Shiko Postimin Tek
Vjetër 06-11-06, 20:56   #2
FUKAJAMA
 
Anëtarësuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
FUKAJAMA i vlerësuar mirë
Gabim

KUR VEPRAT FLASIN-kushtuar JAKUP EF.ASIPIT



Cdo solucion i kèsaj bote pèrvec atij Islam èshtè njè venitje dhe shkèputje nga qenia njeri dhe deformim i identitetit tè kèsaj qenie.Qartèsimi i vepres me jetèn realizohet nè atè moment kur qenia arrinè qè ta kuptoj thelbin e krijimit tè tij dhe vazhdimèsinè e atij krijimi nèn ombrellèn e tejdukshme tè imanit.Kur veprat flasin imani ndèrron formèn , nga tejdukja nè dukje, nga mosekzistenca nè vokabular , nè pèrditshmèrinè e shprehjes , nga tregètia me dynjanè nè tregètinè me ahiretin.Milion pyetje qè janè pa pèrgjigje , vetèm nè njè rast kanè shprehje sintetike te njeriu, se ai èshtè i papèrgjithèsuar nè aspektin e njohjes sè tè fshehtès sè All-llahut xh.sh.
Cdo brengè e kalitur nè peshoren e ndjenjave identifikohet me veprèn , e vepra nuk mund tè shpèrblehet jashta qèllimit...Unè nuk tè njoh ty , se nuk ma ke mundèsuar letèrnjoftimin tènd.Rruga e vetme qè ma mundèson njohjen me ty èshtè vepra jote, realiteti jotè.Atèherè veprat flasin dhe ndodhin cudirat nèpèr botè.Dikush nè 21 vite tè ekzistences se tij themelon njè perandori, e dikush tjetèr nè 18 vite shpallet si mjeku mè i dalluar nè botè.Ato njerèz, ato qenie qè lanè gjurmè nè histori , nuk folèn asnjèherè, nuk kanè njohur gjuhè tè komunikimit mè jetèn...Vetmja gjuhè qè ka ekzistuar pèr to nè botè ka qenè gjuha e veprave..Ah , sa èshtè e vèshtirè depèrtimi nè atè gjuhè tè ndèrlikuar dhe sa madhèshtor èshtè ai qè posedon njohjen e kèsaj gjuhe.T’i mund tè mè akuzosh mua ,se unè flas pèr gjuhèn e veprave ndèrsa nuk e kuptojè atè gjuhè kur punoj nè tè kundèrtèn , e All-llahu urren tè thuhet ajo qè nuk veprohet.Nuk flas unè , por zemra ime e cila tè drejtohet ty o i dashuri im.Tè ndjenè nè errèsirèn e mbrèmjes dhe nè vogèlsinè e njeriut.Nè castet mè tè vèshtira tè kèrkon qè ta ledhatosh , se ajo me ty jeton, se dora e Zotit gjendet me grupin(xhematin).Jo , jo nuk mund tè jetojè jashta teje, ditèn e gjykimit vepra ime do tè flas pèr ty, pèr jetèn tènde, pèr realitetin tènd.A mban mend kur ishim tè rinjvè dhe vraponin rrugève tè qytetit pas realitetit , me tè vetmin qèllim qè tè mos fshehemi nga ai realitet i faktorizuar nè cdo kohè?Tash je vjetèruar dhe tu kanè verbèruar sytè.Mè nuk tè punojnè kèmbèt, e as memoria nuk funksionon si duhet...T’i qan pèr tè mirèn dhe tè keqen qè ka ekzistuar dhe nuk mund tè flasèsh , por vepra jote flet , flet me zèrin rènèsit tè burisè ditèn e llogarisè...Ah , gjurmèt e tua sa tè lashta qè janè nè kètè rreth pèrplot lule e mbjellur nga ty.Tash , dheu tè ka mbuluar , ndèrsa t’i ishe i vetmi qè kisha besim nè fjalèn tènde.Tè, tè them se tè dua , nuk mjafton kjo fjalè, se asnjèherè nuk ta thash nè kètè dynja.T’i je larg , e unè kètu vrapoj pas veprave tua si njè nevojtar i posalindur nè histori.All-llahu mè takoft me ty nè xhennet imami i im i dashur...
FUKAJAMA Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë