Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-06, 18:39   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kalimash-Morinė, brenda muajit nis hapja e tunelit


Bashkim Shala
05-12-2006
KUKĖS-Tuneli mė i gjatė na Ballkan, pjesė e rrugės Durrės-Kukės, ėshtė vetėm njė “kilometėr” larg. Makineritė dhe punonjėsit e kompanisė “Joint Venture” BECHTEL& ENKA, janė shumė afėr nisjes sė punimeve pėr hapjen e tunelit rreth 5 kilometra tė gjatė, qė do tė mundėsojė kalimin nėpėrmjet Malit tė Thirrės. Zėdhėnėsi dhe pėrfaqėsuesi i kompanisė ENKA, Flamur Baruti, ka bėrė tė ditur se shumė shpejt, me njė ceremoni festive, do tė nisin punimet e hapjes sė kėtij tuneli, qė ėshtė ndėr mė tė gjatė e llojit nė Ballkan. Kompania amerikane BECHTEL dhe ajo turke ENKA, kanė filluar punė nė ndėrtimin e segmentit mė tė vėshtirė Kalimash-Rrėshen, 57 kilometėr, ku pėrfshihet edhe tuneli i Thirrės, 5 kilometėr i gjatė. Fillimisht ka filluar hapja e rrugės, qė do tė lidhė rrugėn nacionale ekzistuese me tunelin e Thirrės, nga pjesa e Kukėsit. Ky tunel, nė pjesėn e Kukėsit, ėshtė projektuar nė shpatet e Malit tė Rrunės, ose siē quhet ndryshe, Bjeshka e Kalimashit. Nė Fushė-Dukagjin, rreth 10 kilometėr larg nga qyteti i Kukėsit, ndan rruga pėr nė fshatin Surroj. Nė tė njėjtin vend, do tė ndahet edhe rruga e re, 57 kilometėr e gjatė, e cila do tė pėrshkojė grykėn e Lumit tė Fanit, nė pėrbėrje tė sė cilės ėshtė edhe tuneli i Thirrės, si dhe njė numėr i madh urash, viaduktėsh dhe skarpatesh, deri nė 80 metėr tė larta. “Me 8 mjete tė rėnda nė dispozicion, midis tyre 4 ekskavatorė dhe me njė personel prej 14 personash, kemi arritur qė brenda njė periudhe mė pak se njėmujore, tė hapin rrugėn dy kalimėshe, tė shtruar me ēakėll dhe me kanalizime, rreth 13 kilometėr nga Fushė-Dukagjini, deri nė vendin ku do tė fillojė hapja e tunelit”,- thotė Flamur Baruti. Ai shton se “brenda muajit dhjetor, apo nė fillim tė janarit, do tė fillojė puna pėr hapjen e tunelit, ku do tė realizohet shpėrthimi i parė. Njėra prej makinerive ka ardhur, ndėrkohė qė janė rrugės edhe dy tė tjera. Do tė jetė njė ceremoni festive, ku do tė marrin pjesė personalitet mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe pėrfaqėsues tė SHBA-sė e Turqisė. Pėr kėtė ceremoni, janė porositur edhe fishekzjarrė”. Punimet nė tunel do tė realizohen me metodėn e shpėrthimeve me eksploziv pėr formacionet shkėmbore, ndėrkohė qė makinat gėrryese pėrdoren vetėm pėr formacione tė buta. “Llogaritet qė tė avancohet minimalisht me 5 metėr nė ditė, ku do tė punohet nė dy drejtime. Pėrfshi edhe rrugėn nga Rrėsheni deri nė Fushė-Dukagjin, e cila ėshtė llogaritur qė tė pėrfundojė brenda dy vjetėsh dhe pėr kėtė, drejtuesit e dy kompanive janė shprehur mjaft tė sigurt”,- sqaron Flamuri.



Shekulli
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė