Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-06, 09:03   #168
FrEsKiA
 
Anėtarėsuar: 16-12-05
Vendndodhja: ne erozionin e dashurise!
Postime: 1,699
FrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIP
Gabim

Pershendetje!

Ja nje artikull, cfare thuhet mbi personalitetin e kengetares Adelina, ju lutem lexojeni me kujdes!

SKANDALET E ADELINA ISMAILIT NUK KANE FUND, AS VET ADELINA NUK E DI SE KESHTU, NE FUND TE KARRIERES SE SAJ, MUND TE MBETET MBRETRESHA E PARE SHQIPTARE PER VALLEZIM STRIPTIZ ME DONE!



Nuk ėshtė vlerė apo sharm, ku skena muzikore shndėrrohet nė klub striptiz nate! Nė asnjė vend dhe sallė ku niveli i vetėdijes ka vesh tė kapshėm artistik dhe kulturė artistike, kėngėtarja nuk mund ta fitojė publikun me prapanicėn jashtė dhe gjoksat jashtė...

Nė shumė lokale shqiptare nė Zvicėr padyshim se muzika ēdo natė nuk pushon fare. Muzika tėrė natėn bubullon dhe rinia kėrcen dhe vallėzon e duartroket. Po vallė se, cilės, muzikė i duartroket, nuk arrijnė dot shumė tė rinj e tė reja ta kuptojnė vlerėn e mirėfilltė tė tingujve muzikor. Nė kėto lokale veē njė gjė dihet, se aty vetėm vallzohet dhe vrapojnė pas kėngėtarėve! Po se, ēfarė muzike kultivohet apo sa kultivohet kultura shqiptare dhe sa edukohet rinia nė lokalet e tilla kjo ėshtė njė pikėpyetje e madhe?


Ekipi i Albanur qė vepron nė Zvicer, ka hulumtuar direkt nga tereni kėtė fenomen pėr disa kėngėtarė, qė veten e quajne Estradė, kurse nė tė vėrtetė nuk e meritojne as emrin kėngėtarė.


Nė rastin konkret, Adelina Ismajli, kėngėtarja e njohur dhe shumė e adhuruar pėr tinexherėt e moshės rinore, ekziston mendimi se me stilin e saj muzikor e bombastik shėrben me kėngė dhe vallėzim tė mirė. Nėse ekziston kjo mėnyrė e tė menduarit padyshim se mund edhe tė gėnjehemi. Pyetja qė do tė shtrohej nė kėtė rast do ishte kjo: ēfarė skenografie i servohet rinisė nė lokalet e muzikės nė Zvicėr nga kėngėtarėt tanė?!


Adelina Ismajli me stilin e saj bėn striptiz apo vallėzim?! Nuk ėshtė vallėzim prapanica t'i kthehet spektatorit ose gjoksi shtatėdhjetė pėr qind i shpalosur!!! Simpatizuesit e saj te moshave 16 vjeēare apo 18 vjeē e adhurojnė stilin e lakuriqėsisė nė kėtė rast e jo vallėzimin profesional apo tradicional! Nė asnjė vend dhe sallė ku niveli i vetėdijes ka vesh artistik, asnjė kėngėtarė nuk mund ta fitojė publikun me prapanicėn jashtė dhe gjoksat jashtė...


Vlera e njė kėngėtareje qė pretendon tė kopjojė imixhin e muzicientėve europian dhe botėror nuk matet me stilin lakuriq e me pamje tė pahijshme e me nivel tė dobėt artistik dhe aq mė shumė nuk matet vlera e saj nė prani tė 250-tė apo 300 personave nė mbrėmjet rinore tė lokaleve qė mė shumė kanė karakterin komercial se sa pėrfitimin e kultivimit tė edukatės muzikore.


Nuk mundet tė thuhet njė e adhuruar kur e dėmton fizikisht kėngėtaren serioze, Leonora Jakupin, dhe e detyron tė mjekohet nė spital, por kjo ikė nė shtetet perėndimore, sepse policia e kėrkonte pėr gjeste arrogante qė ėshtė duke i bėrė Adelina, e si ti thuhet kėngėtare e shkėlqyer! Po ashtu para pak muaj nė Diskoteken Rinora 4 nė Zürich, Adelina sjellė me gotė qėllimisht ndaj Koreografit tė vallėzimit, ku e detyron vehten Sekuritasėt tė intervenojnė. Po ta shikojme realitetin e njė kėngėtareje, nuk duhet tė duken gjestet arrogante nė skenė para publikut, por kėto sjellje i bėjnė vetem njerėzit arrogantė tė trotuareve te Europes, ndėrsa Adelina Ismallit nuk i lejohen kėto veprime!


Tėre kohėn e kritikon Ritmin Tallava dhe muziken Ritmike, kurse vetė e posedon njė kėngė Tallava dhe harron se ka kritikė tė muzikės nė jetėn tonė dhe ka institucione nė mbrojtjen e kulturės! Po ashtu shumica nė Kosovė mendojne se Adelina kur tė vie nė Europė mbanė koncerte tė mėdha dhe e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Adelina nė Zvicėr kėndon nėpėr kafene ( Restorane) ku pihet me tė madhe Alkoholi dhe problemet e ndryshme jane aktive aty. Adelina kėndon nė kėto :restorane ) Rinora 4, Insomnia, Embrach, Bolero, Macumba, Perosa etj


Por kohėn e fundit shumica e tė rinjve kanė filluar t'i kuptojne edhe mashtrimet e Adelines, sepse rinia tash po kėrkon kėngėtaret qė shėrbejnė muzikė reale si Shpat Kasapin, Ermal Fejzullahun, Naser Maqedoncin, Sinan Vllasaliun etj, kurse Adelines nė Zvicėr ėshtė duke i humbur vlera me tė madhe, pėr shkak sjelljeve te pakontrolluara, dhe arrogancės se tepruar!


Nė njė spektakėl ku ėshtė Adelina, nuk mundesh tė shkosh me familje per tu argėtuar e lėre mė me fėmijė. sepse mbrėmjet e Adelinės tė ngjajnė, sikur je nė ndonjė Klub Striptizi ku reklamohet "pornografia"sjellje paksa erotike, e jo nė njė vend ku argėtohesh me pamje tė bukura artsitike qė mund tė sjellė njė kėngėtare e njė estrade...E krejt kjo pamje Striptiz ndodhė para vajzave dhe djemve te moshės 15-16 vjeē pos ashtu ndodhė edhe nė shumė raste para fėmijėve kur prindėrit i marrin me vete!.


Gjestet pornografike ajo i ka bėrė edhe me njė mbrėmje rinore nė njė pishinė nė Ferizaj, ku nė atė mbrėmje ajo hyn nė ujė dhe i zbulon organet e veta, ky rast ndodhi edhe nė ndeshjen basketbollistike mes Prishtines dhe Mabetex ku ishte prezent Ministri i Sportit dhe Kultures, ajo gjinjėt nė pergjithesi i shpalosė para sportdashėsve, qė sipas mendimit tė saj mendon se kėshtu fitohet simpatia dhe fitohen spektatorėt.


Kėngėtaret tona dhe kėngėtarėt tanė duhet tė formojnė personalitetin e tyre tė artit muzikor. Jo tė bėhen kėngėtarė tė momenteve e tė ēasteve dhe jo tė servojnė pėr publikun antivlera. Vallzimi striptiz nuk ka jetė tė gjatė...nė skenat qė pretendojnė tė jenė kėngėtarė tė skenave tė mėdha
"

Do te doja te shtoje, gjithcka cfare lexuat eshte shume, shume e vertete, pasi kane vertetuar edhe syte e mi, ketu ne Ch

Me respekt FrEsKiA
__________________
O diell, po tė mos ishin njerėzit qė i ngroh e u jep jetė, c`kuptim do tė kishte lindja jote?
FrEsKiA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė