Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-05-06, 11:55   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Themeluesi i Psikoanalizes

Themeluesi i psikoanalizes

Para 150 vjetėsh u lind Sigmund Freudi

Sigmund Freudi, qė lindi me 6 maj 1856 nė Freiberg dhe vdiq nė 1939 nė Londer nga njė dozė e madhe morfine, konsiderohet si babai i psikoterapisė, megjithėse edhe para tij mjeket dhe prifterinjte kujdeseshin pėr vuajtjet shpirterore. Zbulimi i Freudit ishte revolucion. Ai zbuloi se subkoshienca ka njė vend shumė tė madh nė sjelljen e njeriut dhe e percakton atė nė masė tė madhe. Sot vetem nė Gjermani 18 500 terapeutė trajtojnė ēdo vit rreth 70 000 pacientė.

Nuk do tė mungonte shumė dhe "babai i psikoanalizės" do tė ishte vrarė nė njė kamp gjerman pėrqėndrimi. Sepse vetem nė vitin 1938 Freudit iu bė e vetedijshme se ishte nė rrezik jete, si ēifut, dhe emigroi nga Austria e pushtuar nga gjermanėt. Nga mbėrritja e tij nė Angli ka mbetur dokumenti i vetėm me zėrin e tij origjinal.

"Nė moshėn 82 vjeēare pėr shkak tė invazionit gjerman lashė shtėpinė time nė Vjenė dhe erdha nė Angli, ku shpresoj ta mbyll jetėn nė liri. Quhem Sigmund Freud."

Vetėm njė vit i mbeti tė jetojė nė Londėr. Para se tė vdiste nga kanceri nė zgavrėn e gojės nė shtator 1939.

Ai la pas njė vepėr epokale. Qė nė tė gjallė tė tij psikoanaliza e zhvilluar prej tij pat ēarė rrugėn e suksesit. Si terapi e semundjeve shpirterore ajo praktikohet edhe sot nė mbarė botėn- sidoqofte vetem nė kombet perendimore. Dhe mė tej: Doktrina e subkoshiencės ka ndikuar shumė tek njeriu modern i shekullit tė 20.
Shumė pjesė tė veprės sė Freudit janė pėrpunuar nė dhjetėvjeēarėt e shkuar. Ashtu si automobili, qė i pėrshtatet gjithnjė ndryshimit tė nevojave, por konstruksioni i tij bazė ka mbetur i njėjti, po ashtu ėshtė edhe me psikoanalizėn, pohon psikoanalisti dhe eksperti i Freudit Uwe Henrik Peters:
"Unė mendoj se Freudi akoma ėshtė ideatori i vetėm dhe mė i rėndėsishmi i tė gjithė psikoanalizės. Pas Freudit janė shtuar dhe janė ndryshuar keto apo ato gjėra, por idetė bazė vijnė tė gjitha nga Freudi."
Zbulimi mė i madh i Freudit ishte se tė menduarit dhe tė vepruarit e njeriut nuk drejtohen nga arsyeja, por nga motive tė pavetedijshme. E shprehur nė gjuhėn e tij tė pasur me figura: "Uni nuk ėshtė as zot nė shtepinė e tij". Gjė e vertetojnė sot edhe studimet me trurin.
Dhe ai konstatoi, se dėshirat e shtyra nė subkoshiencė janė shkaqe pėr sėmundje shpirtėrore. Sidomos dėshirat seksuale qė shkojnė deri larg nė fėmijėri. Detyrėn e tij si mjek ai e shihte, qė t“i shoqėronte pacientėt gjatė zhytjes nė tė kaluarėn e tyre. T“ua vinte veshin, kur ata flisnin tė lirė dhe pa rezervė nė ambjentin e mbrojtur tė dhomės tė terapisė, nė divanin e njohur. Sepse terapia psikoterapeutike nuk ėshtė asgjė tjetėr, njė kurė me tė shprehur, gjatė sė cilės pacienti fundi i fundit shėron vetė vetėn. Gjithsesi Freudi, i cili vetė vuantė herė pas here nga simptoma histerie, mendonte se kufiri ndermjet sjelles sė "sėmurė" dhe asaj "normale" ėshtė i papėrcaktuar. Njė mendim revolucionar, i cili raportin hierarkik mjek pacient e ktheu nė "proces studimi ndermjet dy personave", siē e quan sot analisti prominent Wolfgang Schmidtbauer.
Sigurisht qė Freudi nuk ishte fare pa gabime, teoria e tij e seksualitetit femėror psh konsiderohet sot e kapercyer dhe supozimi i tij mė i rėndėsishėm, se ēdo djalė ėshtė i dashuruar me nenėn e tij dhe e pėrjeton babain si rival, vihet nė dyshim nga ekspertet si Uwe Henrik Peters.
"Kompleksi i Edipit nuk e ka atė rėndėsi tė vecantė, qė i ka dhėnė Freudi, ketu ai ka qenė pjellė e kohės sė tij. Ai i ka krijuar veprat e tij nė njė kohė, kur seksualiteti ishte thuajse krejtesisht i tabuizuar, megjithatė fakti qė ai e ve seksualitetin nė qėnder dhe tregon forcėn dhe mundėsinė e seksualitetit, kjo ėshtė e perjetshme.

Seksualiteti dhe subkoshienca nuk ishin tė pakėndshme vetėm pėr bashkėkohasit e Freudit. Freudi iku nga nazistet dhe psikoterapia edhe nėn Leninin nuk ishte e dėsherueshme, as nėn diktatorin Pinochet dhe as nė RDGJ

"Eshte me tė vertetė keshtu, qė pėr regjimet nė pėrgjithėsi autoritare njė gjė e tillė ėshtė e dyshimtė. Tė merresh me shpirtėroren, qė ėshtė gjithnjė dicka subversive, diēka e pakontrollueshme."
Kjo shpjegon ndoshta edhe atė se pėrse njeriu kur ka diēka nė trup shkon te mjeku, ndėrsa pėr dicka shpirterore ngurron tė kerkojnė ndihmė. Njeriu ka frikė tė takojė ato anė tė vetat, nga tė cilat trembet.
Freudi ka treguar si funksionon psiqika e njeriut. Freudi nuk e ndante kritikėn ndaj kulturės sė shoqerisė dhe terapisė. Si shkencetar qė kryente studime mitologjike dhe etnologjike ai donte tė zbulonte lidhjet. Ndermjet sėmundjes sė personit dhe shkaqeve tė tyre shoqerore. Me sistemin e psikoanalizes ai donte ta bente njeriun qė ta kuptonte vetveten, ta clironte nga ēdo moskuptim i vetvetes.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante