Fruta deti te skuqura
Perberesit per 4 persona: 200 g kallamare, 200 g karkaleca te qeruar, 150 g sepie, vaj per skuqjen, 50 g miell, 1 luge borzilok i thate, Majoneze per tu servirur.
Pergatitja: 1. Pastroni me uje te ftohte dhe te rrjedhshem kallameret, karkalecet dhe sepien. 2. Priteni sepien ne unaza duke i lene ta plota tentakulat. 3. Ne nje tigan te madh nxehni vajin. 4. Hidhni miell duke i shtuar gjithashtu kripe, piper dhe borzilok. 5. Lyeni frutat e detit me perzjerjen e miellit duke shkundur miellin e tepert. 6. Skuqini frutat e detit ne vajin e nxehte per disa minuta derisa te marrin ngjyre te arte. Me pas hiqini nga vaji dhe vendisini ne leter thithese. 7. Vendosini frutat e detit ne pjata dhe zbukurojini me majoneze dhe lekure limoni.