Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-06, 17:30   #9
Studenti1
"Jam kėtu"
 
Avatari i Studenti1
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Vendndodhja: n'Bote.
Postime: 383
Studenti1 me shokė shumeStudenti1 me shokė shume
Gabim

Shqisa e Gjashtė



Bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr nje aksident dhe ai ndodh nje dite me pas, jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare... keto dhe shume pervoja te tjera "misterioze" i perjetojme ne jeten tone te perditshme... Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, jane shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet per nje shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende. Nese eshte e vertete qe ekziston, ku ndodhet, a mund te zhvillohet, keto dhe shume pyetje te tjera kane tashme nje pergjigje.


Shqisa e gjashte ndodhet ne nje pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rendesishme duke gjetur nje rruge te ndermjetme ndermjet arsyes dhe ndjenjes. Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave. Kjo pjese e trurit eshte si nje sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si nje qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim eshte bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis.



Mendohet se intuita ka lidhje me nje transmetim te sakte dhe te shpejte te informacioneve qe japin shqisat. Logjika ndodhet ne hemisfern e majte te trurit te njeriut ndersa ne te djathten impulset dhe ndjenjat. Intuita eshte nje proces qe ka nevoje per nje proces neutral ne te dyja keto pjese. Thuhet se femrat jane me intuitive se meshkujt dhe kjo eshte pjeserisht e vertete pasi eksperimentet kane treguar kete ne testimin e dy individeve te sekseve te kundert por ne moshe te njejte. Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak me shume nga hemisfera e djathte te cilen femrat e kane me te ndjeshme ndaj fenomeneve te jashteme.



Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot jane pare dhe trajtuar si te semure mendore. Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe per pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohes jane ne gjendje paniku. Pjesa e trurit pergjegjese per shqisen e gjashte ka qene dhe me pare objekt studimi pasi nga shume neurologe mendohej se vetem aty mund te gjehej dhe jepej nje shpjegim i sakte mbi skizofrenine.


Kjo zone midis dy hemisferave permban neurone te cilat japin sinjale kur truri duhet te marre vendime teper te rendesishme dhe te gjeje ekulibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse ne situtata te ndryshme. Duhet thene se deri tani shqisa e gjashte konsiderohej me shume si nje aftesi e mbinatyrshme sesa nje proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqise nuk eshte vecse proces me i shpejte se zakonisht i te menduarit. Per te vertetuar dicka te tille u testuan 100 individe te shendoshe menderisht. Ata kishin nje kompjuter ku nje pike transformohej ne nje shigjete e cila shkonta majtas ose djathtas. Detyra ishte qe te shtypej nje buton sa here shigjeta merrte nje drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por te testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e pare. Te gjithe gabuan. Ne kete eksperiment kishte nje truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individet ne prove nuk e kishte dalluar kete detaj. Me kalimin e kohes te gjithe filluan te permiresoheshin megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar ceshtjen e pikes blu. Ky permiresim shpjegohet me ane te shqises se gjashte e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar keshtu reflekset dhe zgjedhjet e te testuarve.



Skizofrenet jane te tille pasi vuajne nga anomali strukturore pikerisht ne zonen e shqises se gjashte. Personat qe kane shume te zhvilluar kete shqise vuajne akoma me shume pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar ne nje menyre te caktuar e cila mund ti demtoje fizikisht. Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashte mund te ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohes.



Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten nje here ne jete qe te kete marre nje vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive. Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin. Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne nje momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore. Veprimi i papritur i shqises se gjashte, eshte nje faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise per te mundur nje kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte, quajeni si te doni, pasi ekzistenca e saj eshte e pamohueshme....


Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Shqisa_e_Gjasht%C3%AB"
Studenti1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė