Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:44   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Urdhėrimi nė punė tė mira dhe ndalimi prej tė kėqiave

25. Seid el Hudriu [radijallahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “kush sheh njė tė keqe le ta ndėron atė me dorėn e tij, nėse nuk mundet, le ta ndėron me gjuhėn e tij e nėse nuk mundet, atėherė le ta ndėron me zemrėn e tij e kjo ėshtė imani (besimi) mė i dobėt.”
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillė janė ata tė shptuarit.” (Ali Imran – 104), poashtu thotė: “Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė tė ndaloni nga veprat e kėqia.” (Ali Imran – 110)
Fjala e pėrmendur nė hadith: “la ta ndėroj” ėshtė urdhėr nga i cili kuptojmė se kjo vepėr ėshtė e obliguar me njėmendėsinė e ummetit. Gjithashtu ajo e ka kuptimin e “kėshillės” e cila ėshtė feja nė tėrėsi, kurse urdhėri pėr punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqiat ėshtė obligim i mjaftueshėm (fard kifaje) – qė don tė thotė: nėse njė grup prej muslimanėve e kryen kėtė obligim bie pėrgjegjėsia nga tjerėt e nėse e lėnė pas dore kėtė obligim atėherė tė gjithė ata qė kanė mundėsi ta kryejnė kėtė obligim mirėpo nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė pa arsye, kanė mėkat.
Urdhėri pėr punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqiat nuk ėshtė obligim i veēantė pėr njėrzit e pushtetit porse lejohet edhe pėr individėt e shoqėrisė islame sepse ai urdhėron dhe ndalon gjėrat rreth tė cilave ka dije pėr to, dhe kjo ndryshon me ndryshimin e rasteve. Nėse gabimi ndodh nė obligimet e dukshme apo nė ndalesat e njohura siē ėshtė namazi, prostitucioni e tė ngjashme, atėherė dihet se ēdo musliman ka dije rreth tyre. Nėse gabimet ndodhin nė gjėra tė paqarta pėr tė gjithė njerėzit dhe nė gjėra ku mund tė ketė mendimi (ixhtihadi) hapsirė nė atė rrast masa e gjėrė nuk ka tė drejtė nė ndėrhyrje e as tė ndalojė nga ajo vepėr porse ky ėshtė obligim i dijetarėve, e dijetarėt ndalojnė veprat rreth tė cilave ka koncenzus (ixhma) pėr ndalimin e tyre kurse ēėshtjet divergjente nė mesin e dijetarėve nuk mohoen, vetėm nė rrast se dėshiron qė ta kėshilloj pėr lėnien e asaj ēėshtjeje divrgjente pėr t’u larguar nga mospajtmi, pra kjo gjė preferohet nėse bėhet me butėsi. Kėrkohet nga urdhėruesi nė punė tė mira dha ndaluesi nga tė kėiat qė tė jėtė i butė pėr tė arritur qėllimin ashtu siē preferohet qė kjo pėrgjegjėsi t’i jipet atij qė njihet me cilėsi tė mira.
Dije se kjo temė ėshtė e rrėndėsishme sepse me kėtė arrihet mirqenia e tw gjithw njerwzve. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė mėnyrė stilistike na e pasqyron rrėndėsinė e urdhėrimit nė tė mira dhe ndalimit nga tė kėqiat duke e pėrngjasuar atė mė pronarėt e njė anijes, ai [sal-llaahu alehi ve sel-lem] thotė: “Shembulli i atij qė ndalon nga tė kėqiat dhe atij qė i vepron ato ėshtė njėsoj sikur shembulli i njė grupi njerėzish tė cilėt kanė hequr short se ku do te vendosen nė anije. Njėrit grup prej tyre i bie shorti qė tė vendoset nė katin e epėrm tė anijes kurse tė tjerėve nė atė tė poshtėm. Ata qė ishin nė katin e poshtėm kur mbushnin ujė kalonin kah ata qė ishin nė katin e epėrm dhe menduan: sikur ne tė shpėrthejmė anijen nė katin tonė pėr tė mos i pėnguar kėta nė katin e epėrm!! (Thotė Pejgmaberi a.s. ): nėse i lėnė tė veprojnė ashtu si mendojnė do tė fundosen tė gjithė e nėse i pengojnė shpėtojnė ata dhe tė tjerėt.” (Buhariu)
Nga ana tjetėr kur shtohen tė kėqiat dėnimi e kaplon tė mirin dhe tė keqin. Nėse nuk ndalohet i padrejti mund qė Allahu t’i dėnojė tė gjithė, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėguarit) se ata do t’i zė ndonjė telashe, ose do t’i godas dėnimi i idhėt.” (Nur – 63), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ose do tė urdhėroni nė tė mira dhe tė ndaloni nga tė kėqiat ose Allahu do t’ju lėshoj dėnimin prej Tij e pastaj do tė luteni mirėpo nuk do t’ju pranhen lutjet.” (Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen)
Sa i takon mėnyrės sė ndalimit tė tė kėqiave dhe gradėt e saj Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka sqaruar nė hadithin qė u pqėrmend nė fillim tė temės, pra “ le ta ndryshoj me dorėn e tij, nėse nuk mundet me gjuhėn ė tij e nėse pėrsėri nuk mundet atėherė mė zemrėn e tij” fjala “ tė ndryshoj tė keqen me zemrėn e tij” d.m.th. :le ta urrej me zemrėn e tij pra nuk bėhet fjalė pėr largimin apo ndryshimin e tė keqes konkretisht, pėr arsye se ai nuk ka mundur pėrveē urrejtjes. Fjala “ky ėshtė besimi mė i dobėt” e ka kuptimin “besimi mė pak i frytshėm”
Kėrkohet nga urdhėruesi nė punė tė mira dhe ndaluesi nga tė kėqiat qė tė shoh nėse ndryshimi i tė keqes me dorė mund shpien deri te ndonjė e keqe mė tė madhe atėherė nuk e pėrdorė kėtė metodė por pwrdorė metodėn e kėshillimit dhe frikėsimit e nėse mendon se edhe fjala mund tė shkaktoj ndonjė tė keqe mė tė madhe atėherė e ndryshon atė me zemėr dhe rehatohet.
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “O ju qė besuat, ruane veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur jeni nė rrugė tė drejtė.” (Maide – 105)
Ebu Umejje Esha’banij ka thėnė: e pyeta Ebu Tha’lebe elHushenijin pėr kėtė ajet e ai mė tha: sa i takon kėtij ajeti, vallahi kam pyetur atė qė mė sė miri e ka ditur, e kam pyetur Pejgmaberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai mė tha: “urdhėroni nė tė mira dhe ndaloni nga tė kėqiat derisa tė shihni se kopracia ndėgjohet, epshi pasohet, dunjasė i jepet pėrparėsi dhe ēdonjėrit i pėlqen mendimi i vet, atėherė mirru me veten dhe leri njerėzit sepse ju presin ditė, tė durosh nė to ėshtė njėsoj sikur tė kapish njė gacė tė flakėruar, ai qė punon nė atė kohė do tė ketė shpėrblimin e pesėdhjetė njerėzve kurse ata punojnė sa punoni ju.” (Tirmidhiu i cili thotė: hasenun garib)




</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė