Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-05, 00:26   #30
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Te nderuar diskutues!

Menyra, metoda, forma, synimi e qellimi i ketij debati, mendoj se duhet te jene konstruktive, te kete nje konstruktivitet te nje niveli te duhur, anipse secili perpiqet me fuqine e vet shprehese, ma shume se sa me nje perpjekje te nje konstriktiviteti ne nivel sa ma te duhur. Kemi te drejten e mendimit te lire te gjithe, jovetem une apo ai qe hap nje teme te re, sepse asnje teme nuk eshte pronesi e autorit, por e te gjitheve!

1. Dihen haptazi se jane bere shkelje flagrante te elementeve burimore te Shqipes e lashte PIE dhe asgje nuk eshte absolute, qe te mos rishqyrtohet, sepse kete e beri njeriu e jo zoti - nje kongres. Asnje kongres nuk eshte absolut, ashtu sikurse asgje nuk eshte absolute - kete duhet ta kuptojme njehere e pergjithmone! Persosjes e plotesimit te Shqipes Standarde, nuk mund t'i iken askush, as nuk ka nevoje per arbitra
po as per nenēmues, te krijojne atmosfere destruktive, as ne kete forum as askund ne mediat tona!

2. Kongresi i Drejtshkrimit te Shqipes '72, ka vlerat e veta te pamohueshme, qe bashkoi nje komb shqiptar, te flet e te shkruaj nje gjuhe te unjisuar, nje gjuhe standarde per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne ne atdhe e ne diaspore! Kjo merite eshte funksionale, qe i konvenon kombit. Por, nuk do te thot se eshte absolute, e nuk kerkon plotesime, permiresime, persosje, ngritje ne shkalle te gjuheve boterore, si gjuhe e zhvilluar edhe s u p e r s t a n d a r d e!

3. Nuk ishte ajo armiqesia ne mes eriut e Jugut shqiptar, pse u muar dialekti i toskerishtes si baze e gjuhes se njesuar letrare, ku ne te gjitha shkollat shqipe, ne te gjitha trevat shqiptare u dha porosia qe te pranohet se ne gjuhen e njesuar letrare - 'dominon elementi i perbashket i te dy dialekteve kryesore gege e toske'! Realiteti nuk mund te mbulohet me asgje! Dihet e verteta, sepse vetem e verteta eshte absolute!

4. Kongresi i Drejtshkrimit '72, vendosi jo ne baza armiqesore, as konfliktuoze, as percarese, as luftenxitese, as shkaterruese - por ne baza te dominimit te pushtetit te kohes. Dhe ai qe thot se nuk ka pase dominim pushteti i kohes ne Kongresin '72, nuk do te na mbushe mendjen kurre!

5. Kongresi '72, ishte kongres pushtetar, ma shume se sa gjuhesor, per unifikimin e Shqipes ne arenen mbarekombetare edhe Gjuha Standarde Shqipe eshte pushtetare dhe jo qe eshte formuar origjinalisht ne baza gjuhesore, duke i bashkuar dy dialektet kryesore ne nje afersi vllazerore, ashtu sikurse jane motra Gegenishtja e Toskerishtja, qe i takojne primaritetit te struktures se Shqpes dhe te cilat e kane keijuar gjuhen shqipe bashk, ne nje shtet, ne nje atdhe, ne nje integritet terriotial shqiptar qe nuk njeh kufinj shteterore!

6. Kurse askush nuk mund te na mbushi mendjen, se nuk u injoruan shkrimtaret verior, jo nga ata jugor, as nga tosket, as nga shkrimtaret jugor - por nga vet regjimi famkeq dhe ishin ata qe tallen Gjergj Fishten e te gjithe literaturen shqiptare katolike edhe qe nga Letersia e Vjeter Shqiptare me themeluesit Buzuku, Budi, Kazazi, Bogdani etj., qe vetem siperfaqesisht u spjeguan ne krejt shkollimin shqiptar (vetem ne disa raste
anesore nga disa qe u moren me studime direkte per ta...)

7. Ketu as askund nuk ka nevoje askush te japi mendime konfliktuoze, por me mendje te urta, me unitet mendimesh (se na jemi ata qe zbatojme gjuhen tone), me sygjerime vllazerore, kokemekoke - kryeperkrye, te gjithe bashk, t'i kthjellojme gjerat, t'i ndritim terrinat e mendjeve te nxituara, t'i ballafaqojme mendimet e lira, koshiente, origjinale - larg vullgarizmave e hipokrizive e absolutizmave ne debate edhe atje ku eshte vendi te korrigjohen gabimet e seciles konjukture dominuese. Sot nuk ka dominim ne askend, por demokratizim edhe ne arenen gjuhesore te Shqipes!

8. Se cilat forma shprehese, fjale, apo pjese te ndryshueshme e te pandryshueshme te gramatikes shqipe, sintakses, morfologjise, morfologjise historike, fonetikes shqipe, leksikologjise shqipe etj., jane ma te forta e ma reale, e ma origjinale - qe e kane formuar vet SHQIPEN si gjuhe i.e. - ka te drejte te japi mendimin e vet secili shqiptar, qe ka nje kualifikim perkates, qe njeh me themel Historine e Gjuhes Shqipe ne teresi! Por edhe ketu e gjithkund ne debate e seminare, te drejten e kane edhe ata qe duan, munden, kane kapacitete perkatese - qe te shprehen lirshem me nje konstruktivitet sa ma te plote!

Toske e Gege
Lis - dy dege!

Mos ta harrojme Trungun illir e Rrenjet illiro-pellgasgjike!


Juaji,

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė