Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-06, 01:25   #179
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Drejtues tė universiteteve tė Tiranės kėrkojnė qė nė ligjin e ri tė arsimit tė lartė tė vendoset kodi i etikės
Rektorėt, kundėr homologut tė Durrėsit pėr veshjet
"Nuk ka njė rregullore qė tė ndalojė studentėt tė mbajnė simbole"
Riviera Dedaj
Rektorėt e universiteteve nė Tiranė janė shprehur pro mbajtjes sė simboleve nė shkollė. Pėrveē deklaratave, kėtė e tregon mė sė miri liria qė ekziston nė universiteteve pėr mbajtjen e ferexhesė dhe tė mjekrės. Kėto dy simbole janė bėrė objekt i debateve mes studentėve dhe pedagogėve. Nė Universitetin e ri tė Durrėsit, rektori Agim Kukeli ka paralajmėruar studentėt pėr pėrjashtim nėse nuk heqin simbolet. Ndėrkohė, vendimi i tij ėshtė kundėrshtuar nga rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. Ai thotė se nuk ka njė rregullore apo njė ligj tė pėrbashkėt qė ta ndalojė mbajtjen e shamisė apo mjekrės pėr meshkujt nė auditorė.

Nė mėnyrė qė kjo histori tė mos pėrsėritet mė, ai propozon qė tė miratohet njė kod etike dhe tė pėrfshihet nė ligjin e ri tė arsimit tė lartė. "Ėshtė e nevojshme qė disa probleme qė kanė tė bėjnė me veshjen, sjelljen etj., tė pėrfshihen nė kodin e etikės", tha Rrokaj. Po tė njėjtin mendim tha edhe rektori i Universitetit Politeknik, njė nga kundėrshtarėt e hershėm tė mbajtjes sė simboleve nė shkollė. Ai u shpreh se "unė, personalisht, nuk i paragjykoj studentėt, por pėr tė mirėn e shkollės duhet tė ketė njė kod etike". Ka mė shumė se tre vjet qė rektori i Politeknikut ėshtė nė njė proces gjyqėsor pikėrisht pėr kėtė ēėshtje. Njė student i kėtij fakulteti ka mė shumė se tre vjet qė nuk ėshtė lejuar tė hyjė nė marrė diplomėn pėr shkak se mban mjekėr. "Ai ėshtė penguar pėr shkak tė pamjes sė jashtme jo tė denjė pėr njė student", tha Hoxha, ndėrsa shtoi se zgjidhja e kėtij problemi ėshtė miratimi i kodit tė etikės.

Pėr studentėt myslimanė qė mbajnė simbole, pėr vajzat ferexheja dhe pėr djemtė mjekra ėshtė debatuar disa herė. Por kėsaj radhe, debati mori rrugė institucionale, pasi u pėrfshinė drejtuesit. Para tri javėsh njė vajzė e vitit tė parė tė Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja bėri publik lajmin se rektori i universitetit, Agim Kukeli, e ka thirrur nė zyrė dhe i ka kėrkuar tė vijė nė shkollė pa shami, duke i lėnė afat dy javė. E njėjta histori u pėrsėrit njė javė mė parė nė tė njėjtin universitet, ku njė djali qė mbante mjekėr iu kėrkua ta hiqte atė.

Ky ėshtė i vetmi universitet qė del hapur kundėr simboleve. Ndėrkohė, nė tė gjithė tė tjerat, studentėt besimtarė mund tė mbajnė simbolet e tyre. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, ato nuk mund tė ndalohen, pasi janė pjesė e realitetit shqiptar. "Nė universitetin qė unė drejtoj ka disa djem dhe vajza me shami apo me mjekėr, por pavarėsisht kėsaj, ata janė qytetarė tė denjė dhe respektojnė rregullat e shkollės", tha Rrokaj.

Gazeta Shqip
-------------
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė