Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-06, 10:50   #9
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim

Pershendetje per ju dhe per temen i nderuar Dr Leone.

Tema juaj ishte shkaku qe mua me beri te mbart ketu nje tregim, qe une e lexova me lot ne sy, ku nje nene i drejtohej birit te saj te cilen Ai dukej se e kishte mohuar.


PS^ Lexojeni pra se si ka edhe krijesa te tilla qe mohojne edhe gjene me te shtrenjte, ate qe na ka thene jete dhe nxjerr ne dritet e ZOTIT
.

Letra e njė Nėne

Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote e gjorė, kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.

O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė i madh e me mendje tė pjekur dhe i baraspeshon gjėrat. E kam njė tė drejtė qė tė paktėn ta lexosh kėtė letėr, pastaj nėse do, copėtoje , ashtu siē ke coptuar zemrėn time.

O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbarta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėshtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės e mezi prisja tė tė shihja. Tė mbarta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde e ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote pėrziej me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.

Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė. Kaluan ditė e net dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė rendja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės mu copėtua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vėshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.



O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.

Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do t’i ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do t’ia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhėsia!

Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtoreje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė.

O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.

O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jesh nė jetė e njerėzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.

O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.

Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do t’i kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.

Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr t’i shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

O biri im! Ki frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr veten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė