Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:13   #56
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

MEHMED ALI PASHA
Nė saje tė transformimit tė administratės sė mbarė Egjiptit dhe nė saje tė organizimit tė mirė pėr pėrmirėsimin e reformave tė ndėr-marra, Mehmed Ali Pasha ėshtė personalitet qė hapi shtigje tė re-ja nė zhvillimin dhe nė civilizimin e vendeve tė pėrmendura, ashtu qė gjenerata e sotme (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.), duke e trashėguar atė, vazhdon valillėkun dhe hidivllėkun nė vendet e Egjiptit . Lindi nė njė fshat tė rrethit tė Korēės nė Shqipėri nė vitin 1183/1769. Ende kur ishte fėmijė, babai i tij, pėr shkaqe tė ndryshme e lėshoi vendlindjen dhe sė bashku me familjen u shpėrngul pėr nė Kavallė. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti tė duhanit gjatė kėsaj kohe. Veē kėsaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak qė ishte njė talent dhe karakter natyror i tij. Nė kohėn kur regjistrohej dhe tubohej ushtri pėr ta shpėtuar Egjiptin nga njė gjendje kaotike qė e kishte pėrfshirė pas pushtimit tė Francės, edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, mblodhi njė numėr tė konsiderueshėm tė ushtarėve shqiptarė dhe ia mėsyu asaj ane. Pat hyrė nė koalicion me Hasan Pashėn nag Pojana qė ishte komandant i ushtarėve shqiptarė tė Egjiptit. Nė disa luftėra qė ndodhėn, e sidomos nė luftėn e Ebu Kirit, tregoi njė trimėri tė jashtėzakonshme me ē'rast fitoi nder, respekt, dhe simpati tė madhe. Nė mosmarrėveshjet qė u paraqitėn nė mes Husrev Pashės, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinė shqiptare dhe memalikėt e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha - M.P.) patė fituar njė vend tė rėndėsishėm, ashtu qė gradualisht u bė udhėheqės i ushtrisė shqiptare qė gjendej nė Egjipt. Kėtė fuqi filloi ta pėrdorte ashtu si dėshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur tė fitojė nė kėtė mosmarrėveshje (zėnkė), u dobėsua. Kur udhėheqja e Egjiptit ishte nė njė gjendje tė ērregulluar dhe me shumė ngatėrresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinė nė dorė, kurse Husrev Pashėn e detyroi tė tėrhiqet nga punėt kryesore. Pasi qė mori nė dorė udhėheqjen e vendit dhe pasi qė me lehtėsi ktheu qetėsinė e plotė nė vend, cilėsia e tij u paraqit te Porta e Lartė. Pėr kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinės dhe qetėsisė nė vendet e Egjiptit, Porta e Lartė nuk mundi tė gjejė rrugė dhe zgjidhje mė tė mirė se tė emėrojė Mehmed Aliun vali tė Egjiptit. Kėshtu, kur Mehmed Aliu nė vitin 1215/1800 u emėrua zyrtarisht vezir i vilajetit tė Egjiptit, pikėsėpari nė rivendosjen e besimit dhe tė qetėsisė e kuptoi se ėshtė e domosdoshme t'i qetėsojė memalikėt qė u thonin jeniēerė tė Egjiptit. Pasi pati sukses nė kėtė ēėshtje, si hap tė parė mori nisiativėn qė nė tė gjitha territoret islame tė konsolidojė ushtrinė. Kėshtu nga njėra anė, me fuqinė qė e arriti si dhe me ndihmėn e fėmijėve tė tij Ibrahim Pashės dhe Ismail Pashės, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, nė drejtim tė Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetėr, pėrmes shkollave qė i themeloi pėr shkencat ushtarake dhe mjekėsore si dhe pėrmes asociacioneve tė pėrkthimeve u botuan dhe u pėrhapėn njohuri tė reja. Njerėzit e aftė dhe dijetarėt me njohuri shkencore dhe industriale qė i mori nga Evropa,dhanė mund tė jashtėzakonshėm nė zhvillimin e industrisė dhe bujqėsisė, gjė qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e gjallėroi Luginėn e Nilit dhe vendet mė tė pazhvilluara tė Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme tė prodhimeve bujqėsore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njėkohėsisht hapi shumė fabrika. Disa mija njerėz i rritėn tė ardhurat e tyre nė njė shkallė qė nuk do tė mund tė shpresohej, pagat e tė cilėve deri nė atė kohė nuk do tė mjaftonin vetėm pėr tė paguar ushtarėt dhe eprorėt e tyre. Kėshtu, shtetin e Egjiptit e solli nė gjendjen e njė shteti tė madh me tokė tė punueshme, pjellore. Nė atė kohė vehabitėt ishin shtrirė nė shumė vende tė Gadishullit arabik. Meqė prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit qė e mori nga Porta e Lartė, e drejtoi ushtrinė nga ato anė, ku pastaj vetė u kthye, por aty si zėvendės e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u pėrpjekur gjashtė vjet rresht, e theu forcėn dhe e shkatėrroi organizatėn e tyre, mirėpo, gjithnjė frigohej nga ata. Edhe nė revolucionin e Greqisė, Ibrahim Pashėn e dėrgoi me ushtrinė egjiptiane nė More. Aty u detyrua tė qėndrojė tre vjet me qėllim qė tė kthejė qetėsinė dhe tė shuajė kryengritjen. Me rastin e njė havarie iu pat djegur flota.
Pas kėtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha tė qeverisė edhe Siujdhesėn e Kretės. Mė nė fund Porta e Lartė ia vėrtetoi dhe ia pranoi tė qenėt trashėgimtar nė gjeneratėn (dinastinė) e vilajetit tė Egjiptit tė Mehmed Ali Pashės.
Duke filluar nga ajo kohė ishte i angazhaur t'i udhėheqė mirė tė gjitha vendet e Egjiptit dhe ato qė i pushtoi nė drejtim tė Sudanit. Pat sukses nė shumė reforma dhe nė zhvillimin e vendit. Nė vitin 1264/1847 u sėmur rėndė, kurse autorizimi pėr vali, me ferman iu drejtua djalit tė tij, Ibrahim Pashės. Pas njė sėmundje tė rėndė dyvjeēare. mė 1266/1849 vdiq nė Aleksandri.
Mehmed Aliu ishte njė njeri shumė i menēur; mund tė konsiderohej njeri i pashkollė, sepse edhe atė pak shkollė qė e kishte, e kishte bėrė pas moshės 45 vjeēare. Ai e ēmonte civilizimin e ri dhe pėrparimin. Pasi e mori fuqinė nė duart e veta, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr i nxori nė shesh gjėrat e dobishme dhe jo tė dobishme, dhe kėshtu ia doli qė njė shteti, nė mėnyrė tė pashembullt, deri atėherė, t'ia sjellė civilizimin dhe pėrparimin. Tyrbja (mauzoleu) i tij gjendet nė Kajro, e punuar nė mėnyrė tė pėrsosur, kurse nė Aleksandri ėshtė pėrmendorja e tij e bronztė .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė