Tema: Bekim Femiu
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-06, 22:17   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

I keni dhene vetes besen se femijeve tuaj do t'u tregoni te verteten rreth asaj qe keni ndjere duke jetuar ne Kosove?
"Keshtu eshte. Por jo vetem ne Kosove. Ata tani dine gjithēka nga pjesa e dyte e doreshkrimit. I kam dhene vetes besen qe do t'u tregoj gjithēka femijeve qe te jene te mire-informuar plotesisht. Kujtimet e mia, i kisha hedhur ne leter pa kurrfare qellimi per t'i botuar. Por, atehere, miqte e mi: Musa Ramadani, i ndjeri Beqir Musliu, Abdullah Zeneli ne Prishtine, Filip David, Dushan Makavejev, Jovan Cirillov, Petrit Imami dhe gruaja ime, Branka Petriē, e cila ka qene dhe lexuesja e pare si dhe zonja Leposava Zuniē, lexuese e veēante e librit tim dhe qe per disa kohe ka jetuar ne Prizren duke me frymezuar, me nxiten qe ta botoj. Femijeve u kam treguar te verteten duke i lene te lire te zgjedhin menyren si te jetojne, ashtu siē kam bere dhe vete. I respektoj zgjedhjet e femijeve ashtu si nena jone Dija ka respektuar zgjedhjet tona".

Tek ne thone, qe dikush kur lind sjell me vete dhe nje mesazh te mire nga Zoti. Po ju ēfare mesazhi keni sjelle?
"Kam dashur qe me punen time te ndryshoj njerezit. Per mua aktorlleku i dikurshem ishte nje mision i bekuar. Arti ka qene mesazhi qe une kam sjelle. Po te mos kisha qene aktor do te isha stomatolog ose piktor. Me te vertete, me pelqen te pikturoj. Mendoj se dhe nena ime Dija ishte e bekuar duke lindur tete femije dhe qe tete i u varrosen, por qe ka lene shtate niper dhe tre sternipe. Kjo eshte dhe pergjigja ime per perrallen e bombes demografike ne Kosove."

Keni lindur ne Sarajeve ne vitin 1936 "me kemishe". Ne Serbi ekziston besimi se ai qe lind me kemishe me pas do te kete fat ne jete. A e shikoni veten tek njerezit me fat? A jeni i gatshem te dilni perseri ne skene ose ekran?
"Nje fjale e urte shqiptare thote: "Puno pak se Zoti te ndihmon shume". Edhe tek shqiptaret te lindurit me kemishe do te thote qe femija do te kete fat ne jete, madje qe nuk e ze as plumbi. Per kete arsye nenat shqiptare u jepnin nje cope kemishe djemve kur niseshin per lufte si hajmali. Po duke gjykuar nga ane te tjera, nga sakrificat dhe puna e panderprere, mund te them se kam pasur fat ne jete, individualisht por edhe familjarisht, megjithese jeta e njerezve qe jetojne ne keto ane, veēanerisht ne Kosove, nuk eshte e lehte. Prej vitesh kam refuzuar te luaj dhe mendoj se do te vazhdoj keshtu. Prej gjithe ketyre qe kane ndodhur me ka humbur dhe sensi pozitiv i gjerave dhe kur nuk e ndjej veten ne gjendje per te luajtur, nuk me shkon ne mend te merrem me kete pune".

Si erdhi puna qe per heroin kryesor te filmit "Dezertori" qe ju interpretoni, ai kishte lindur ne Beograd?
"Nje muaj pasi kishte perfunduar xhirimi i filmit erdhen tek une skenaristi, operatori dhe regjisori i filmit, Bert Kennedy, duke me thene se kishte lindur nje problem. Publiku amerikan e kishte te veshtire ta pranonte nje film ku rolin e heroit kryesor, Patrik Xhons, ta luante nje njeri me emrin Bekim Fehmiu. U propozova te ndryshojne biografine e personazhit kryesor. Dhe ashtu u be. Heroi Patrik Xhons u be Viktor Kejleb, i lindur ne Beograd, por qe ne vitin 1842 emigron ne SHBA, ku i vdesin dhe prindet nga kolera. Duke vene Beogradin, si vendlindje desha te falenderoja te gjithe profesoret dhe akademiket qe kontribuan qe une te behem nje artist i madh si dhe te gjithe aktoret e mrekullueshem te Teatrit jugosllav te Drames, me te cilin krenohem shume.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė