Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 09:03   #159
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mesazhe ngushėllimi: me dhembje e admirim pėr figurėn e shquar tė Presidentit Rugova

Prishtinė, 23 janar - Familjes sė Presidentit Rugova dhe krerėve tė institucioneve tė Kosovės po i arrijnė telegrame tė shumta ngushėllimi nga udhėheqės tė institucioneve vendore, si dhe nga qytetarė tė shumtė nga tė gjitha viset shqiptare e nga diaspora. Nė tė gjitha kėto mesazhe ngushėllimi shfaqet admirim dhe respekt pėr figurėn madhore tė Presidentit Rugova, i cili me vizionin e tij filozof ik e shpėtoi popullin e Kosovės nga humnera e sigurt, duke i vėnė kėshtu themelet e shtetit demokratik tė Kosovės.

Humbja e Presidentit Rugova ėshtė humbje pėr gjithė regjionin e mė gjerė

Partia e Prosperitetit Demokratik nė Ulqin: "Besojmė qė kosovarėt do tė kenė forcė tė pėrmbledhin vehtėn menjėherė pas kėsaj tė keqe dhe do tė dijnė tė vjelim frytet mė tė mira tė rrugės dhe platformės shqiptare pėr shtetėsinė e Kosovės, kreator dhe zėdhėnės i sė cilės qė bėri zoti Rugova. Vlerėsojmė se humbja e dr.Rugovės, pėrveē se pėr kosovarėt ėshtė njė humbje pėr gjithė regjionin e mė gjerė, sepse koncepti i tj i dueimit, tolerancės, por edhe i zgjuarsisė e vizionit qė personifikoi, bėri qė ai tė jetė shėmbėlltyrė me tė cilėn do tė udhėhiqen tė gjithė popujt e shtypur pėr liri nė tė gjitha kohėt", Osman Rexha, kryetar.

Kosova humbi rilindasin dhe humanistin
Shoqata e Miqėsisė Franko-Shqiptare nga Franca: - Kosova humbi rilindasin dhe humanistin qė veproi me strategji diplomatike dhe paqesore nė favor tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės dhe hapi rrugėn e njė procesi tė ri tė shtetit tė Kosovės sė pavarur dhe sovrane.
Ne shqiptarėt nė Francė dhe kudo e ndajmė dhimbjen pėr ndarjen fizike tė dr.Ibrahim RugovėsShpresojmė se Qeveria dhe institucionet e Kosovės do tė veprojnė qė pavarėsia e Kosovės tė realizohet dhe misionet diplomatike tė shndėrrohen nė ambasada nė shtetin e Kosovės, - thotė nė mesazhin e tij, Shaqir Shabani, kryetar.

Sindikata e Pavarur Energjetike e Kosovės:- Vdekja e Presidentit tė Kosovės ndodhi nė momentet mė vendimtare pėr Kosovėn, por shpresojmė se kjo nuk do t’i ndalė proceset, dhe se udhėheqėsit dhe populli i Kosovės do tė gjen kurajė dhe forcė qė kjo tė tejkalohet nė mėnyrė qė tė arrimė synimin e tij dhe tėrė popullit tė Kosovės e kjo ėshtė Pavarėsia e plotė e Kosovės.

Dega e Forumit Rinor tė LDK-sė pėr Beneluks: - Lajmi pėr vdekjen e Presidentit tonė Dr. Ibrahim Rugova na goditi shumė rėndė. Presidenti Rugova me urtėsi dhe largpamėsi pėr mė shumė se njė dekadė na priu nė rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės. Presidenti Rugova si njė prind i mirė udhėhoqi Kosovėn, Shtėpinė e madhe, sic e quante ai shpesh, nė rrugėn drejt pavarėsisė sė saj. Ai burrėshtetas vizionar, me cilėsi tė larta njerėzore u kthye nė njė udhėrrėfyes tė vėrtet pėr ne, rininė e Kosoves, mbrenda e jasht saj. Ai u nda nga kjo botė nė momentet mė tė rėndėsishme historike pėr popullin e Kosovės. Ne mbesim krenar qė patėm President Dr. Ibrahim Rugovėn ne mesin tone, Presidentin i cili kultivoi nė ne frymėn e tolerancės tė paqes dhe unitetit, thotė nė kėtė mesazh, Valon Halimi, kryetar i kėtij Forumi.

Partia Egjiptiane e Kosovės: - Me rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, Z. Bislim Hoti, kryetarė i IRDK-sė, nė emėr tė komunitetit Egjiptian tė Kosovės, shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta pėr familjen e Presidentit Rugova, popullin e Kosovės, si dhe pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
Duke e ndarė pikėllimin pėr humbjen qė tronditi popullin e Kosovės, Partia Egjiptiane e Kosovės nė tė njėjtėn kohė fton popullin e Kosovės qė tė jetė me dinjitet, Bislim Hoti, kryetar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė