Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-06, 15:43   #7
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nese ndalemi bejem nje retrospekcion mbi socializimin, edukimin e nje femre , e sidomos mbi ate qe njifet si edukim institucional ... do ta vrejme qe argumentimet e stereotipeve gjinore nuk cendrojne me ato thenje (paragjykime) qe femra nuk mundet , apo kapacitetet e tyre jane te limituara, per shkak te natyres se krijeses se tyre ( biologjise se tyre )...
Mirepo, kjo nuk cendron . Nese ndalemi shiqojm qe nga fillimet e para te socializimit institucional do t'vrejm qe vajzat perparojne me mire ne shkollen fillore dhe ne fazen e hershme te shkollimit te mesem ... Vajzat me vone, stagnojne ne shkollimin e tyre... apo jane te diskrimnuara ne pjesemarrje , ne dispropercion ne disa fusha te caktuara te edukimit te larte , per dallim nga meshkujt . Si psh , ne fushat e mjekesise, inxhinierise .. te cilat konisderohen tipike si profesione mashkullore - te cilat jane te dominuara nga ta .

Edhe pse kurikula e zyrtare e arsimimit , opurtunitetin per shkollim nuk e dallon, ne ndonje menyre femrat nga meshkujt ... Megjithate, ketu nuk eshte problemi. Problemi , me shume eshte kulturore , ku faktoret e dominimit tradicional - patriarkale ende jane te forta.

Keta faktore , po thuaj ne te gjitha segmentet e jetes , jane ndares (diskriminues) , identifikues sa i perket roleve gjinore . Qe nga lojnat , librat , te cilat perfotesojne konstrukcionet per ndarjen e roleve sipas gjinive . Nese ndalemi shikojme librat - me tregime per femije.. ne te shumten e rasteve mashkujt i identifikojne me atributetet e iniciatives dhe pavaresise, me racionale ., perderisa vjazat - si me inferiore ( qe presin nga mashkulli t'ju rrefej rrugen), me pasive, me emocionale ..
TREGIMET PER VAJZA - gjithemon lidhen per shtepine , preokupimet rreth saj , te rriturit e femijes ... ndersa
TREGIMET PER DJEM - kane nje casje pak me ndryshe - kane personazhe te cilet arrijne te korrin sukses ne shkollim , udhetimet e largeta - apo ne cfaredo menyre tjeter qe i bene te pavarur dhe i zoti vetevetes .

Mu keto konstrukcione lidhur me identitetin dhe rolin gjinore... jane ato qe kane ndertuar edhe ato STEREOTIPET GJINORE -- ku ndahet SFERA PUBLIKE dhe PRIVATE ...
Gruaja duhet te ndej ne shtepi , per t'rritur femijet , t'i beje punet e shtepise - pasi qe ato i perkasin sferes private .
Ndersa burri eshte ai qe eshte i pavarur , del jasht komunikon me boten e hapur , qe punet jashta shtepise jane tipike per burrin e keshtu me radhe ...

Problemi eshte kulturor , casja dhe edukimi i brezave duhet te behet ne ate menyre qe keto paragjykime , stereotipe te zbehet za me shume te jet e mundur... qe ne t'ardhmen te mund te shpresojme per nje shoqeri pa ndarje dhe dallime ndermjet gjinive .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė