Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-06, 00:51   #177
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

DEKLARATE E MYFTINISE SHKODER

NDAL VENDIMEVE ANTIKUSHTETUESE DHE ANTI LIGJORE QE NDALOJNĖ

MBULESEN (SHAMINĖ) DHE MBAJTJEN E MJEKRĖS NĖ AMBJENTET
ARSIMORE


Myftinia Shkodėr, del sot nė kėtė deklaratė pėr shtyp, nė
emėr tė komunitetit tė myslimanėve tė Qarkut Shkodėr, pėr
tė shprehur shqetėsimin dhe indinjaten e tyre, lidhur me
vendimin e Rektoratit tė universitetit tė Durrėsit
“Aleksander Moisiu”, tė pėrfaqėsuar nga rektori i tij, Agim
Kukeli, pėr pėrjashtimin e dy studentėve, Behije Hoxha pėr
mbajtje shamie nė klasė dhe Julian Mebelli, pėr mbajtje
mjekre.

E drejta e lirisė sė ēdo besimi qoftė ai dhe tė drejtave tė
njeriut janė tė sanksionuara nė Kushtetuten e Republikės sė
Shqipėrisė, nė Ligjet e Shtetit Shqiptar dhe nė Ligjet
Ndėrkombetare, dhe gjithsecili obligohet t’i ruaj ato.
Nuk ka dyshim, qė vendimi i kėtij rektori ėshtė
antikushtetues dhe antiligjor. Kėtė e vėrtetojnė edhe
prononcimet nė media tė juristėve, rektorėve dhe
specialistėve tė legjislacionit shqiptar, si p.sh: z.
Kreshnik Spahiu, drejtues i Zyrės pėr Mbrojtjen e
Qytetarėve, Prefekti i Durrėsit, z. Klodian Pajuni, Rektori
i universitetit tė Tiranės, z. Shezai Rrokaj, etj.

Juristi Kreshnik Spahiu, nė lidhje me vendimin pėr
pėrjashtimin e dy studentėve pėr arsyet e lartėpėrmendeura,
shprehet duke thėnė se: “Ky ėshtė njė vendim i hapur
antikushtetues, e ēdo veprim qė nuk mbėshtetet nė
Kushtetutė duhet tė dėnohet ashpėr, nė mėnyrė qė tė mos
krijohen precedente qė rrezikojnė sovranitetin e
Kushtetutės”.
Kėtė qėndrin, juristėt e mbėshtesin nė Nenin
24 tė Kushtetutės ku thuhet qartė qe: “Secili ėshtė i lirė
tė zgjedhė, ose tė ndryshojė fenė ose bindjen, si dhe t’i
shfaqė ato individualisht ose kolektivisht nė publik ose nė
jetėn private nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose
kryejes sė riteve”, si dhe e mbeshtesin nė Nenin 10 dhe 17
te saj.

Gjithashtu vendimet e universitetit tė Durrėsit, sic
shprehen juristėt, bien nė kundėrshtim edhe me Nenin 18 tė
Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, Nenin 9 tė
Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, Nenin 26 tė
Konventės
Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat Civile dhe Politike,
etj.

Pėrsa mė sipėr, nė zbatim tė Kushtetutės dhe tė Ligjit, nė
emer tė myslimanėve tė Qarkut Shkodėr, i bėjmė thirrje
rektorit tė kėtij universiteti, z. Agim Kukeli tė tėrheqė
menjėherė vendimet e tij pėr pėrjashtimin e dy studentėve
myslimane, nė mėnyrė qė tė respektojė ndjenjat, simbolet
dhe lirinė e besimit tė sanksionuara nė Kushtetutė.
Mbėshtesim plotėsisht tė drejten e ligjshme tė dy
studentėve pėrballė dhunės psikologjike dhe adminstrative
tė rektorit, si dhe mbėshtesim fuqishėm qėndrimin e
Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe tė Myftnisė sė Durrėsit.

Sė fundi, i bėjmė thirrje Presidentit tė Republikės, z.
Alfred Moisiu, Kryeminstrit, z. Sali Berisha, Kryetares sė
Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ministrit tė Arsimit, z.
Genc Pollo dhe institucioneve kopetente tė denoncojnė
vendime tė tilla provokuese, si dhe tė mos heshtin, kur
ditėn pėr diell shkelet Kushtetuta e Shqipėrisė.

Myftinia e Shkodrės, siguron se do tė angazhohet nė media
nėpėrmjet rrugėve ligjore dhe demokratike pėr tė denoncuar
dhe dėnuar veprime qė cėnojnė lirinė e besimit, tolerancėn
dhe sigurinė.


Shkodėr, mė 30.10.2006

MYFTINIA SHKODER
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė