Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-06, 20:16   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Midis 4 dhe 5 javėve, truri vazhdon rritjen e tij tė shpejtė dhe ndahet nė 5 pjesė tė dallueshme.
Koka pėrbėn rreth 1/3 e madhėsisė sė pėrgjithshme tė embrionit.
Shfaqen hemisferat trunore, duke u bėrė gradualisht pjesėt mė tė mėdha tė trurit.
Funksionet qė mė vonė kontrollohen nga hemisferat trunore pėrfshijnė mendimin, tė mėsuarit, kujtesėn, tė folurit, tė pamit, tė dėgjuarit, lėvizjen e vullnetshme dhe zgjidhjen e problemeve.


Nė sistemin e frymėmarrjes, janė tė pranishme degėt kryesore, tė origjinės tė bronkitit, e djathta dhe e majta, dhe pėrfundimisht ato do tė lidhin trakenė ose skėrfyellin me mushkėritė.


Vini re mėlēinė e madhe qė mbush barkun pranė zemrės qė rreh.
Veshkat e pėrhershme shfaqen brenda 5 javėve


Gjithashtu, brenda 5 javėve, embrioni zhvillon pllakat e duarve dhe fillon formimi i kėrceve brenda 5,5 javėve.
Kėtu shikojmė pllakėn e dorės sė majtė dhe kyēin e dorės nė moshėn 5 javė dhe 6 ditė.


Nė periudhėn 6 javore, pllakat e dorės krijojnė njė rrafshim tė lehtė.
Valėt primitive tė trurit janė regjistruar qysh mbas 6 javėve dhe 2 ditėve.



Brenda 6,5 javėve, dallohen bėrrylat dhe gishtat e duarve fillojnė tė ndahen, dhe mund tė shihet lėvizja e dorės.
Formimi i kockės, i quajtur kockėzim, fillon brenda klavikulės, ose kularthit, dhe kockave tė nofullės sė sipėrme dhe tė poshtme.


Zemra me 4 dhomėza ėshtė kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herė nė minutė.
Aktiviteti elektrik i zemrės i regjistruar nė moshėn 7,5 javėsh zbulon njė model valėsh tė ngjashėm me ato tė njė tė rrituri.


Brenda 8 javėve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotėrimin e dorės sė djathtė. Pjesa tjetėr ėshtė e ndarė nė mėnyrė tė barabartė midis mbizotėrimit tė dorės sė majtė dhe mosshfaqjes sė ndonjė preference. Kjo ėshtė evidenca mė e fundit e sjelljes tė mbizotėrimit tė dorės sė djathtė apo tė majtė.


Librat e pediatrisė pėrshkruajnė se aftėsia pėr t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri nė 20 javė mbas lindjes. Megjithatė, ky koordinim i rėndėsishėm shfaqet shumė mė herėt nė mjedisin me gravitet tė ulėt tė qeses amniotike tė mbushur me lėng. Vetėm mungesa e energjisė, e nevojshme pėr tė mposhtur forcėn mė tė lartė tė gravitetit jashtė mitrės i pengon tė porsalindurit nga rrotullimi.
Embrioni po bėhet fizikisht mė aktiv gjatė kėsaj kohe.
Lėvizjet mund tė jenė tė ngadalta ose tė shpejta, tė vetme ose tė pėrsėritura, tė vetvetishme apo tė pavullnetshme.
Rrotullimi i kokės, zgjatja e qafės, dhe kontakti i dorės me fytyrėn ndodhin mė shpesh.
Prekja e embrionit shkakton njė si vėshtrim tė vėngėr, lėvizje tė nofullės, lėvizje sikur shtrėngon diēka dhe shtrirje tė gishtave tė kėmbėve.


Kockat, kyēet, muskujt, nervat dhe enėt e gjakut tė gjymtyrėve u pėrngjajnė shumė atyre tė tė rriturve.
Brenda 8 javėve, epiderma, ose lėkura e jashtme, bėhet njė membranė me shumė shtresa, duke e humbur shumicėn e tejdukshmėrisė.
Vetullat rriten, ndėrsa shfaqen qime rreth e rrotull gojės.


Periudha tetė javore shėnon pėrfundimin e periudhės embrionike.
Gjatė kėsaj kohe, embrioni i njeriut ėshtė rritur nga njė qelizė e vetme nė pothuajse 1 miliardė qeliza tė cilat formojnė mbi 4000 struktura anatomike tė dallueshme qartė.
Embrioni tani zotėron mė shumė se 90% tė strukturave qė gjenden tek tė rriturit.

Periudha e fetusit vazhdon deri nė lindje.
Brenda 9 javėve, fillon thithja e gishtit tė madh tė dorės dhe fetusi mund tė gėlltisė lėng amniotik.
Fetusi gjithashtu mund tė kapė njė objekt, tė lėvizė kokėn pėrpara dhe mbrapa, tė hapė dhe tė mbyllė nofullėn, tė lėvizė gjuhėn, tė psherėtijė dhe tė shtriqet.
Receptorėt e nervave nė fytyrė, nė pėllėmbėt e duarve, dhe nė tabanet e kėmbėve mund ta ndiejnė prekjen e lehtė.
"Nė pėrgjigje tė njė prekjeje tė lehtė tė tabanit tė kėmbės", fetusi do tė pėrkulė pjesėn e ijes dhe gjurin dhe mund tė mbledhė gishtat e kėmbės.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė