Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-05, 22:09   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vargu i dytė:

Poeti thotė:

"Gjersa mendja ime nė qiell tė ketė shkuar"


Nė kėtė varg mendimi nuk pėrmendet nė kuptimin filozofik, por nė kuptimin e njohjes sė tė vėrtetės, tė cilėn njohėsi e gjen te vetja e tij. Duke u shprehur ndryshe, kjo do tė thotė qė ai tė krijojė pėrsosjen e qenies dhe shtimin e nurit (dritės) tek vetja. Ndėrsa te gnosticizmi filozofik njohja ėshtė krijimi i imazhit tė sendeve nė tru ashtu siē i shohim ato nė pasqyrė, tek njohėsit ėshtė prezenca e sendeve vetė pėrpara tij dhe jo e fotografisė sė tyre. Ndėrmjet kėtyre dy kuptimeve ka njė ndryshim tė madh, sikundėr qė ėshtė vetė ndryshimi midis filozofit dhe njohėsit.


Me fjalėn "qiell", nė vargun e dytė, poeti nuk ka nė pėrfytyrim qiellin si materie apo hapėsirėn mbi kryet tona, por njė kuptim mė tė hollė: atė tė njohjes sė vėrtetė, tė cilėn synon ēdo njohės e njohje, sikundėr e shpjeguam, dhe qė ėshtė pėrsosja shpirtėrore. Pra, njohja nuk ėshtė pasqyrimi i imazhit tė sendeve nė trurin e njeriut. Kjo lloj njohje ėshtė faza mė e ulėt e njohjes. A mund tė jetė ajo rruga se si njohėsi mund tė mbėrrijė te njohja e vėrtetė, pėr tė cilėn shprehet poeti, duke pėrmendur shkuarjen e mendjes nė qiell. Sipas filozofisė, nuk ka pasojė pa shkak dhe nuk ndodh ēdo pasojė pėr ēdo shkak, por ka njė rregullsi nė botėn e sendeve, nė kuptimin qė ēdo shkak ka pasojėn e vet, gjė qė vėrteton lidhjen midis tyre me origjinėn. Duke vijuar me kėtė arsyetim, do tė mund tė pohonim se njohėsi, i cili dėshiron tė krijojė njohjen e vėrtetė nė veten e tij, d.m.th., qė tė arrijė deri nė atė fazė nga fazat e sjelljes shpirtėrore - mund ta arrijė kėtė nėse do tė ekzistojė midis tij e njohjes sė vėrtetė njė farė lidhje origjine. Prandaj, nėse njohėsi pastron zemrėn nga shkaqet e kėqija shpirtėrore, ai mund tė shohė dritė nė zemrėn e tij. Sepse pengesat shpirtėrore dhe mėkatet errėsonjėse, tė cilat kanė pushtuar zemrėn, ndalojnė hyrjen e dritės nė tė.
Me pastrimin e zemrės nga errėsira dhe heqjen e perdes sė errėsirės nė fazat fillestare tė sjelljes dhe tė perdes sė dritės nė fazat e larta tė saj, mund tė themi se njohėsi ka mbėrritur te e vėrteta. Por shtrohet pyetja tjetėr: a mund tė jetė drita, gjithashtu, njė pengesė? Depėrtuam drejt njohjes me perden e dritės, por a mund tė jetė drita pengesė e dritės?! Sado kundėrthėnėse tė duket, pėrgjigja ėshtė pohuese. Perdja dritėdhėnėse (e dritės) ėshtė preokupacioni i njohėsit pėr atė qė ai ka arritur nė shkallėt e pėrsosjes nė drejtim tė dijes e njohjes sė lartė. Kur poeti Naim Frashėri thotė: "...e krahėt mos i lėviz", nėse rrahim tė zbulojmė pėrmbajtjen e vėrtetė, pėrtej lėvozhgės poetike, kjo do tė thotė: mos lakmo drejt shfaqjeve tė kėsaj bote dhe mos u kėnaq me atė qė ke fituar nga njohja shpirtėrore, sepse preokupimi i zemrės me dritėn pengon njohėsin tė shkojė drejt shkallėve mė tė larta dhe pėr afrimin e mendjes drejt qėllimit. Por nuk jep tė drejtėn e fjalės, sikurse ėshtė e drejta e tij.
Pėr ta thjeshtuar tė kuptuarit e kėtij interpretimi, bėjmė nė krye njė marrėveshje: marrim pasqyrėn dhe e shėmbėllejmė me zemrėn e njohėsit. Sa mė e pistė tė jetė pasqyra, aq mė tepėr nuk shohim gjė tjetėr pėrveē saj. Sa mė shumė e pastrojmė, aq mė pastėr e shohim pamjen e sendeve. Papastėrtia mbi sipėrfaqen e pasqyrės ėshtė perdja e errėsirės dhe pasqyra e pastruar ėshtė vetė perdja e dritės. Sepse njohėsit ajo i vlen qė tė mos shohė veten dhe tė mos shohė pėrsosjen nė tė cilėn ka mbėrritur. Gjithashtu edhe mendjen tė mos e ketė tė preokupuar me atė qė ka, domethėnė tė shohė tė dashurin, vetėm. Prandaj poeti nė vargun e fundit thotė: nuk ekzistoj, nuk ekzistoj.
Duke e shpjeguar nė vend tė tij, zbulojmė kėtu diēka tė hollėsishme, qė ėshtė orientuesi e burimi nė njohjen e tė padukshmes dhe qė aty tė shohė shumė gjėra. Nė vetvete ai ėshtė i kėnaqur pėr ēka ka arritur dhe ėshtė nė fazėn e perdes sė dritės, por ka mbėrritur tek e vėrteta dhe te njohja. Ai qė pretendon se ku ka arrirė drejt sė vėrtetės, ky ėshtė nė fazėn e perdes sė errėsirės. Njohės i vėrtetė ėshtė ai qė ecėn nėpėr fazat e sjelljes me vepra e jo me fjalė. Pastaj pastron zemrėn nga perdja e errėsirės dhe e sheh veten tė varur nga e vėrteta. Pastaj nuk e sheh plotėsisht veten dhe arrin te e vėrteta.
Ai qė sheh vetėm vetveten ėshtė i mangėt nė tė besuarit e njėsimit tė Zotit dhe ai qė e sheh veten me Zotin ėshtė mė afėr dualizmit. Ndėrsa ai qė sheh vetėm Zotin ka mbėrritur te e vėrteta dhe njohja.
Vargu i tretė

Synimi me fjalėn "ikra" (tė lexoj), nė kėtė varg, nuk ėshtė shqiptimi (leximi) me fjalė, por mbėrritja e njohėsit nė fazėn e pėrsosmėrisė shpirtėrore, me qėllim qė tė qetėsohet pėr bėmat e tij, pasi nuk sheh tjetėr pėrveē Zotit.
Shprehja qė pėrdor poeti nė kėtė varg, "atje fytyrėn e Zotit", ėshtė pjesė e Ajetit Kur’anor: "Ejnema teualu fe themme vaxhh Allah", dhe ka kuptimin qė kudo qė vėshtroni do tė shihni aftėsinė e Zotit e madhėshtinė e Tij. Nė kėtė Ajet ėshtė njė kuptim i hollė, tė cilin nuk ėshtė vendi tė pėrmendet. Thelbi ėshtė se poeti, me fjalėt "gjersa sytė e mi tė gjejnė fronin e Tij", nuk ka kuptimin e njohjes filozofike. Siē u munduam tė shpjegojmė, ai ka parasysh mbėrritjen nė pėrsosmėri e njohje: nė atė njohje e gjerėsi qė e dėshiron qenia e tij dhe nė fuqizimin e forcės sė dritės sė Tij; tė shohė madhėshtinė e Krijuesit nė zemrėn e tij, jo sipas treguesit filozofik.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė