai pėrshkruan darkėn qė kalon nė atė shtėpi.

Tė gjithė flasin me krenari pėr lirin e tyre duke kuptuar ēlirimin e tyre nga zgjedha turke dhe nė tė njėjtėn kohė ankohen nga anarkia dhe mosmarrėveshja e tyre e brendshme. Pėr kėtė grindje dhe mosmarrėveshje midis krahinave shqiptare ai flet edhe mė poshtė. Duke pėrmendur armiqėsinė midis Himarės dhe Vunoit, Liku e quan gjendje tė zakonshme tė kėtyre qendrave fqinje nė Shqipėri.

Gjatė pėrshkrimit tė Himarės tė cilėn ai e quan fshat,por qė vendasve u pėlqente ta quanin qytet,Liku pohoi se Himara pėrmbante 300 familje tė ndara nė 5 lidhje kryesore. Kėtu ai habitet se “lidhje emėroheshin me njė term italisht dhe greqisht, me njė fjalė tė vjetėr klasike” tė cilat ai nuk priste ti gjente nė Shqipėri.Termat italisht dhe greqisht nuk flasin nė favor tė tezės se himariotėt nuk janė shqiptarė,pėr kundrazi ato flasin pėr kulturėn dhe qytetėrimin e himoriotėve qė lidhjet farefisnore ti paraqesin me terma tė huaja,fenomen i pėrhapur edhe nė popujt tė tjerė,mandej tė Evropės sė qytetėruar tė asaj kohe.

Pasi lė Himarėn dhe merr drejt jugut,Liku nuk le pa pėrmendur karakterin etnik shqiptar tė kėsaj zone.Zonėn nga Himara nė Sarandė,Liku e pėrcakton me fjalėt nė tė gjitha kėto pjesė tė Shqipėrisė. Pėr Konispolin ai shkruan se ėshtė njė qytet i pėrhapur me 400 ose 500 familje shqiptare.Para kalamai sipas tij me pėrjashtim tė njė numri tė vogėl artizanėsh dhe bakajsh tė krishterė, ėshtė tėrėsisht i banuar prej shqiptarėsh myslimanė.

Duke folur pėr shtėpizėn,kur pėrshkruan konakun ku bujti atė natė,pohon si gjithė fshatrat shqiptare.Nga biseda me shqiptarėt e kėtij fshati, Liku emocionohet dhe deklaron “nė rast se mbreti i Anglisė do tė kėrkojė ushtarė, krejt fshati, me 300 vetė ėshtė gati tė hyjė nė shėrbimet e tij. Likut i bėjnė pėrshtypje kėrkesat modeste tė ushtarėve shqiptarė prandaj vazhdon, njėri prej tyre shton :mė lehtė ėshtė tė mbahen 50 ushtarė shqiptarė se sa njė anglez.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė