Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-05, 20:13   #5
First
Muxhahid
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Postime: 47
First e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Deshta tė festoi vitin e ri…?!

Deshta ta festoi vitin e ri, por mu kujtua bota e “civilizuar” qė desh e mohoi ekzistencėn e kombit shqiptar. E coptuan nė Kongresin e Berlinit, nė Konferencėn e Londrės e tė Versajės. M’u kujtua diplomacia prendimore qė po i heq maskat qė u japin pamje njerėzore kėtyre diplomatėve dhe nxjerr nė shesh fėtyrat e tyre tė lyeme me gjak tė pafajshėm. E pėr ēfar tė festoi unė?.
Deshta tė festoi vitin e ri, por m’u kujtuan 50 vjetė tė Partisė qė ua shpėrlau trurin shqiptarėve duke propaganduar idetė mė antishqiptare, pėr vėllazėrimin me serbėt, me grekėt, me rusėt e me proletarėt e gjithė botės. Mu kujtua se populli shqiptar nuk ka pasur traditė pėr ta pritur e pėr ta kremtuar vitin e ri. Kjo festė pagane iu "imponua" nga ndikimi i TV-sė nga ish regjimi komunist! Pėr hirė tė kėsaj feste, ish-diktatorėt e kuq mbanin fjalime nė Radiotelevizion, jepnin intervista nė shtyp, ku numronin "sukseset", "arrijtjet", nė tė gjitha fushat, pėrmendnin fitoret nė tė gjitha frontet... dhe pėr hirė tė kėsaj feste ngritnin gotat pėr partinė e pėr lumturinė e popullit...?! E pėr cilen lumturi tė popullit tim tė festoi unė?
Deshta tė festoi vitin e ri, por, mu kujtua rrėnimi i demokracisė nė Shqipėri dhe prurja e tė huajve nė krye tė saj, qė u bėn shkak i 6000 varrezave tė reja, tė djemve e tė vajzave shqiptare, qė dogjen fabrika, muze, shtėpi e ēdo gjė tė tokės shqiptare… Mu kujtuan fjalėt e udhėheqėsve qė kanė shijen e byrekut me kashtė… Mu kujtua viti 1990, kur vala e keyqzatorve skizofon pushtoi mbarė Shqipėrinė, kur pėr njė teneqe bukė, mjaft shqiptar tė varfėr vorėn kryqat nėpėr qafė si kėmbanė dhije…! M’u kujtuan takimet e Kretės e tė Beogradit! Mu kujtuan miqėsitė me Athinėn dhe kufomat nė kufirin greko-shqiptar! Mu kujtuan vilat e “bosave” tanė dhe vuajtjet e fėmijėve tanė pėr bukė?! E pėr ēka tė festoi unė?
Deshta tė festoi vitin e ri, fundin e kėti shekulli, por m’u kujtua Lufta e Parė Botėrore dhe 26 milionet e saj tė vdekur, Lufta e Dytė Botėrore me 53 milionėt e saj tė vdekur, M’u kujtuan 6 milion kufoma nė Kore e Vjetnam… Mu kujtuan 500 milion njerėz qė vuajn nga mungesa e ushqimit, 40% e popullatės e privuar nga sigurimet shėndetėsore, 30% prej tyre me mungesė tė ujit tė pijshėm, 40.000 fėmijė qė vdesin pėr ēdo ditė nė botė, 10 milion fėmijė viktimė e sėmundjeve fizike e mendore... Mu kujtuan masakrat e Hebronit, masakrat e Sabrės e Shatilės… M’u Kujtuan 50000 varre tė reja nė Kashmir. Mu kujtua Tuneli i Hajberit dhe 50000 viktimat e saj Brenda njė nate…?! Mu kujtuan kufomat e masakrat e Bosnjės tė Srebernicės..., tė Bangladeshit, tė Ēeēenisė e tė Afganistanit. E pėr ēka tė festoi unė…?
Deshta tė festoi Vitin e Ri , por mu kujtua Reēaku e Drenica, mu kujtuan shifrat qė flasin pėr fshatra tė djegura, e shtėpi tė rrėnuara. Mu kujtuan shifra tė panjohura tė njerėzve qė ranė nėpėr beteja e prita tė ndryshme, qė u ekzekutuan e u masakruan rrugėve, burgjeve apo nėpėr kasaphane tė ndryshme…!? Mu kujtuan grate e vrara nė shtėpitė e tyre, tė tjerat duke ikur maleve pėr tė shpėtuar nderin e moralin! Mu kujtuan ato qė vdiqen gjatė lindjes nė vapėn e madhe tė verės apo nė ngricat e mėdha tė dimrit. Mu kujtuan pleqėt qė nga pamundėsia pėr tė ikur, u dogjen bashkė me shtėpitė e tyre. Sa fėmijėve tė posalindur ua ndalėn rritėn, pa e shijuar jetėn, pa e pare lirinė, sa tė tjerė mbeten bonjakė! Mu kujtuan 1 milion tė dėbuar, 120.000 shtėpi tė shkatrruara,, 400 shkolla te shendrruara ne gėrmadha, 200 xhami, 170 bibloteka… Mu kujtuan kolonat e njėzve me vetura, me traktorė, me automjete, nė kėmbė, me fėmi pėr dore, me pleq nėpėr karroca. Mu kujtuan trenat famkeq qė bartnin fatkeqėt e shekullit 21 – shqiptarėt e Kosovės. Mu kujtuan radhėt e gjata tė kolonave ku njerėzit lindin, por edhe vdesin. Mu kujtuan kampet e perqendrimit, familje tė ndara, zemra tė thyera…Vallė, a mund ti harroj kaq shpejt ato? E pėr ēka tė festoi unė?
Deshta tė festoi vitin e ri, por mu kujtuan ushtarėt e KFOR-it qė ndalonin flamurin tonė kombėtar nė raste dasmash, qė e hiqnin flamurin nga institucionet shtetrore me preteks se “u pengonte serbėve”. Na e ndalonin e na e pėrbaltnin simbolin e kombit, flamurin qė ka fitua tė gjithė betejat kundėr hordhive barbare, flamurin qė u priu djemve tė Kosovės nė luftėn ēlirimtare e po mbulohen martiret e kombit… E pėr ēka tė festoi unė…?
Deshta tė festoi vitin e ri, por mu kujtua faktori ndėrkombėtar qė na ndihmoi tė mbetemi gjallė e tani kėrkon tė bashkėjetojmė me vrasėsit, kėrkon ti harrojmė 20.000 shqiptar qė ua shuan jetėn. Edhe ata qė mbetėn gjallė kanė me vete dramėn e tmerrshme qė do ta mbartin me vete gjatė gjithė jetės?! Mu kujtua Kushneri dhe pas ardhėsit e tij, qė kanė harruar detyrėn e administratorit e merren me projekte planesh pėr ta lėnė Kosovėn sėrish nėn Serbi! Mu kujtua oficeri francez qė spiunoi pėr Serbinė. Mu kujtua shumėkombėshja franceze qė u shėndrrua nė infrastrukturė tė okupatorit nė Kosovė. Mu kujtua adoleshentja e dhunuar dhe e mbytur nga “paqėruajtėsi” amerikan! Mu kujtuan shqiptaret e ndare copa copa pėr tė jetuar si hyzmeqarė tė tė tjerėve nė trojet e tyre, pėr tė ulur kurrizin nėn peshen e robėrisė pėr hirė tė bashkėjetesės me vrasėsit. Mu kujtuan serbėt kah pijnė lėngje frutash nėn mbrojtjen e KFOR-it, ndėrsa shqiptarėt jetonin nėn ēadra, pasi shtėpitė ua kishin djegur serbėt… Mu kujtuan ndėrkombėtarėt qė veē “lirisė” na sollėn edhe prostitucionin, drogėn, korrupsionin, dhe tė gjitha veset negative tė shoqėrisė sė degjeneruar prendimore! E unė, pėr ēka tė festoi…?
Deshta tė festoi vitin e ri, por mu kujtuan “intelektualėt” tanė, qė vazhdimisht tjerrin nė furkat e tyre tė vjetra, tė akuzave se Greqisė dhe Serbisė tokat shqiptare ja ka dhėnė Turqia...! Se Islami duhet tė anulohet nga shqiptarėt dhe se duhet krishterizimi pėr tė na pėrbi mė lehtė ujqėrit qė kemi pėr rreth…! Mu kujtuan intelektualėt e politikanėt tanė qė stomakun e qefet i kanė nė Prendim, kurse shpirtin nė Sheshin e Kuq tė Moskės e tė Kremlinit!? Mu kujtuan ato qė luftojnė “terrorizmin” Islamik, nė Shqipėri pėr tė kėnaqė orekset monstruoze fundame-ntaliste ortodokse tė Athinės e tė Beogradit. E pėr ēka tė festoi unė?
Deshta tė festoi vitin e ri, tė uroj pėr Civilizimin islam qė lulėzoi nė shekuj, atėherė kur bota prendimore injorancėn e konsideronte devotshmėri. Desha tė festoi, por mu kujtuan muslimanėt sot, tė shtypur e tė pėrēarė, tė ndarė nėpėr lugina tė thella e nėpėr fusha me prroje tė ujrave tė turbulluara, tė mbuluar nga injoranca, nga ndarjet nėpėr sekte e nėnsekte, vetėm pėr tė mos qenė tė unjisuar e tė pathyeshėm, nė mėnyrė qė ujku ta ketė mė lehtė shkatrrimin e ummetit! Edhe ato tė devotshmit duhet ti nėnshtrohen torturave e dhunes nga pushteti diktatorial… Kudo bombardime, gjakderdhje, tortura, burgje e padrejtėsi mbi to... E pėr ēka tė festoi unė…?
Deshta tė festoi vitin e ri, por mendova, vallė... a ende ėshtė koha tė festoi ceremonialet e paganėve. Mu kujtuan burra e gra tė dehur rrugave te mbushura me plehra. Mu kujtua se kjo ėshtė thjeshtė festa e tregtarėve qė zgjerojnė kapitalin e tyre. Mu kujtua se kjo ėshtė “festė” pėr tė pėrmbushur epshet, kapitalsitėt kremtonjnė, uronjnė e fitojnė – kurse ne tė gjithė humbim...! Humbim sepse asgjė nuk fitohet me urime boshe, por me besim nė Zotin, me mend, me punė, me vepra, me djersė e flijime tė vazhdueshme, me tė gjitha ato qė ne i kemi harrue. Mu kujtua se atė natė konsumohen pije tė ndryshme alkoolike, luhet bixhoz e kėrkohet fat nė loteri, hahet deri nė vjellje, vallėzohet deri nė dalldisje dhe secili i di marritė e veta. Dance nudizmi tė tė gjitha llojeve… Tė gjitha kėto qė behen pėr festėn e vitit te ri, e afrojnė njeriun mė shumė nga shtazarakia… E pėr ēka tė festoi unė...?
Unė mendova thėnien e dietarit tė orjentit qė tha: “Nuk ka kafshė mė tė urryer se ai qė emiton qorrazi apo pėr efekte servilizmi…” Mendova se me celebrime te tilla, mos bėhem mohues i Muhamedit e i Jezusit, paqa dhe mėshira e Allahut qoftė mbi to, mos u bashkohem paganėve nė celebrimin e festive tė tyre. Mos u arsyetoni se kjo nuk ka efekte, se ėshtė e parandėsishme, sepse e keni gabim, edhe fillimi i ceremonialeve tė tilla para njė shekulli ka qenė sipėrfaqėsisht i parėndėsishėm, por e shihni, sot e gjithe bota feston e celebron pėr perėnditė pagane, e ku dallojmė ne nga ato...? E unė, pėr ēka tė festoj...?!
Shumė nga bashkėkombasit e mij jetojnė nė errėsirė, jetojnė nė kaos brėnda njė shpirti tė lig. Objektivi qė duan tė arrijnė janė vilat e kėsaj bote, floriri, paratė, veturat, mendjemadhėsia. Shumė nga ato pėrpiqet tė jetojnė nė kurrizin e tė tjerėve... Eshtė njė kaos nė tė cilin njerėzit janė futur dhe e ndjejnė atė, por u pėlqen kjo gjė sepse i mbėshtetė vetė djalli. Mua mė quajn “tė padėshirueshėm”, vetė fundamentalistėt mė thonė “fundamentalist islamik”, mė kėrkojnė tė ndrroj fenė qė kam zgjedhur, mė kėrkojnė tė ndrroj emrin e tė pagėzohem, ulin pėrqindjen e bashkėfetarėve tė mi, madje mė kėrkojnė qė edhe Zotit t’i lutem greqisht e nė serbisht... Lakuriqėsinė ma quajn “modė”, prostitucionin e quajn profesion, mosrespektimi i prindėrve ėshtė normale... Vallė, edhe pas kėsaj festoj... Po pėr ēfar tė festoj unė!?
__________________
E dua forumin e dua me gjith zemer mos me kundershto se te kalli me gjith emer ....
First Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė