Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-11-06, 09:58   #180
Mustaqedredhur
 
Anėtarėsuar: 17-09-06
Postime: 414
Mustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuarMustaqedredhur i respektuar
Gabim

"Studentėt me veshje fetare nė shkollė deri vitin tjetėr"

Vendimi i bordit akademik tė universitetit tė Durrėsit

Vali Qyrfyēi


Tėrhiqet rektori dhe bordi akademik i universitetit "Aleksandėr Moisiu" tė Durrėsit, pasi dy studentėt me veshje dhe paraqitje myslimane do tė vazhdojnė rregullisht studimet e larta nė degėt pėrkatėse, tė paktėn deri nė vitin e ardhshėm akademik kur pritet tė hyjė nė fuqi rregullorja e brendshme. Nė kėtė mėnyrė i ėshtė dhėnė fund, disi qetėsisht, ēėshtjes sė tepėrdiskutuar javėt e fundit mbi paraqitjen me simbole fetare nė auditore, autonominė e universitetit dhe cenimin e tė drejtave tė mbrojtura me Kushtetutė. Rektori dhe pasuesit e tij kanė pranuar njė tėrheqje tė pjesshme, duke vazhduar t‘i qėndrojnė bindjes se veshja dhe paraqitja e studentėve Behije Hoxha dhe Julian Mebelli janė nė kundėrshtim me rregulloren e brendshme tė universitetit. Dje, nė mesditė, me cilėsinė e zėdhėnėsit tė universitetit, pedagogu i anglishtes, Genci Shehu, ka bėrė publik vendimin e bordit akademik tė "Aleksandėr Moisiut".

"Universiteti pėr t‘iu dhėnė mundėsi gjykimi pa peshėn e presionit dhe ngarkesave tė panevojshme, tė gjithė faktorėve dhe aktorėve qė janė direkt apo indirekt pjesė e institucionit tė tė interesuarve, qė laiciteti nė universitete tė rregullohet nė mėnyrė eksplicite me ligj, si dhe pėr tė ēliruar universitetin nga pesha e problemeve qė presin tė zgjidhen, vendosi pezullimin e pėrkohshėm vetėm pėr kėtė vit akademik tė zbatimit tė pjesės sė rregullores qė prek ēėshtjen nė fjalė", citohet nė deklaratėn e universitetit tė Durrėsit. Nėn presionin e medias, si dhe subjekteve dhe faktorėve tė tjerė publikė, vendimi u argumentua si i mbėshtetur nė faktin qė studentėt nuk kanė qenė nė dijeni tė Rregullores sė Universitetit nė muajin prill tė kėtij viti, muaj ky kur u bėnė dhe regjistrimet paraprake tė kandidatėve pėr studentė", ka pohuar Shehu.

Dy studentėt e kanė mirėpritur vendimin, ndonėse e konsiderojnė si jo tė drejtė atė, pasi ky vit akademik nuk mund tė konsiderohet prej tyre si njė vit reflektimi pėr tė braktisur veshjen islame nė kėmbim tė ushtrimit tė sė drejtės pėr arsimim tė lartė nė fakultetet e UV-sė sė Durrėsit. Studentja e vitit tė parė nė degėn anglisht, Behije Hoxha, gjatė njė kontakti telefonik me "Shqip" vihet nė dijeni pėr vendimin e marrė nga Bordi Akademik. "Askush nuk na ka thėnė gjė sot. Jeni ju qė po mė vini nė dijeni. Faleminderit!", thotė Behija pėr gazetėn, ndėrsa shpreh rezerva pėr vendimin qė e lė ēėshtjen tė hapur. Gjithsesi, ky vendim mund tė konsiderohet njė tėrheqje e zbutur e rektorit Agim Kukeli dhe personave tė tjerė tė stafit akademik tė deklaruar kundėr veshjes myslimane, ndėrkohė qė rėndom nėpėr ambientet e fakultetit has nė studente me minifunde, dekolte dhe me simbole fetare tė varura nė qafė.

Deri atėherė dy studentėt mund tė vazhdojnė tė qetė studimet e tyre, ndėrsa periudha e reflektimit duhet tė anojė nga universiteti i Durrėsit, qė, ndryshe nga universitetet e tjera nė vend, nxiti njė reagim kombėtar, duke ngacmuar njė ēėshtje tejet delikate. Gjatė konferencės sė djeshme, ra nė sy fakti qė zėdhėnės i universitetit pėr kėtė ēėshtje u pėrzgjodh njė individ qė mė parė ka qenė sekretar i pėrgjithshėm i njė organizmi fetar, VUSH (Vėllazėria Ungjillore Shqiptare). Mbase kjo ėshtė njė shenjė e dukshme e tolerancės sė ndėrmarrė nga rektorati i universitetit pėr t‘i dhėnė fund debateve dhe opinioneve tė ndryshme qė u vunė nė qendėr tė opinionit publik qė nga mesi i muajit tetor e nė vazhdim.

Gazeta SHQIP.
Mustaqedredhur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė