Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-05, 12:06   #11
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

E perderisa Murgeshe pret mirektum nga une,do te mundohem qe te jap nje pergjigje pakes me delikate duke perdore fjale qe te mos ve femren ne pozit te veshtire,po as edhe mashkullin i cili tradicionalisht mburret me burrerin dhe qe shpesh here i ndodh te i perkulet femres.
Diku lexova se si mund te krahasohet femra me mashkullin kur mashkulli ben punet e hamallxhiut.Po une pyes kete zoteri se pse mashkulli nuk di te beje punet e femres kur keto qenkan me te lehta se te burrit?.
Jo jo,une di te i beje punet e gruas me perjashtim te lindjese se femive po nuk e beje kete dot se e kam trashegimi nga te paret,dhe ajo mendjemadhesi qe me sundon edhe mua me ka sjelle ne gjendje jo te lakmueshme sepse duhet te konfrontohem me te kaluaren dhe te tashmen,edhe pse edhe ne mua ka ndryshu gjithcka.
Me kujtohet kure nena ime ishte ere e cila perkrah puneve te shtepis duheshte te marre plugun dhe te shkoje ne fushe,te pregatis dreke, e darke,e lodhur dhe e reshkur ne drite te diellit te nxehte me buze te pelcitura,dhe ne mbremje ne vend qe te qlodhet duheshte te perkujdest edhe per 10 lopet ne shtalle,dhe qe eshte me e keqja si nuse me e madhe ne familje te perkujdest edhe per 20 e ca anetare te familjes.
E gjithe qe fitoj nena ime ishte"Lumi ne qe nuse te mire kemi dhe puntore",po mire qe nuk pesoj edhe me keq nga babi i pangopur me vuajtjet e gruas i renditi edhe shtete femi."Verte burre i mire ia ka lehtesu jeten si duhet".Po kjo ishte nena ime viktime e se kaluares qe me dhimbset pa mase.
Po kush jam une qe mundohem dikujt te i shesh mend e dikujt pallavra,dhe ai qe ne mua ka ndryshu gjithcka perveq asaj qe identifikohem si mashkull?.
Sa kam mund une te ndryshoj nga prinderit e mi viktime e se keqes qe trasheguan nga paraardhesit e tyre?.
A mundem une dhe a jam i forte qe te baje peshen me te rende te dale nga ai konzervatizem sa per sy e faqe?.
A duhet une te mbaje familjen te rrethuar dhe peng qe ato te mos dine kurgje ne jete perveq te zbatojne urdhrat e mija,te nje plaku qe i jan tha trute?.
A jam une ai qe u cungoj lirin femive te mi te jetojne vete dhe te lumtur siq e ka ceke edhe Murgesha me nalte?.

Keto jan disa pyetje te cilat pa ndihmen tuaj nuk do te mundem te pergjigjem.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė