Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-06, 17:44   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova ka shėnuar njė gol nė Kupėn Botėrore tė Energjisė

Kosova ka shėnuar njė gol nė Kupėn Botėrore tė Energjisė

Opinion nga Dr. Ken Yamashita, drejtor i Misionit tė USAID-it nė Kosovė

Kohėve tė fundit Ministria e Energjisė dhe Minierave (MEM), sė bashku me UNMIK-un, arritėn njė marrėveshje me Bankėn Botėrore mbi politikat pėr tė tėrhequr kapitalin e jashtėm privat nė sektorin e energjisė nė Kosovė. Kjo ėshtė formalizuar me nėnshkrimin e “Letrės pėr Politikėn Zhvillimore” nga ana e PSSP-sė dhe kryeministrit, tė cilėn ky i fundit ia dorėzoi kryetarit tė Bankės Botėrore z. Wolfowitz gjatė udhėtimit tė fundit tė kryeministrit nė ShBA.

Koha e arritjes sė kėtij koncensusi nuk ka mundur tė jetė mė e pėrshtatshme, duke marrė parasysh interesin qė ėshtė shprehur nga njė numėr investitorėsh privatė tė interesuar pėr tė ndihmuar nė nevojat afatshkurta dhe afatmesme tė Kosovės pėr energji.

Kjo marrėveshje paraqet njė zhvillim tė rėndėsishėm pėr resurset minerale tė Kosovės dhe kapacitetet gjeneruese tė energjisė dhe tregon kah njė e ardhme pėrplot mundėsi pėr rritje ekonomike.

Po si u arrit e tėrė kjo? Sė pari, u deshėn vite tė tėra tė hulumtimeve dhe studimeve, shumė nga to tė mbėshtetura nga USAID-i, pėr tė prodhuar dokumentacionin e nevojshėm pėr tė mundėsuar formulimin e njė politike tė punės. Ky hulumtim ka siguruar se janė shikuar alternativat e ndryshme dhe se ėshtė promovuar produktiviteti i energjisė dhe konkurrenca. E dyta, njė numėr ekspertėsh - pėr xehe, miniera, gjenerim tė energjisė, distribuim dhe furnizim, dhe transmision - nga organizata dhe grupe tė ndryshme po ashtu janė konsultuar gjatė njė periudhe disavjeēare. Pėrvoja e tyre shumėvjeēare ka kontribuar shumė nė qasjen e dhėnė nė dokumentin e politikės sė MEM-it pėr tėrheqjen e kapitalit tė jashtėm privat nė sektorin e energjisė.

E treta, donatorėt, pėrfshirė USAID-in, AER-in, KfW dhe Bankėn Botėrore, nė mes tjerash, kanė qenė tė pėrfshirė nė mbėshtetjen dhe pėrmirėsimin e kornizės legjislative dhe operimeve nė sektorin e energjisė, pėrfshirė pėrmirėsimin e faturimit dhe arkėtimit.

Gjatė viteve nė vijim do tė formohet njė Konsorcium i investitorėve pėr tė realizuar tė gjithė komponentėt e projektit pėr energjinė — ndėrtimi i njė termocentrali tė ri, rehabilitimi i pesė njėsive tė termocentralit Kosova A dhe hapjes sė njė miniere tė re nė fushėn e Sibocit. Pritet qė kėta investitorė nė pėrgjithėsi tė angazhojnė mbi 2.5 miliardė dollarė, qė ky projekt tė bėhet realitet.

Ky ėshtė vetėm fillimi pėr Kosovėn, por nėse Ministria e Energjisė dhe Minierave, si dhe partnerėt e saj mund tė mbajnė kėtė forcė, qė ėshtė kruciale pėr kėtė projekt, do tė ketė shumė qė do tė pėrfitojnė nė tė ardhmen. Do tė krijohen vende tė reja tė punės pėr qytetarėt e Kosovės, buxheti do tė pėrfitojė nga tatimet e reja, ndėrsa Evropa Juglindore do tė pėrfitojė energji nėpėrmes eksportit nga ky termocentral i ri.

Zhvillimet e fundit nė Kosovė nuk po kalojnė tė pavėrejtura nga vendet fqinje dhe nga Evropa Perėndimore, apo edhe nė Amerikė e tutje. Kosova ka shėnuar njė gol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e ardhshėm tė sektorit tė saj tė energjisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė