Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-05, 12:50   #34
beku
 
Anėtarėsuar: 01-10-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 276
beku e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek beku Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek beku Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek beku
Gabim

Opti i Javės: HASHIM THAĒI, shefi i opozitės
Nga Migjen Kelmendi
Sep 1, 2005, 12:24

e poston beku ne kontribut te temes


Hashim Thaēi
Me e artikulue fenomenin interesant politik qė u krye dhe pėrfundoi gjatė kėsaj vere, njashtu trazue e njelmue me shije krype deti, me pyetjen - “Kush po ja rrxon piunat Hashim Thaēit e don me e cullakue pushteti” - i bjen me e konstatue si tė pėrmbystė kėtė pyetje. Me kėte pyetje vetėmsa e nxamė epilogun e nji aksioni politik. Pyetja qė asht mbarrė dhe e vendos n’kambė kėte ēashtje tė praptueme asht kjo:
Si u ba qė Thaēi me pasė pushtet fare, kur asht n’opozitė?!
Dhe, ēfarė pushteti tek paska Thaēi sa me marr aksionin me ja rrxue piunat dhe, sidomos, kush asht kah ja rrxon?
Krejt tregimi fillon nga nji studio filmi. Studio e andrrave ideologjike – Kinostudio “Shqipėria e Re”.
Po si lidhet nji studio e Shqipėrisė enveriane, e nji shteti totalitar, me kontemporanitetin politik e demokratik tė Kosovės dhe shefin e opozitės Hashim Thaēi?
Mendoj se asht nji moment qė i lidh kėto dy premisa: Qeveria e Pėrkohshme.
Ju kujtohet, menjihere mbas lufte, kur protagonistat e luftės nė Kosovė qė dilnin nga rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, filluen me mendue e me veprue politikisht, tė parėn punė qė e ban e formuen nji Qeveri. Njashtu si nėpėr filmat me Partizanė e Gjermanė t’Enverit. U ngutėn. Mule se po na e marrin pushtetin. E s’ka kush na e merr, na gjallė, sepse simbas filmave me Partizanė e Gjermanė, Partizanėt kur fitojnė - fitojnė me ka krejt. E natyrisht, edhe pushtetin. Po them, u ngutėn dhe harruen se ushtria serbe nuk iu dorėzue UĒKs, por forcave aleate dhe NATOs. Edhe pse kjo nuk e zvogėlon aspak vetmohimin, guximin dhe meritėn e tyne qė kjo luftė doli e fitueme.
Nga nji keqkuptim i thellė, pėr tė cilin si metaforė po pėrdori parabolėn me simplifikimet e filmueme nė kinostudion “Shqipėria e Re”, simbas sė cilės pushteti automatikisht mbas lufte i takon fituesit, Hashim Thaēi dhe partia e cila mblodhi forcat e dalme nga lufta e UĒKs, vazhdon me mendue se duhet me pasė pushtet edhe nėse zgjedhjet i humbė (sic!). Kėte e mbėshtet bash nė faktet dhe argumentet e pamohueshme se meritat pėr luftėn e fitueme janė nė anėn e tyne.
Kėshtu, Thaēi me kambėngulje gjatė tanė kėsaj kohe, ku si n’bankė e ka tė sigurueme humbjen nė zgjedhje (e s’po din e as po len me i ndihmue kush), investon nė disa pushtete tė vocrra, tė cilat i mban dhe don me vazhdue me i kontrollue derisa dikush ka me ja rrxue, siē ja rrxuen.
Po cilat janė ato pushtete tė vocrra?
I pari dhe ma i randėsishmi asht – “Sigurimi”. A ka diēka ma tė randėsishme se informata e duhun nė kohėn e duhun. Ta kishte Bujar Bukoshi informatėn pėr intervenimin e NATOs, sot kishte me i udhėheqė proceset nė Kosovė. Po e ka pasė huq. Me tahmin i ka pasė dalė se nuk intervenojnė. Kėshtu i patėn thanė edhe kėshilltarėt. Dhe, jo vetėm atij. Me faktin se Thaēi i jep randėsi tė madhe infomimit, kjo e vėrteton si koshient dhe vigjilent nė veprimin politik. Por, nė botėn jashtė kinostudios “Shqipėria e Re”, sigurimi asht institucion me procedurė dhe mbikqyrje demokratike. Vetė ideja me e pasė nji Sigurim Privat asht megallomane, e bile e pashije.
I dyti asht Universiteti me Rektoratin.
I treti asht nji pushtet i lehtė dhe latent nė RTK dhe ndoji gazetė, ku ka nis me e dhanė “Epokėn e Re” pėr “Expressin”, si Adem Demaēi nusen e vjetėr pėr njo tė re. (Kjo e reja diqysh ma e teleistė!)
I katėrti asht kontrolli i heshtun dhe me teledirigjues i privatizimit nė zonėn e vet, Drenicė, ku Thaēi ka mendue se asht e moralshme dhe e drejtė qė ai dhe partia e tij me i diktue mėnyrat dhe format e privatizimit. Nahija jonė, halli jonė. Tevona, kėshtu u ka premtue edhe drenicakėve tė lodhun e tė harruem se, nji ditė, n’pastė drejtėsi nė kėte botė, ai ka me qenė njeriu qė ka me ju prue punė, lumni e t’ardhme kėtyne njerėzve tė harruem tė Drenicės.
Por, ēka ndodhi?
“Ferronikelin”, tė vetmen gja qė ka Drenica, ja shiten pa e pyet. Ja rrxuen pushtetin e heshtun dhe ja shitėn tė vetmin atu qė i garantonte atij dhe partisė vota.
Nė Rektorat e Universitet ia shemben piunat, si me dorė. Njaq sa edhe nuk e muer ngenė me i mbrojtė.
“Sigurimin”, qė ende nuk ia kanė shemb, po mundohet diqysh me e ‘martue’, sa mos me i mbetė rrugėve.
Nė RTK Zatriqi nuk i bindet ma dhe ngadale po i zbehet influenca. Aq ka nis me u ba i pamvarun RTK nga influenca e tij, sa ka nis me u ba nervoz e i pakontrolluem, e me ba edhe asi gabimi – me kėrkue mos me pague obligimin qytetar ndaj RTKs. Edhe nėse ka pasė ndonji dyshim pėr kėtė influencė latente tė Thaēit nė RTK, kjo ftesė pėr mosbindje e mospagesė dhe nervoza, vėrtetojnė dhe zbulojnė se Thaēit ia rrxuen edhe nji piun.

Zgjedhjet Thaēit po ja marrin votat. Rektoratin ja morėn Amerikanėt. RTKn Daci. Sigurimin Britanezėt. “Expressin”, pėr tė cilin ai thotė se asht “investimi jem ma i mirė”, as po mundohet me ja marr kush. Hashim Thaēin janė tue e striptizue e xhvesh pushteti deri n’asht.
Pse?
Kėtu vijmė edhe deri te poenta e kėtij shkrimi: si u ba Thaēi me pasė pushtete?
Edhe nėse e lamė hulumtimin e ēashtjes si u ba me pasė pushtete, pyetje kredibile asht - ēka po i duhen?
Bindja e rreme qė i krijojnė kėto pushtete tė vocrra, nuk po e len me e fitue e me e pa pushtetin e madh – Zgjedhjet Parlamentare.
Thaēi ka mbetė i ngujuem me do pushtete tė vocrra, qė s’po i lshon, nga tė cilat rrezikon me e tretė e me humbė edhe ate kapital moral e politik qė e ka fitue gjatė lufte.
Cullakimi nga kėto pushtete asht rruga qė ka me i ndihmue me reflektue e me kuptue - pse po i humbė zgjedhjet.
Nėse del kėshtu, kjo xhveshje ka pėr qėllim nė tė vėrtetė me i ndihmue me u ballafaque me faktet dhe me realitetin. E realiteti e konfirmon se Gjigand lufte, por Xhuxh politik. Aspak fleksibil, i mbyllun dhe me ambicie tė nji kontrolli total, aspak transparent, bile i pėlqen nofka “Gjarpni”, pa aftėsinė popullore me afrue e me mobilizue njerėz e potenciale, pa kombinatorikė e strategji, e mbi tanat i zorshėm dhe i pagatshėm pėr kompromise.
Nuk ka qenė kompromis Surroi, po Rugova.
Fakti, sado i saktė dhe i akulltė nė vėrtetėsinė e tij, se nė nji formė tė tėrthortė ORA asht krijesė e PDKs, nuk mjafton qė Thaēi me e pasė bindjen komfore se situata s’un praptohet dhe Surroi s’un e shfrytėzon jofleksibilitetin politik tė Thaēit nė favor tė vet. Surroi lehtazi mundet me u vėrtetue si nji manikin i rebeluem i cili, si nė prralla, e merr vesh se paska pas qenė i manipuluem, e i shnuk pejtė.

Thaēi e ka nji pandan – Ramush Haradinajn. Nėse nga ky shkrim nuk shifet se pėr ēka asht fjala, atėhere le t’i mendon tana veprimet qė i bani Haradinaj deri sot. Ka me e kuptue.
Nėse ky rrxim i piunave, qė ma konfirmuen edhe disa qarqe t’afėrta me autoritetet vendosėse, nuk i ndihmon Thaēit me reflektue pėr t’ardhmen e tij politike, atėhere kjo xhveshje prej pushteti asht nji argument se ai e ka kohėn me u tėrheq e me i ba vend ndryshimeve radikale mbrenda kėsaj partie qė udhėheq, nėse don qė kjo parti tė ketė t’ardhme. Dhe nėse don qė partia e tij mos me u shfrytėzue si nji trampolinė e madhe qė ka me e katapultue nji politikan tash pėr tash tė vocėrr – Veton Surroin.
Apo ndoshta edhe kjo mundėsi s’asht mos me u marr parasysh.


Diqysh vetiu po m’vjen me e ndėrtue parabolėn se Thaēi e Surroi janė n’aso koordinatash politike si Nano me Edi Ramėn. Ka mbetė vetėm Surroi me e kėrkue dorėheqjen e Thaēit e me i dalė opozitės n’krye.
Se ORA e Surroi janė krijesa politike tė Thaēit e PDKs, nuk asht kurrfar argumenti qė tė krijon komfor. Edhe Edi Ramėn e pat gjetė Nanua nė Paris, t’untė e t’palamė, me thoj t’lyem, dhe e pat prue n’Tiranė me e ba ministėr. Sot, Rama, mbas zgjedhjeve tė humbuna tė PS, si me imagjinatė shekspiriane, kėrkon dorėheqjen dhe vendin e Nan(u)os.
Por, une gjithmonė them, kjo s’asht imagjinatė shekspiriane. Kjo asht vetėm nji imagjinatė qė bahet nė gjuhėn letrare shqipe – imagjinatė enveriane.
Pandani mun i gjindet vetėm nė Rusi, e jo n’Britani.

(Notė: Nė kėte tekst personifikimi i partive politike me liderat dhe gjuha direkte janė tė qėllimta. Gjetje narracioni.)
beku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė