Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 08:59   #160
FrEsKiA
 
Anėtarėsuar: 16-12-05
Vendndodhja: ne erozionin e dashurise!
Postime: 1,699
FrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIPFrEsKiA VIP
Gabim

Faliminderit, president Rugova

E kishim harruar se ai po vuante. E shikonim gjithnje e me rralle ne ekrane, me buzeqeshje te pandryshuar. Sa ka ndryshuar Rugova, mendonim per nje cast e ndersa lajmi mbaronte, per t'ia lene vendin nje tjetri, mbaronte nderkaq edhe meditimi yne i shkurter shqetesues per kete njeri. Vertet, kishte ndryshuar shume. Floket te rralluar se tepermi, gjithmone e me i zbehte, gjithmone e me i ngadalte. Vetem buzeqeshja e shalli i tij ishin aty te pandryshueshme.

Nga Igli Totozani

Ne te vertete, Rugova po vdiste cdo dite, por ne ishim te paqete nga nje numer problemesh qe po mbushnin jeten tone. Ne ishim te paqete nga heqja e imunitetit te deputetit, nga konflikti i interesave ne KLD, nga e ardhmja e prokurorit te pergjithshem, nga realizimi i premtimeve te 100-diteshit, nga lufta kunder korrupsionit, nga mbikalimi i Zogut te Zi, nga marreveshjet dhe mosmarreveshjet elektorale.

Mirepo ja, Rugova vdiq dhe pavaresisht nga problemet, te gjithe ndjeme nje dhimbje te madhe. Te tejmbushur nga problemet dhe hallet tona te perditshme, ndoshta, ne menyre te pandergjegjshme ne e kishim dashur aq shume ate dhe ne menyre po kaq te pandergjegjshme ne kishim deshiruar te kishim nje udheheqes te tille.

* * *

Ne te vertete, ai ishte nje udheheqes ndryshe nga te gjithe te tjeret. Nga ai tip lideri, qe nuk te lene te "qete" edhe me vdekjen e tyre. Sic nuk na la te qete jeta dhe aktiviteti i tij. Nuk na la te qete kjo e fundit, ndersa shikonim qenien shqiptare te pershkruhej ne dhjetra e qindra faqe te intelektualeve serbe si qenia me e percudnuar qe Zoti kish mundur te krijonte mbi dhé dhe nga pena e tij nuk doli qofte edhe nje fjale e vetme e te njejtes balte per ta. Nuk na la te qete dhe na irritoi jo pak qe - ndersa serbet i "zhveshen" shqiptaret nga te gjitha te drejtat me humane e ne i kerkonim te "perdorte" edhe guret per t'u mbrojtur - ai vazhdonte me peshen e "fjaleve" dhe te "shallit" te tij, te kerkonte ne administratat nderkombetare drejtesi dhe liri per popullin e tij. Na "corientoi", nuk e kuptuam dhe e "urryem" aq shume qe - ndersa njerezit e tij po vriteshin dhe pakesoheshin nen zjarrin etnik serb - ai i shtrengonte doren dhe i buzeqeshte vrasesit nr. 1 te familjes se tij, te shokeve dhe bashkepunetoreve, te qytetareve te atij populli qe e kish zgjedhur "President". Sa shume nuk e kuptuam ate dhe sa dyshime na krijoi gjate gjithe kesaj kohe edhe pse brenda qenies sone "te zgjuar" ballkanike, kjo sjellje "ndryshe", nuk na linte te qete. Nuk na linte te qete ne, shqiptaret qe nuk dime t'i japim doren njeri-tjetrit, qe nuk dime te falim, qe shikojme armikun kudo brenda nesh, ne familje, ne shoqeri, ne qeverisje, ne opozite, qe i njohim vetes te drejten te quajme dhe te sulmojme kedo si kriminel, si te korruptuar, si mashtrues, qe denigrojme, qe vrasim, qe hakmerremi,qe peshtyjme...

Ky njeri, nuk i kishte keto cilesi. Ndaj e duam, ndaj na dhemb vdekja e tij. Pakuptuar, ne ndjejme se na "iku" ajo cka ne na mungonte me kohe e do te na mungoje ndoshta per nje kohe te gjate. Ai ishte lideri qe misheronte te kunderten, paqen kunder luftes, dashurine kunder urrejtjes, faljen kunder hakmarrjes. Dhe i deshironte te parat - pikerisht - ne kohen kur, me lehte se kurre, do te mund te terhiqte njerezit, duke shfrytezuar te dytat. Te ngrihesh mbi popullin tend, per ta udhehequr ate drejt drites qe ti e ke pare i pari, pas nje tuneli te erret, duke pranuar ne heshtje e qetesi dyshimet, talljet e mallkimet e kujtdo, kjo te ben nje udheheqes, te dashur per te gjithe. Ibrahim Rugova ishte nje i tille. I tille me jeten, por edhe me vdekjen e tij.

Por edhe kjo e fundit nuk na le te qete. Sikurse edhe jeta e tij, ajo na fton te kuptojme, se ka edhe nje politike ndryshe, ndryshe nga ajo qe ne po jetojme cdo dite te ketij tranzicioni te pafund e aq te dhembshem. Ndaj, duhet ta kerkojme ate, pa fund, pa pushim, sic kerkon ndoshta sot - plot ankth e zagushi - ndonje politikan i yni, ndersa kujton shembullin e Rugoves, teksa ve koken mbi jastek: "Po kur te vdes une?"

Per te gjitha keto, faleminderit Presidenti i te gjithe shqiptareve, RUGOVA.

Shpirti i pushofte ne paqe! :cry: :cry: :cry:
__________________
O diell, po tė mos ishin njerėzit qė i ngroh e u jep jetė, c`kuptim do tė kishte lindja jote?
FrEsKiA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė