Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-06, 11:40   #8
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pershendetje Shqiptareve ne Diten e Flamurit nga At Artur Liolin

Pershendetje Shqiptareve ne Diten e Flamurit nga At Artur Liolin

Kancelar i Kishės Orthodokse Shqiptare ne Amerikė. Boston

Tė dashur miq dhe bashkėatdhetarė, Shpallja e pavarėsisė me 28 Nėntor 1912, e vuri popullin shqiptar pėrpara njė prove tė madhe. Nga vullkani Ballkanik i atyre kohėve, lindi njė shtet i ri, i cili u pėrpoq tė qeveriste njė komb tė lashtė, qė fatkeqėsisht ishte i brishtė nė shume aspekte kryesore. Strukturat politike kombėtare ishin akoma tė paformuara, arti i qeverisjes ishte i pazhvilluar, kufijtė ishin njė burim grindjesh, njohja e kombit nė arenėn kombėtare debatohej me zjarr nė kryeqytetet e huaja, nuk ekzistonte arkiv kombėtar, shkollimi nė gjuhėn amtare ishte mohuar prej shekujsh, burimet letrare dhe historike ishin tė pakta, ndarjet fetare dhe ekzistenca e klaneve nxiste mbėshtetjen e traditave dhe aleancave lokale, e ardhmja ekonomike ishte e pėrcaktuar me modele arkaike dhe metoda tė vjetruara. Kohėt kėrkonin nga tė gjithė njė aftėsi krijuese dhe tė shumėllojshme pėr tė transformuar kushtet e trashėguara nė virtyte tė qytetėruara: qėllim pėr dje si edhe pėr sot.

Kėto ishin problemet me tė cilat u ndeshėn udhėheqja e re dhe qytetaria shqiptare nė pėrpjekjet e tyre pėr tė farkėtuar njė shtet tė unifikuar. Megjithatė, pavarėsisht nga tė gjitha kėto pengesa, njerėz tė shquar dhe krijues u kalitėn nė vėshtirėsitė historike ku mbijetuan pėr tė ėndėrruar,planifikuar dhe pėrgatitur njė tė ardhme mė tė mirė pėr veten e tyre, pasardhėsit, dhe brezat qė do te vinin.

Njė botues i shquar, Qerim Panariti (te gazeta "Dielli" dikur shkroi njė serė artikujsh qė me tė drejtė i titulloi: "Shqipėria: njė komb nė krizė te vazhdueshme". Nė to, ai rrėfeu pėrpjekjet e pareshtura dhe fisnike tė popullit tonė drejt pavarėsisė, provat e mėdha qė kaloi dhe mjerimet e shumta qė ai hoqi gjatė kėsaj sage.

Sic shihet, duke kapėrcyer shumė vėshtirėsi nė atė rrugė tė mundimshme - disa pengesa rridhnin nga faktorė tė jashtėm, tė tjerat nga faktorė tė brendshėm - populli shqiptar dhe, veēanėrisht rinia vazhduan tė aspirojnė pėr njė tė ardhme tė shėndetshme pėr veten e tyre dhe pėr atdheun e tyre. Edhe sot Shqipėrisė vazhdojnė t'i dalin dhe tė kapėrcejė shumė sfida joshjeje nė pėrpjekjet e saj pėr njė qeveri te balancuar dhe tė stabilizuar.

Tė gjithė e dimė se pa njė kushtetutė tė mirėformuar nuk mund tė pėrparojė njė shtet. Nga arkivi te ShBA-sė dimė se nismėtarėt e kuvendit kushtetues amerikan kishin ndėrmend jo tė sotmen e tyre, por tė ardhmen fare tutje. Duke mejtuar ashtu, ndihmuan edhe kohėn e tyre. Ka njė mėsim nė tė: Ai qė mbjell vetėm pėr nesėr, nuk do korr asgjė; ai qė pėrgatitet pėr tė ardhmen do trashėgojė shumė. Kėshtu na duket edhe pėrshtatshme pėr shtetin Shqiptar edhe sot.

Nė kisha dhe nė xhami, lutjet e tyre janė tė sinqerta. Nėpėr klube dhe kafenera, seminare dhe fakultete universitare ata debatojnė me intensitet. Me gjithė atė, ky ėshtė njė popull qė vazhdon tė luftojė dhe tė shpresojė, tė frymėzojė dhe tė ėndėrrojė. Nė kėtė jetė mbi tokė, ne lutemi qė pėrpjekjet e sė kaluarės dhe vėshtirėsitė e sotme tė kthehen ne mundėsira pėr njohuri, reformim dhe rilindje nė ditėt qė do tė vijnė.

Historia na ka mėsuar se ėshtė nė dorėn tonė qė tė ndėrtojmė ose tė shkatėrrojmė. Le te zgjedhim tė parėn si rrugė pėr tė ardhmen. Ne kėto ditė, kur ne mblidhemi pėr tė kujtuar atė kohė tė shkuar lavdie, sakrifice dhe nderi, ėshtė e nevojshme qė tė vizitojmė ndėrgjegjen tonė dhe tė ringjallim nė shpirtin tonė ndjenjat pėr njė Shqipėri tė pėrtėritur dhe mė kreshnike, qė tė meritojė punėn dhe djersen e atyre burrave e grave qė besuan nė gjeneratat e ardhshme. Lusim Zotit tė jemi tė gjithė tė denjė pėr kėto detyra tė larta.
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė