Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-06, 02:17   #6
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

KUR'ANI KERIM TE SHQIPTARĖT GJATĖ HISTORISĖ

format kryesore tė pranisė sė Kur'anit te shqiptarėt
Dr. Feti Mehdiu

Janė mbushur gjashtė shekuj dhe tanimė kemi hyrė nė shekullin e shtatė prej se Kur'ani kerim ėshtė i pranishėm nė Ballkan. Nga popujt e Ballkanit, shqiptarėt janė tė parėt qė morėn lidhje dhe e pranuan Kur'anin si libėr tė shenjt, respektivisht si burim themelor tė fesė Islame. Edhe sot populli shqiptarė i cili ėshtė rreth dhjetė milion, prej tė cilit nja gjasht a shtat milion jetojnė nė Ballkan tė ndarė nė disa shtete, afėr 80 % i pėrmbahen Kur'anit. Tė tjerėt janė tė krishterė, prej tė cilėve nė Kosovė jetojnė vetem 2%.
Kam zgjedhė t' ju paraqes njė pasqyrė tė shkurtėr dhe t' Ju flas pėr lidhjen dhe praninė e Kur'ani kerimit te shqiptarėt gjatė historisė dhe format kryesore me tė cilat ėshtė ruajtur dhe kultivuar ky libėr i shenjt te populli shqiptarė gjatė kėtyre gjashtė shekujve. Poashtu do tė flasim edhe pėr gjendjen e tij sot.
Nė bazė tė hulumtimeve tė deritashme, lidhur me kėtė ēeshtje, besoj se mund tė flitet pėr tri periudha dhe tri forma kryesore tė pranisė sė kur'anit te shqiptarėt:
Periudha e parė: shek.14-17 ( mine-l-fem ila-l-udhuni.-.nga goja nė vesh)
Periudha e dytė: shek.17-19 ( mine-l-udhuni ila-l-lubbi.- nga veshi nė zemėr tru)
Periudha e tretė: shek. 19- 21 (mine-l-lubbi ala-l-verekati.-.nga truri nė letėr)
I
Nė opinionin shqiptarė flitet dhe dėgjohen variante tė ndryshme se feja Islame Kur'ani gjithsesi pasi ėshtė themeli kryesor i kėsaj feje nė trojet shqiptare ėshtė paraqitur para se tė vinin Osmanėt nė Ballkan, pėrmes lidhjeve tregtare. Kjo ėshtė e mundshme kur kemi parasysh faktin se pėrveē rrugėve detare ėshtė e njohur edhe rruga tokėsore e quajtur “Via egnatia” e cila pėrshkonte trojet shqiptare nga Durrėsi deri nė Selanik e Stamboll dhe i lidhte ato vende me qendrat e zhvilluara tregtare, Selanikun, Stambollin dhe botėn e Lindjes sė mesme e tė largėt.. Do tė thotė se ajo rrugė kalonte nėpėr shtetin e sotėm shqiptarė, nėpėr Maqedoninė e sotme dhe dilte nė Greqi dhe Turqi.
Kjo ēėshtje edhe mė tej mbetet njė temė e hapur tė cilėn duhet hulumtuar mė hollėsisht dhe duhet argumentuar mė konkretisht. Kjo periudhė ka tė bėjė me gjendjen e kėtyre trojeve deri nė shekullin 14, mė saktė deri nė vitin 1389, kur ėshtė zhvilluar Beteja e Kosovės.Duke filluar prej vitit 1389, me ngadhėnjimin e forcave tė ushtrisė Osmane nė betejėn e Kosovės, marrim guximin tė konstatojmė se Kur'ani kerimi, tanimė ėshtė bėrė, nė forma tė ndryshme, udhėrrėfyes edhe i popullit shqiptarė. Me fjalė tjera prej asaj kohe kur'ani ėshtė i pranishėm te shqiptarėt jo mė nė formė e mėnyrė individuale, si kontakt rasti, por nė mėnyrė institucionale, pėr shkak se nė atė kohė fillon ndėrtimi i xhamive nė kėto troje tė cilat janė institucione themelore tė fesė islame dhe tė Kur'anit. Kėshtu kemi, pėr shembull, ndėrtimin e xhamisė Sulltan Murat nė Prishtinė themelet e sė cilės janė vėnė nė vitin 1392. Nė vitin 1396 kemi xhaminė Sulltan Bajezid nė Kėrēovė, - njė qytet i vogėl por me pozitė tė rėndėsishme strategjike nė jug-perėndim tė Maqedonisė; pastaj kemi xhamitė: nė Shkup, nė Manastir, nė Prizren etj.
Kjo periudhė, shek. 14 - 17 ėshtė koha kur shqiptarėt e dėgjonin Kur'anin, e lexonin nė origjinal, pa e kuptuar pėrmbajtjen e tij, e zbatonin nė namaz, prandaj mendoj se kjo mund tė quhet periudha e kontaktit me Kur'anin nė formėn “ nga goja nė vesh”. Sipas tė dhėnave qė jepen nė disa dokumente tė vakėfit dhe udhėpėrshkrimin e Evlija Ēelebiut nė kėtė kohė kemi t h e m e l i m i n e shkollave tė Kur'anit “daru-l-Kur'an” nė S h k u p , O h ė r , Manastir.
Tė pėrmendim faktin se nė njė vakufname ė s h t ė c a k t u a r shpėrblimi pėr ata qė do t'ua mėsojnė Kur'anin fėmijėve dhe ata qė do tė lexojnė Kur'an nė xhamia dhe nė kohėt e caktuara, nė drekė, nė jaci, etj.Tėra kėto flasin pėr angazhimin dhe rėndėsinė qė i jepej mėsimit tė Kur'anit.
II
Periudha e dytė, shekulli 17-19 ėshtė koha kur shqiptarėt jo vetėm qė e dėgjojnė dhe e lexojnė Kur'anin, por ata e lexojnė edhe me texhvid dhe dinė tė dallojnė e tė pėrcaktohen pėr mėnyrat (shkollat) e ndryshme pėr recitim, si kiraeti Hafs, kiraeti Asim, tertil etj.
Nė kėtė periudhė ėshtė bėrė mishėrimi aq i fortė i shqiptarėve me kėtė libėr tė shenjtė sa qė fillojnė ta nxėnė pėrmendėsh tė bėjnė hifz.Me sa kemi njohuri deri tash, nga kjo kohė kemi hafizėt e parė nga populli shqiptarė. Sipas hulumtimeve tona del se hafizi i parė nga shqiptarėt ėshtė hfz. Hysejn b. Mustafa Shkodra (1660 1737)
Kjo formė e kultivimit, hifzi, mbajtja nė mėnd e Kur'ani kerimit tregon shkallėn e lartė tė respektit qė tregon kjo popullatė pėr kėtė Libėr tė shenjtė Kur'anin. Nė pėrgjithėsi, hifzin e kryenin nė moshėn 15-20 vjeēare, por ka raste kur qysh nė moshėn 6-7 vjeēare e kishin nxėnė pėrmendėsh tėrė Kur'anit.
Deri tani dimė pėr rreth 1000 (njėmijė) hafizė tė kėtyre trojeve, nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Nga historiku i hifzit tek ne kemi informata se disa hafizė kanė qenė tė dalluar pėr mbamėndjen e Kur'anit aq fortė sa qė ata e falin me hatme namazin e taravihve qė falet nė muajin Ramazan. Nami i tyre i kalonte vendet shqiptare. Ata shkonin, pėr muajin Ramazan, me thirrje speciale edhe nė Bosnje pėr tė kėnduar mukabele ose pėr tė falė namazin e taravihut me hatme. Tė tillė kemi edhe nė kohėn tonė, tė cilėt pėr ēdo vjet nė muajin ramazan i thėrrasin nė Bosnje
e nė Sanxhak.Hafizėt qė mund ta falin namazin me hatme janė tė rrallė. Ndėrkaq mukabele mund tė kėndojnė shumica prej atyre qė kanė kryer
hifzin. Siē po shihet nga disa vakufname kėndimi i ashereve ose mukabeles nėpėr xhamijat e kėtyre vendeve ishte shumė i shpeshtė dhe ishte nė kohė tė ndryshme tė namazit ndėrsa nė kohėn tonė kjo praktikė
ėshtė reduktuar, pothuaj se vetėm gjatė muajit tė Ramazanit, zakonisht pas namazit t ė i k i n d i s ė .
Ndonjėherė kėndohet edhe nė kohė tjera,porse Ramazani ka
qenė dhe ka mbet muaji mė i preferuar pėr kėtė, me arsye
ngase ky ėshtė muaji kur ka filluar shpallja e Kur anit.Tradita gojore ka
ruajtur kujtime qė pėrcillen brez pas brezi se nė vitet e tridhjeta tė shekullit njėzetė, nė Tiranė, me thirrje tė veēantė shkonin hafizė nga Tetova e Gostivari pėr tė kėnduar Kur'an gjatė muajit Ramazan pėr ēka shpėrbleheshin nga arka e shtetit. Njėri nga ata ka qenė hfz.
Hashim Toplica i cili nga viti 1936 deri nė vitin 1940 gjithmonė ka qenė pėr Ramazan nė Tiranė pėr tė kėnduar mukabele.
III
Nė periudhėn e tretė, shek.19-21, me zhvillimin e teknikės dhe teknologjisė si edhe tė kontakteve ndėrmjet njerėzve janė shtuar format e kultivimit dhe tė pranisė sė Kur'anit edhe tek shqiptarėt dhe
pėrgjithėsisht nė Ballkan. Kjo ėshtė koha kur pėrkthehet Kur'ani nė gjuhėt e kėtyre popujve, qoftė pjesėrisht apo tėrėsisht.
Mandej organizohen edhe gara nėpėr vende tė ndryshme ku marrin pjesė edhe shqiptarėt dhe korrin suksese tė lakmueshme.
Kėtu do t'i hedhim njė sy kėsaj ēėshtje vetėm te shqiptarėt.
Domethėnia e Kur'anit shqiptarėve u ka interesuar shumė mė herėt. Ky interesim dėshmohet me anė tė disa dorėshkrimeve nga dijetarė shqiptarė tė cilėt kanė pėrdor shkrimin arab por fjalėt shqipe. Nė ato
dorėshkrime fjala ėshtė pėr disa ajete tė Kur'ani kerimit qė janė pėrkthyer nė shqip nė kontekst rasti, do tė thotė josistematike.
Njė punė mė e plotė dhe mė voluminoze ėshtė pėrfolja e kuptimit tė disa ajeteve, pa e theksuar se prej cilės sure janė marrė ajetet dhe pėr cilat ajete ėshtė fjala, nga poeti i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare Naim Frashėri (1840-1900), i cili, nėn titullin “Thelbi i Kur'anit”, nė vitin 1896 ka botuar pėrmbajtjen e disa ajeteve nė librin “Mėsime”.
Nė atė tekst qė u dedikohet shkollave ky nxjerr pėrmbajtjen e disa ajeteve nė gjuhėn shqipe. Disa studiues shqiptarė kėtė kontribut tė Naimit, i cili kurrsesi nuk mund tė mohohet, dėshirojnė ta marrin dhe ta vendosin si pėrkthim tė parė tė Kur'anit nė gjuhėn shqipe, por ky nuk mund tė trajtohet si pėrkthim i mirėfilltė i Kur'anit ngase aty nuk pėrmendet as sureja as ajetet konkrete. Kėtu thuhet vetėm se ky tekst ėshtė thelb i Kur'anit, gjė e cila nuk mund tė kontestohet porse nuk i plotėson kriteret tė quhet pėrkthim.
Sa i pėrket pėrkthimit tė Kur'ani kerimit sipas kritereve qė pėrdorėn nė teorinė e pėrkthimeve, madje edhe tek pėrkthimet nė gjuhėt tjera, nė gjuhėn shqipe, tash pėr tash mund tė flitet nga vitet 1920 dhe prej kėsaj
kohe e deri sot kemi disa pėrkthime tė pjesėrishme dhe disa pėrkthime integrale tė Kur'ani kerimit nė gjuhėn shqipe.Pėrkthimi i vitit 1921 ėshtė shtypur nė Rumuni. Pėrkthimet tjera tė pjesėrishme tė
Kur'anit janė botuar nė Tiranė, nė vitet e tridhjeta tė shekullit njėzet, kurse pėrkthimi nė tėrėsi i Kur'ani kerimit botohet nė Prishtinė, nė dy dekadat e fundit tė shekullit njėzet. Pėrkthimi dhe botimi i parė i
tėrėsishėm ėshtė ai i vitit 1985, nė Prishtinė, dhe botimet tjera tė vitit 1988, gjithashtu nė Prishtinė. Nė vitin 1990 nė Islamabad botohet edhe njė pėrkthim i tėrėsishėm i Kur'anit. Nė vitet 1996-1998, nė Tiranė kemi
pėrkthimin dhe botimin e Kur'ani kerimit me komentim, sipas Muntehabu-l-tefsir, nė tėrėsi, si edhe pesė xhuz'at e parė tė tefsirit tė Sejjid Kutbit qė botohen nė Gjilan Kosovė. Krahas disa botimeve tė pjesėrishme, tė
pėrsėritura, si sureja Jasin, Xhuz'i 30 (Amme), nė vitin 2000, do tė thotė nė vitin zero, nė Riad botohet edhe njė pėrkthim i ri i Kur'anit i cili ėshtė “Pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga njė grup pėrkthyesish pranė
Darussalamit…” emrat e tė cilėve mbeten sekret (anonim) dhe ky ėshtė rasti i parė nė gjuhė shqipe nga pėrkthyes anonim.
Pėrkthimet e pėrmendura kanė pėrjetuar edhe ribotime.Kjo periudhė ėshtė shumė mė e pasur me forma tė ndryshme tė pranisė sė Kur'anit te
shqiptarėt.Shqiptarėt marrin pjesė nė garat qė organizohen pėr tė treguar sa e njohin kėndimin e Kur'anit, si e kėndojnė, sa e kanė
nxėnė pėrmendėsh etj.Tani Kur'anin kanė mundėsi ta dėgjojnė
edhe kur janė nė rrugė, me anė tė mediave elektronike dhe shohin recitatorė tė shquar nga e tėrė bota, kanė mundėsi tė dėgjojnė edhe interpretime tė ndryshme nga njerėz me kompetencė. Kėto forma e kanė bėrė edhe mė tė afėrt kėtė libėr edhe ashtu shumė tė preferuar pėr opinionin shqiptarė.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė