Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-07, 13:13   #18
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
Une s'kam thene askund se Kushtetuta e Kosoves duhet te percjelle shembullin e Kushtetutes se SHBA-ve, po as at te Gjermanise!

As une nuk kam thene se Kosova duhet te percjellź atź apo kete shembull. As nuk kam thene se ti kete e ke thene kete.
Por ja edhe nje here si “summary” per ty: Une thash ne fillim se nderkombetaret do te na “lidhin” pergjithmone me vendimet/propozimet e sotit te Ahtisarit (duke i futur keto ne kushtetutź dhe duke e perpiluar kushtetuten ashtu qe te mos mund te ndryshohet). Ti the jo se ne p.sh. Armerike kushtetuta eshte ndryshu disa here, dmth deshte te thuash se edhe ne mund ta bejme ndryshimin e saj kur te duam. Une te thash se rastin e Kosoves nuk mund te na krahasosh me Amerikźn e asnje shtet tjeter qe e permende (Serbinź), sepse keto shtete kushtetuten ia kanź japź vetit edhe bejnź cfare te duan me kushtetutat e tyre pa qene e obliguar ndaj asnjerit nga shtetet e jashtme. Rasti yne (per mendimin tim!) eshte per te u krahasuar me ate te Gjermanise pas LB te II-te (pra kushtetutź e oktrojuar nga te tjeret). Sepse ka plot ngjarje paralele te cilat e indikojnź kete: pra bota na jep ushtri te kufizuar, na pavareson planin (“pavarźsinź”) e Ahtisarit nga pranimi i kufijźve te Kosoves (edhe ata me Shqiperine!) si te perhershem, nga vźnia e nje flamuri dhe himni te ri e tj – te gjitha keto dukuri i ke edhe ne historine e Gjermanise se pasluftes. E kushtetuta e Gjermanisź ne vendimet themelore eshte e pandryshueshme, dhe kushtetutźdhenesi gjerman nen mbikqyrjen e focave aleate vet ka vendose se cka eshte e pandyshueshme

Shkurt jam nderlidhur me qendrimin tend- se kush e ndryshuaka Kushtetuten duhet te jete ndonje fare "banana republike" ku ke marre rastin e Shqiperise, gje qe nuk eshte e sakte, as prezantim korrekt i aferave te shtetit ame !

Keqkuptim nga ti, se me shembullin e Shqiperise desha te them se termi “kushtetutź” nuk kuptohet si ai te cilin ne e kemi mesuar nga aferat shuuuume te lavderueshme te shtetit amź. Nuk eshte per tu kuptuar as edhe si definicioni amerikan apo serb per kushtetuten, por si definicioni i atyre shteteve, te cilat kane qene ndonjehere ne situaten ku kanź vendose tjeret si te formohet ky shtet (“nationbuilding” sic po quhet plani i Ahtisarit), pra Gjermania.

Shembull Britania, nuk ka kushtetute fare, dhe perseri nuk behet nami-as nuk eshte asgje fatale!

E para: Britania nuk ka kushtetute sepse nuk ka deshtź mi jape vetit nje (edhe pse sot e kesaj dite diskutohet per kete pune), dhe shkaku pse ajo nuk e ben kete eshte thjeshtź tradita e saj si “motherland” e sistemit te jurisdikcioneve te “common law”, te cilat karakterizohen me kodifikime shume te pakźta (pra keto sisteme juridike rregullat ligjore me teper i marrin nga vendimet e gjygjeve, te quajtura prejudices, sesa nga ligjet e leshuara nga parlamenti). Pra per dallim me jurisdikcionet e p.sh. sistemit “roman” dhe atij “gjerman”, per te mos permendur te gjitha sistemet, ne Angli e deri diku edhe ne Amerike rregullat themelore te shoqerisź mirren nga vendime te gjygjeve te larta e jo – si p.sh. ne gjermani – nga kushtetuta. E qe bota e ka ndermend te bej Kosoven nje shtet me jurisdikcion te kodifikuar, pra si ate te Gjermanise, duhet ta kesh verejtur vet ne detyrimin e parlamentit tone per te leshuar nje kushtetutź pas pranimit te planit te Ahtisarit nga KB. E dyta: Britania nuk ka kaluar fazen e nationbuilding.

Njekohesisht mendoj se as ne Kushtetuten Gjermane nuk ka ndonje gje "fatale"... por mendoj se ndenja e "fatalitetit" te shoqerise gjermane eshte e ndrerlidhur ngusht me ndjenjen kolektive te poshterimit/percmimit nga Bashkesia Nderkombetare pas 1945-tes (tutorimit politik dhe ekonomik, dhunimit te 2/3 te femrave te te gjitha moshave pas marshit sovjetik ne Berlin, shperndarjes se udheheqesise politike, ushtarake e afariste, neper burgjet dhe asiliumet e kohes, etj), si dhe ndjenjen e fajit per gjerat qe i kane bere deri me 45-ten!

Nuk e quajta shoqerinź gjermane “fatale”, por ato ngjarjet paralele (lexo me lartź) ne Kosove..

Shoqeria ne Kosove, ASESI nuk i ka keto barra, dhe mundet te funksionoje shume me shendoshe, perkunder faktit se nuk ka pasur shtet funksional kurre me pare ne Kosove.
mendimi im.

Kjo padyshim eshte anomalia me e rende ne historine e re te Kosovźs, por eshte e vertetź se ne po trajtohemi sikur te kishim qene agresor apo fajtor per luften (se paku ne te njejten masź si serbźt). Qź ky trajtim nuk mund te deklarohet ne menyre publike, nuk kam nevoje te them, shpresoj.

Poashtu Gjermania qe sa i perket raporteve me "fqinjet", deri me tani(qe nga 45-ta) veq ka ndryshuar qe disa here keto fundamente te kesaj "ngurtesie", duke u bashkuar me Gjermanine Lindore . Njekohesisht qe ajo "mbrojtja" me arme si e drejte e cdo Gjermani ne rast te tentimit te ndryshimit te themeleve te Kushtetutes, do te ishte jo-reale sikur ndryshimet ti kerkonin vete Gjermanet (te mos hyj ne interpretime te tjera te ketyre "ngurtesive").

Hahaha jo bashkimi me Republiken Demokratike nuk ka qene i ndaluar nga kushtetuta gjermane. Lexo renditjen e ngjarjeve: humbja e luftes nga gjermanet, administrimi i gjermanise se ndare ne kantone, perpilimi i kushtetutes nga te gjithe aleatźt bashk (edhe rusźt) duke akceptuar teresinź teritoriale qe Gjermania e ka sot, acarimi i marredhenieve Perendim – Lindje, ndarja e Gjermanise, kontrata 2 plus 4 (garancioni i perjetshem se Gjermania nuk ka kerkesa teritoriale ndaj Polonisź, shteteve baltike dhe Rusisź) dhe futja e kesaj kontrate si aneks kushtetues dhe si kusht per bashkim te dy Gjermanive, dhe ne fund bashkimi i Gjermanive. Pse ta tregova kete? Sepse dua te them se Kosoven nuk mund ta krahasosh me Republiken Demokratike Gjermane, por me atoteritoret baltike apo poloneze. Sepse RDGj ka qene e perfshire ne kushtetutź. Kushtetuta Gjermane nuk u anashkalua kur u bashkuan te dy Gjermanitź. Perderisa bashkimi i Kosoves me Shqiperine mund te jetź anashkalim. Per kete (!) po flas une.

Njekohesisht qe ne postimin tim-nuk kam sygjeruar diku qe ceshtjeve madhore te mos u ipet rendesi me rastin e hartimit te Kushtetutes se re ne Kosove, por as nuk kam sygjeruar se Kushtetuta eshte ndonje gje e zakonshme qe kush te deshiroj mund ta ndryshoje.

E di, per ate as nuk te thash gje te tille.

Por nese Kosova si shoqeri demokratike, ne te ardhmen me shumice do te deshiroje te ndryshoje disa nga aspektet e kesaj Kushtetute, kjo mundesi duhet te egzistoje, sikur qe egziston per shumicen e shoqerive demokratike.

Nuk besoj. Perkundrazi e kam bindjen se konflikti me serbź mund te rindezet pasi qe ne te tentojme te ndryshojme kushtetuten e “pelqyer e ne mbikqyrje” nga gjithe bota, pra edhe nga Rusia. E per ndryshim nga tash, ndoshta atehere do te kemi te gjithe boten si kundershtare, se ne po e thejme kushtetuten te cilen bota na ka jape si kusht per te pase ate cka e kemi. Per ate thash problemi i shtyer eshte i pakryer. Besoj se sot eshte e kemi me lehte te sjellim vendime definitive.

Duke iu kthyer temes, perkah protestat qytetare e demokratike, per cfaredoqofshin ato- eshte forme e "ushtrimit" te demokracise.
Por ASESI dhunen policore-po as sjelljen vandaliste, shkaterruese te atyre qe kujtojne se duke bere kutadij se cka!


Dakort ;-)

Pershendetje


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė