Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-06, 17:42   #19
blero
 
Anėtarėsuar: 01-09-05
Vendndodhja: ILIRIDe
Postime: 96
blero e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga munti
Pėrse u ndalua mishi i derrit?

Pėrktheu Rasim Vrioni, Dentist

Klasifikimi i gjėrave nė tė lejuara dhe nė tė ndaluara, bėhet sipas urdhėrit tė Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjėra i bėn "hallall" e disa i bėn "haram". Pra, feja ėshtė provim, ėshtė njė propozim dhe alternativė qė u jepet njerėzve. Allahu (xh.sh.) qė t'i bėjė njerėzit tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė xhenet i kalon nė provim.
--------------------------------------------------------------------------------

Si arsye pėr t'u sprovuar
Klasifikimi i gjėrave nė tė lejuara dhe nė tė ndaluara, bėhet sipas urdhėrit tė Allahut. Allahu (xh.sh.) disa gjėra i bėn "hallall" e disa i bėn "haram". Pra, feja ėshtė provim, ėshtė njė propozim dhe alternativė qė u jepet njerėzve. Allahu (xh.sh.) qė t'i bėjė njerėzit tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė xhenet i kalon nė provim. Pėr kėtė arsye ka vendosur disa rregulla e disa gjėra tė ndaluara. Gjėja themelore ėshtė bindja ndaj kėtyre urdhėrave dhe ruajtja nga gjėrat e ndaluara. Principet e vendosura nga Allahu (xh.sh.) kanė shumė dobi si pėr njeriun nė planin personal, ashtu edhe pėr njerėzit nė planin e pėrbashkėt (tė shoqėrisė). Ndalimi i pėrdorimit tė mishit tė derrit ėshtė njė prej atyre gjėrave tė quajtura "haram". Kjo ndalesė pėrmban nė vetvete shumė dobi, disa prej tė cilave do i trajtomė mė poshtė.

Lėndėt helmuese
Mishi i derrit ėshtė njė mish shumė me dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon nė gjak dhe nė njė tė ardhme rrezikon shėndetin e njeriut. Kjo yndyrė qė shėtit nėpėr damarėt e njeriut, bėhet shkak pėr rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarėve dhe pėr infarkt tė zemrės.
Nė mishin e derrit gjendet dhe njė lėndė e dėmshme e quajtur "Sutoksin". Pėr t'u hedhur jashtė trupit tonė kjo lėndė qė hyn me mishin e derrit, duhet qė gjėndrat linfatike tė punojnė mė tepėr. Tek fėmijėt kjo gjėndje bėhet shkak pėr qelbėzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fėmijės sė sėmurė fryhet nė mėnyrė anormale dhe ngjan me atė tė derrit. Pėr kėtė arsye kėsaj sėmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sėmundja e derrit". Me avancimin e sėmundjes gjithė gjėndrat limfatike nė trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet njė gjendje e rrezikshme.

Sasia e tepėrt e squfurit
Mishi i derrit ėshtė i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij nė trupin e njeriut hyn njė sasi mė e madhe se normalja. Ky squfur i tepėrt depozitohet nė pjesėt kėrcore, nė muskuj dhe nerva, dhe nė artikulacione (kyēe) shkakton inflamacion, prishje tė tyre dhe sėmundje tė tjera. Nė qoftė se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesėt e forta kėrcore nė trup fillojnė tė dobėsohen dhe me kohė shtypen nėn peshėn e trupit, dhe kėshtu kyēet (artikulacionet) prishen. Duart e njerėzve qė konsumojnė vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e nė to formohen shtresat e dhjamit. Nėse njė sportist vazhdimisht ha kėtė mish, bėhet dembel, ndien lodhje dhe lėviz mė pak e mė ngadalė. Disa futbollistė pėr pasojė kanė humbur edhe profesionin e tyre.

Rritja e tepėrt
Hormoni i rritjes, ėshtė njė tjetėr lėndė qė gjendet me shumicė nė trupin e derrit. Derrkuci kur lind ėshtė disa qind-gramė por brenda 6-muajsh shkon nė 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtė bėhet shkak pėr infeksion dhe enjtje nė organe tė ndryshme.
Gjithashtu bėhet shkak pėr njė rritje anormale nė kockat e duarve, tė kėmbėve, hundės, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje tė trupit.
Efekti mė i spikatur i hormonit tė rritjes sė derrit ėshtė krijimi i kushteve tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e kancerit. Personat tė cilėt merren me therjen e derrave thonė se pas njė moshe tė caktuar derrat meshkuj nė pėrgjithėsi preken nga kanceri.

Sėmundjet e lėkurės (dermatologjike)
Mishi i derrit pėrmban lėndėt e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lėndė tė cilat shkaktojnė ndjenjėn e kruajtjes nė lėkurė. Kjo pėrgatit fushėn pėr sėmundje lėkure si; Ekzema, dermati, neuro dermatit.
Gjithashtu kėto lėndė rrisin mundėsinė qė njeriu tė preket dhe nga sėmundjet e mėposhtme; apandesiti, sėmudje tė tėmthit e rrugėve tė tij, infeksion tė damarėve, etj. Pėr kėtė arsye doktorėt i rekomandojnė tė sėmurėve tė zemrės (sėmundje kardiake) qė tė mos hanė mish derri nė mėnyrė absolute.
Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg nė veprėn e tij "Mishi i derrit dhe shėndeti i njeriut" tregon njė kujtim tė vetin duke thėnė: "Pėr t'u ēlodhur kisha vajtur nė njė fermė larg qytetit. Nė familjen ku qėndrova, babai vuante nga antroza (sėmundje degjenerative e kyēeve) dhe nga qelbėzimi i kyēit tė ngofjes (pjesa e bashkimit tė kofshės me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetėsime nga mėlēia. Nėna kishte variēe dhe njė ekzemė qė i jepte shumė bezdi nė kėmbė. Vajzat e familjes vuanin nga insufiēenca e zemrės dhe romatizma. Edhe djali qė dukej mė i shėndetshmi, pasi vuante nga angina filloi tė kishte dhe ai insufiēensė zemre. Njė tjetėr vajzė vuante nga bronshiti kronik. Ndėrsa djali i vogėl i shtėpisė vuante nga pleuriti kronik. Gjatė vizitės mjekėsore qė ju bėra banorėve tė sipėrpėrmendur tė fermės vura re diēka; nė oborrin e fermės njė derr i madh e i pisėt shėtiste sa andej-kėndej e futej kudo.
Ndalova vizitėn dhe i thashė banorėve tė fermės: "A e shihni atė derrin atje? Mishi i tij, lėndėt e dėmshme qė ai pėrmban e qė ju i konsumoni vazhdimisht janė shkaktarė tė sėmundjeve tuaja.
Familja ku unė qėndrova dhe familjet e tjera fqinje qė i rrethonin e qė dėgjuan kėshillėn time, hoqėn dorė nga mishi i derrit, shpėtuan ose u lehtėsuan nga shumica e sėmundjeve dhe tani nė fermat e tyre s'sheh veēse dele."

Mishi i derrit dhe Trishina (shiriti)
Njė nga sėmundjet e rrezikshme qė i kalon njeriut me anė tė mishit tė derrit ėshtė "Trishina". Derrat e marrin kėtė sėmundje kur hanė minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sėmundje tė rėndėsishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton njė sėmundje tė rrezikshme dhe vdekjeprurėse. Krimbat e vegjėl tė trishinės qė merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrėt kalojnė nė gjak dhe kėshtu pėrhapen nė tė gjithė trupin. Nė veēanti vendosen nė nofull, gjuhė, qafė, dhe nė muskujt nė zonėn e kraharorit. Ata shkaktojnė paralizė nė muskujt e pėrtypjes e tė tė folurit. Gjithashtu shkaktojnė bllokim nė damarė, menengjit (qelbėzim i cipės sė trurit). Nė disa raste tė rėnda pėrfundimi ėshtė vdekja. Ana mė e keqe e kėsaj sėmundjeje ėshtė se nuk ka njė mjekim tė caktuar.
Sėmundja e trishinės, ėshtė e pėrhapur veēanėrisht nė vendet ku konsumohet mishi i derrit. Megjithė kontrollet e rrepta tė veterinerėve nė Norvegji, Angli dhe Poloni vėrehen epidemitė e trishinės. Pėr vendet islame kjo sėmundje ėshtė e panjohur pasi muslimanėt nuk e pėrdorin mishin dhe nėnproduktet e derrit.

Ushqimet dhe veēoritė e njeriut
Njerėzit dhe kafshėt, pak a shumė ndikohen nga ushqimet qė hanė. P.sh. macja, qeni, luani, qė ushqehen me mish janė paksa tė egėr dhe shqyes; ndėrsa delja, dhia, deveja, qė ushqehen me barishte janė mė tė buta dhe mė paqėsore.
Kjo ėshtė e vlefshme dhe pėr njerėzit. Ėshtė vėrejtur se ata qė ushqehen me mish e nėnproduktet e derrit nė pėrgjithėsi janė mė tė rreptė, ndėrsa tė tjerėt janė mė tė urtė e tė butė nga natyra. Derri ėshtė njė kafshė qė nuk ka xhelozi pėr femrėn e tij. Tek njerėzit qė vazhdimisht pėrdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisė pakėsohet ose shuhet plotėsisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerėson ndikimin e tė ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotė: "Mė thuaj mua se ēfarė ha qė unė tė them se ēfarė je ti."

Gjėrat e lejuara (hallall) i plotėsojnė nevojat
I madhi Zot, ka krijuar shumė ushqime pėr t'i pėrdorur ne. Por disa gjėra tė dėmshme janė tė ndaluara. Allahu (xh.sh.) ėshtė i Mėshirshėm dhe i do robėrit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerėzit me shumė detyra nga sa ata mund tė mbajnė. Njerėzit me lehtėsi mund t'i kryejnė urdhėrat e Allahut (xh.sh.) e mund tė shmangen nga ndalesat e Tij. Ēfarė humbet njeriu kur nuk pi pije alkoolike e kur nuk ha mish derri?

Krijuesi e di
Inxhinieri qė ka bėrė makinerinė e di mė mirė se, nė cilat kushte dhe si punon. P.sh. nė katalog shkruhet se makineria duhet tė punojė nė 220 volt, ndėrsa ne pa ia vėnė veshin katalogut, e lėmė tė punojė nė 500 volt. Mendoni se ēdo ndodhė me makinėn? . Pa dyshim Ai e di mė sė miri se si punon kjo makineri. Meqenėse Allahu (xh.sh.), Krijuesi ynė na e ka ndaluar tė hamė mishin e derrit, atėherė ne s'duhet ta pėrdorim, pasi edhe logjika kėtė konkluzion nxjerr.
selam
All-llahu te shperbleft vlla i nderuar per ket shpjegim te hollsishem.

Trupi i njeriut ėshtė si njė motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhėruar
:) te lumt


selam
__________________
o ZOT me rruaj nga miku,se nga armiku rruhem vet!!!
blero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė