Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-06, 18:59   #4
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim


E DIELA E XXVI GJATĖ VITIT
01.10.2006.



Leximi i parė (Nr 11,25-29)


Lexim prej Librit tė Numrave
Nė ato ditė, Zoti zbriti nė re dhe zuri tė bisedojė me Moisiun. Nga shpirti
qė ishte nė Moisiun mori dhe u dha shtatėdhjetė burrave pleq. Kur Shpirti
pushoi mbi ta, filluan tė profetizojnė, por kėtė nuk e bėnė askurrė me.
Porse dy pleq ndenjėn nė tėbanishtė. Njėri quhej Eldad e tjetri Medad.
Edhe mbi ta pushoi Shpirti. Edhe kėta ishin shėnuar, por nuk erdhėn te
Tenda. Kur filluan tė profetizojnė nė tėbanishtė, vrapoi njė djalosh e i
tregoi Moisiut me kėto fjalė: “Eldadi e Medadi po profetizojnė nė
tėbanishtė!” Jozuehu, biri i Nunit, qė Moisiu e kishte zgjedhur t`i shėrbejė
qysh tė ri, tha menjėherė: “Ndalojau, Imzot, Moisi!” Kurse Moisiu
pėrgjigji: “Po a ke smirė pėr mua? Eh, po tė ishte e mundur qė i tėrė
populli tė profetizojė e Zoti t`ia jepte Shpirtin e vet!”



Fjala e Zotit


Psalmi: 19(18)
Urdhėrimet e Zotit japin gezim.


I pėrsosur ėshtė Ligji i Zotit,
shpirtin pėrtėrinė:
pėr t`u besuar ėshtė Dėshmia e Zotit,
tė miturve u jep dijen.



---------------------------------------------------


E panjollė ėshtė frika e Zotit,
nuk ndėrron nė shekuj tė shekujve;
gjyqet e Zotit janė tė vėrteta,
tė gjitha njėnjė tė drejta.
Mė tė ēmueshme se ari, se mė i pastri ar,
mė t ė ėmbla se mjalti, se hoja qė rrjedh mjaltė.



----------------------------------------------------


Ruaje shėrbėtorin tėnd, o Zot,
prej krenisė, qė tė mos mė zotėrojė ajo,
atėherė do tė jem i patėmetė,
i pastėr krejtėsisht prej mėkatit tė madh.



----------------------------------------------------


Shėrbėtori yt me kujdes i mėson:
t`i mbash ato ėshtė ftesė e madhe.
Porse kush i heton gabimet?
Mė pastro, o Zot, prej mėkateve tė fshehta.



----------------------------------------------------

Leximi i dytė: (

Jak 5,1-6)


Lexim prej Letrės sė shėn Jakobit apostull


Kujdes, tani ju, o pasanikė! Qani dhe vajtoni pėr tė kėqijat qė do tė vijnė
mbi ju! Pasuria juaj u kalb dhe petkat tuaja i brejti tenja. Ari dhe argjendi
juaj u ndryshk dhe ndryshku i tyre do tė bėhet dėshmi kundėr jush dhe
do ta hajė trupin tuaj porsi zjarri. Keni mbledhur visare pėr ditėt e fundit!
Ja! Paga qė u hėngrėt punėtorėve qė ju korrėn arat, bėrtet dhe –
ofshama e korrėtarėve arriti nė veshėt e Zotėrisė sė Ushtrive! Jetuat mbi
tokė plot luks dhe u kėndellet nė ėndje tė prujta, i ushqyet zemrat tuaja
pėr ditėn e therjes! E dėnuat, e vratė tė drejtin: ai nuk ju kundėrshton.



Fjala e Zotit


Aleluja!


Fjala jote o Zot ėshtė vėrteta:
na shenjtėro nė tė vėrtetėn.



Aleluja!


Ungjilli: (
Mk 9,38-43.45.47-48)


Lexim i Ungjillit shenjtė sipas Markut


Nė atė kohė, Gjoni i tha Jezusit: “Mėsues, e pamė njė njeri qė i dėbonte
djajtė nė Emėr tėnd. Ne ia ndaluam, sepse ai nuk na ndiqte.”
Jezusi i tha: “Mos ia ndaloni! Sepse s`ka njeri qė tė mund tė bėjė mrekulli
nė Emrin tim e menjėherė pastaj tė flasė keq pėr mua. Kush nuk ėshtė
kundėr nesh, ėshtė me ne.
Ai qė do t`ju japė tė pini njė gotė ujė pėrse jeni tė Krishtit, pėr tė vėrtetė
po ju them: me siguri nuk do ta humbė shpėrblimin e vet.
Porse, pėr atė qė mėson ndonjėrin prej kėtyre tė vegjėlve qė besojnė nė
mua tė mėkatojė do tė ishte mė mirė t`i varej rreth qafės guri i mullirit e tė
hidhej nė det.
Prandaj, nėse dora jote tė ēon nė mėkat, preje ! Mė mirė ėshtė pėr ty tė
hysh dorėcung nė jetė se me tė dy duart tė shkosh nė ferr – qė s`fiket
kurrė. E nėse kėmba jote tė ēon nė mėkat preje! Mė mirė ėshtė pėr ty tė
hysh nė jetė i ēalė se t`i kesh tė dy kėmbėt e tė hidhesh nė ferr. Po qe se
edhe syri yt tė ēon nė mėkat, nxirre! Mė mirė ėshtė pėr ty tė hysh nė
Mbretėrinė e Hyjit me njė sy se t`i kesh tė dy e tė hidhesh nė ferr. Ku
`krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.`



Fjala e Zotit

Porosia



Cila ėshtė porosia e Ungjillit tė sotshėm?
Ta pėrsėrisim: “Vaj pėr atė qė mėson ndonjėrin prej kėtyre tė vegjėlve qė
besojnė nė mua tė mėkatojė do tė ishte mė mirė t`i varej rreth qafės guri
i mullirit e tė hidhej nė det.” Ky ėshtė njė kėrcėnim i rėnd i Jezusit. Njė lloj
kėrcėnimi tė tillė e pėrdorė nė rastin kur Juda e tradhton atė. U ėshtė
drejtuar atyre qė mashtrojnė dhe shkandullojnė, qojnė nė mėkat tė tjerėt.
Vaj pėr ta…sa janė sot tė tillė qė mė fjalė, me gjeste, me vepra japin
shkandull.
Njeriu duhet pyetur veten si sillemi nė familje nė shoqėri, nė rrugė, nė
kishė? Sot mas mediat janė tė stėrmbushura nė listat e zeza qė ka lajme
tė kobshme. Para pak ditėve diku nė Tropojė njė vajzė e re ishte dhėnė
nė punė tė liga pėr tė shpėtuar familjen nga varfėria. Shihet se kishte
qenė e mashtruar, sepse kėtė zeje pėr ca kohė e kishte ushtruar nė
Kosovė. Dhe njė ditė e kupton se ėshtė nė gabim atė qė bėn. Kthehet
nė familje, por nuk jeton shumė, ai qė e kishte “shitur” pėr vepra tė tilla e
vret pranė familjarėve. Ky rast tragjik nuk pėrfundon me kaq, sepse pas
pak ditėve e gjejnė edhe vrastarin tė vrarė ose mė mirė me thėnė tė vetė
vrarė nė fund tė fshatit (Top Channel lajmet e orės 12.00.25.08.2006).
Sot pėr fat tė keq nuk gjedhen mjete pėr tė arrit deri tek kėnaqėsia
trupore, deri tė parat, deri tek mėkatet e ndryshme, por shtrohet pyetja:
Si mund tė jetohet pa norma tė mirėfillta tė jetės? Si mund tė shkohet
pėrpara pa moral tė krishterė? Si mund tė ketė pėrparim nė shoqėri nėse
nuk e vendosim rendin shoqėrorė tė mirėfilltė qė ka njė ligj tė vetėm jetėn
morale nė tė gjitha sferat e jetės?
Ungjilli ėshtė njė bazė e fortė nė tė cilin na flet Zoti, Ai na qorton, mėson
dhe edukon pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Me tė drejt ėshtė thėnė:
Tragjedia e sotme ėshtė se njeriu e ka humbur ndjenjėn ndaj mėkatit.
Nėse flasim pėr mėkat gjithmonė nxirremi nė atė se tė gjithė po bėjnė,
nuk jam as i pari as i fundit: Kjo ėshtė filozofia e djallit, dhe mashtrimi i tij,
pėr ta arsyetuar tė keqen me tė cilėn jemi tė bashkuar.
Edhe ne meshtarėt, edhe shekullaret, tė gjithė duhet t`i kemi sytė e
hapur qė mos tė shkandullojmė as me fjalė, as me vepra, sepse Zoti na
ka dhėnė mundėsinė ne tė jemi prijės tė popullit, e tė tjerėt tė jenė prijės
tė familjes, prindėr, fėmijė qė kanė prindėr dhe kanė prindin qiellorė Atin
nė qiell, Atė tė pėrbashkėt, i cili dėshiron qė tė gjithė tė shėlbohemi, nė
saje tė besimit, fesė sonė dhe veprave tona tė mira qė dėshmojnė dhe
argumentojnė Zotin e pranishėm nė mesin tonė, nė familje tona.
Don Marjan Demaj
Luzern



Fjala e Zotit ėshtė ushqim i shpirtit tonė. Duke e dėgjuar apo lexuar Fjalėn

e Zotit ne mendojmė pėr Zotin dhe porosinė e Tij. Ai na mėson dhe
frymėzon qė tė jetojmė denjėsisht dhe shenjtėrisht, sepse jemi tė krijuar nė
pėrngjasimin e Tij. Njeriu ėshtė Ikonė e Hyjit.


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 07-10-06 nė 08:26
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė