Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-05, 17:10   #52
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

DHUNA NDAJ GRAVE NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ SHTUAR DY VITET E FUNDIT, VLERĖSOJNĖ OJQ-TĖ

Nadije Ahmeti, Prishtinė


Dhuna ndaj gruas ėshtė njė ndėr format mė tė turpshme tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut dhe si e tillė nuk njeh kufij kulturorė gjeografikė apo status social. Me kėtė fjali, kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi e ka shėnuar ditėn ndėrkombėtare pėr eleminimin e dhunės ndaj grave. Kryeministri Kosumi, njėkohėsisht tha se fenomeni i dhunės ndaj gruas ndikon negativisht jo vetėm tek anėtarėt e familjes, por edhe nė shoqėrinė kosovare nė pėrgjithėsi.
"Vetėm ajo shoqėri e cila nuk kultivon dhunėn mund tė shkojė drejt avancimit nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore ekonomike dhe kulturore, si dhe mund tė dėshmojė barazinė pėrpara ligjit".
Organizatat joqeveritare qė merren me mbrojtjen e tė drejtave tė gruas, tėrheqin vėrejtjen se dhuna ndaj gruas ėshtė rritur dy vitet e fundit.
Nė raportin e fundit qė ka bėrė Qėndra pėr Mbrojtjen e Grave dhe Fėmijėve nė Prishtinė, thuhet se numri i pėrgjithshėm i viktimave tė trajtuara nga kjo qendėr, prej vitit 200 e deri nė dhjetor tė vitit 2004, ėshtė 20 mijė e 730 viktima mbi tė cilėt ėshtė ushtruar dhunė, nė shumicėn e rasteve nga bashkėshortėt e tyre. Bahrie Deva, koordinatore nė kėtė qendėr, thotė se forma tė dhunės janė nga mė tė ndryshmet.
"Faktor apo shkaktar mund tė them se ėshtė sindromi postraumatik i luftės dhe gjendja e rėndė ekonomike."
Hamide Latifi, udhėheqėse e organizatės "Gratė pėr gratė" nė Prishtinė, thotė se niveli i ulėt i arsimit nė shumė raste ka bėrė qė gratė tė mos jenė nė gjendje tė pėrcaktojnė dhunėn, duke menduar se dhuna ėshtė vetėm ajo e formės fizike.
"Kufizimet tė cilat u bėhen grave nė lirinė e lėvizjes, nė vendimarrjen nė familje, rreth fėmijėve, mbajtja e pozicionit tė tyre pasiv, edhe pse prej tyre ka pritje qė t'i kryejnė tė gjitha obligimet shtėpiake si kuzhiniere, mbajtėse tė familjes, e ku ta di unė, por kur vjen fjala e fundit ato janė jashtė sistemit. Unė konsideroj se kjo ėshtė pjesė e dhunės ose e abuzimit tė tė qenurit tė saj si subjekt".
Ndryshe kryeministri Kosumi tha se qeveria e Kosovės ka kapacitet dhe potencial, por edhe vullnet tė mirė qė tė veprojė nė mėnyrė konkrete kundėr dhunės nė ēfarėdo forme, e posaēėrisht kundėr dhunės qė ushtrohet ndaj gruas dhe vajzave.
"Mirėpo nuk duhet tė jemi tė kėnaqur me kėto tė arritura. Ne besojmė se pozita e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės do tė pėrmirėsohet edhe mė tej. Bėrja e shtetit tė Kosovės, i cili ėshtė parakusht pėr zhvillim tė hovshėm tė demokracisė, lirive njerėzore dhe tė ekonomisė, do ta ndryshojė edhe mė shumė pozitėn e gruas nė shoqėrinė tonė tė re. Gruaja do tė jetė jo vetėm fokus respektimi, por dhe forcė shtytėse e zhvillimit tė shoqėrisė.
Kuvendi i Kosovės tashmė ka miratuar ligjin pėr barazinė gjinore dhe ligjin kundėr diskriminimit, nė pėrpjekje pėr tė parandaluar pėrdorimin e dhunės. Por zonja Deva nga Qendra pėr Mbrojtjen e Grave dhe Fėmijėve, pohon se ligji nuk ka ndonjė peshė derisa tė mos zbatohet.
"Nė rast se do zbatohej ligji do ishte ulur pak niveli i dhunės dhe ne duam ta reduktojmė sa mė tepėr nė kėto institucione."
Sidoqoftė studimet e organizatave joqeveritare, tregojnė se numri i vėrtetė i viktimave tė dhunės nė familje, sigurisht ėshtė edhe mė i madh. Por dhuna heshtet nga vetė viktimat, kryesisht pėr shkak tė paragjykimeve tė vjetra tradicionale. Sipas kėtyre studimeve, kur kėsaj i shtohet edhe zbatimi jo i drejtė i ligjeve nė fuqi, heshtja e viktimave dhe ngurimi pėr tė kėrkuar ndihmė ėshtė e kuptueshme.
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė