Ēfarė duhet tė bėjė ai i cili hyn nė xhami derisa tjerėt janė duke e falur Jacinė, ndėrsa ai nuk e ka falur ende Akshamin?
Pyetje: Njė njeri i cili ishte udhėtar hyri nė xhami dhe e gjeti xhematin duke e falur namazin e Jacisė, kurse ai ende se kishte falur namazin e Akshamit. Kėshtu qė ai iu bashkangjit atyre nė namazin e Jacisė. Kur Imami u ngrit pėr rekatin e katėrt, ai u ul (d.m.th. mbeti ulur dhe e plotėsoi teshehudin dhe namazin e tij). Pra, a ėshtė veprimi i tij korrekt? Ju lutem na jepni verdiktin, dhe Allahu ju shpėrbleftė.
Pėrgjigje: Mendimi korrekt ėshtė ai se veprimi i tij ėshtė korrekt. Qė do tė thotė se kur ju e mbėrrini Imamin dhe ai ėshtė duke falur namazin e Jacisė ndėrsa ju ende nuk e keni falur namazin e Akshamit, atėherė ju duhet tė hyni me tė. Kur ai tė ngrihet pėr rekatin e katėrt, ju duhet tė uleni, edhepse ju veproni ndryshe nga Imami, e pėrfundoni Teshehudin dhe pastaj jepni selam, dhe hyni me Imamin nė atė qė ėshtė mbetur nga namazi i Jacisė. Dhe ky ėshtė mendimi mė korrekt.
Disa nga dijetarėt thonė se ju sė pari duhet tė falni namazin e Akshamit vetėm apo me ata qė janė me ty, pastaj pas kėsaj duhet tė bashkoheni me Imamin nė atė qė ka mbetur nga namazi i Jacisė.
Dhe disa nga dijetarėt kanė thėnė se ju hyni me Imamin me qėllim tė namazit tė Jacisė dhe pasi qė ta keni kryer atė (me xhemat) ju e falni namazin e Akshamit. Pra kėto janė tri mendimet e dijetarėve dhe mė i forti prej tyre dhe mė korrekti ėshtė i pari.
Pra ju duhet tė hyni me ta me qėllim tė namazit tė Akshamit, pastaj kur Imami tė ngrihet pėr rekatin e katėrt, ju duhet tė rrini ulur, e thoni teshehudin dhe jepni selam. Dhe kur ta pėrfundoni kėtė, hyni me Imamin nė atė qė ka mbetur nga namazi i Jacisė.
El-Imam Muhamed bin Salih El-Uthejmin