Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-07, 15:55   #20
get_up
 
Anėtarėsuar: 28-12-06
Postime: 191
get_up i dashurget_up i dashurget_up i dashurget_up i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Studenti1
Ne ketu ne forum mundohemi te bejme analiza te ndryshme, keta e kemi nga derti yne i madh rreth ceshtjes se Kosoves, mirepo analizat tona shpesh here jane jo edhe aq te pjekura (natyrisht, ne nuk jemi analiste politike) mirepo, prap ketu sheh mendime mjaft largpamese dhe vizionare, nga anetare te ndryshem, dihet duke i percjellur shpesh me emocionet te cilat edhe na lejohen per shkak te deshires tone per zgjidhje te problemit shekullor, edhe nuk na lejohen per shkak te seriozitetit dhe largpamesise qe duhet te kemi per rrathanat dhe punet, te cilat duhet marrur vetem ashtu si jane te realta e jo me "feelling" (Ndjeshmeri).

Shume shpesh punen e levizjes "Vetevendosje" ne vete e analizoj, diskutoj me vetveten rreth asaj se cfare mund t'i sjell kjo levizje Kosoves?
Ne nje ane them se: Mire, duhet te kete nje levizje te tille e cila me pak rigorozitet (jo shume) prezencen e huaj ne Kosove do t'a bente me te vetedijshme, me transparente, e ne rastin konkret do te ndikonte te UNMIKU, qe pse jo edhe ajo te shperngulej prej ketu.
Ne esence fjala "Vetevendosje" eshte kulminacioni i lirise, kulminacioni i zgjedhjes se asaj qe vet e deshiron. Natyrisht nese na lihet te vendosim ne, atehere do vendosnim keshtu: "Kosova do te jete shtet i pavarur dhe PIKE", ketu nuk ka diskutim, por jo edhe gjitha punet shkojne keshtu. Pa e diskutuar faktin se valle me pakon e Ahtisarit "eshte ende apo tash doli nga protektorati nderkombetare Kosova" une po cek se deri ne fund te procesit pala nderkombetare do te jete prezente, dhe njeherit prezenca e saj eshte e domosdoshme per ne.
Ne fakt, ajo qe ne duam (Pavaresine) shpresojme te jete permbyllur ne Pakon e Ahtisarit, dhe shpresojme se mu aty te jete i pajtueshem edhe vullneti i popullit te Kosoves. Mirepo tash, Pakon e Ahtisarit dikush e komenton ashtu e dikush keshtu, mvaresisht prej asaj se si e mendon arritjen e zgjidhjes me te mire.
Te them drejte, kercenimin (jo te realte) nga Vetevendosja per eskalim te situates nese vjen ne pikepyetje ceshtja e Pavarsise e quaj te preferueshme nese nuk ka rezultate tjera, mirepo ajo eshte me e padeshirueshmja per ne shqiptaret, ajo nuk ka konvenon aspak.
Protestat e levizjes "Vetevendosje" nuk me pelqejne edhe aq shume, e sidomos ne diten e Festes Kombetare, 28 Nentor (duke ju kerkuar ndjese djelmoshave dhe vajzave qe kane qene aty sepse besoj ne sinqeritetin e tyre, por jo edhe ne saktesine dhe metoden e perfitimit te asaj qe e duan). Demonstrata qe pason, e per te cilen behet apel te dalim ne te, nuk me duket zgjedhje e mire, dhe veprim i papjekur ne kete situate. Me jep nje sinjal se ndoshta e thena nder popull se ne shqiptaret ne momente te medha dijme te gabojme dhe te mos jemi te qete, te rehatshem e te bashkuar, po me duket se tash ndoshta edhe po vertetohet. Fundi fundit, reagimet e skajshme, si lufta qe cekin ata, mund te behet krejt ne fund, nese qarte shihet se na behet e padrejte, por ajo si mjet i fundit per zgjidhje dhe demonstratat jo te qeta jane mjete te fundit per veprim.
Nuk e mohoj rastin qe prapa skene nderkombetaret mund te fshihen me nje plan jo edhe aq te lakmueshem per ne, mirepo te presim..
Pasi shume zera, emra te medhenj, figura te mencura, pakon e Ahtisarit e pelqyen, nga ana jone them, atehere ja vlen te besojme se ajo me vete permban edhe Pavaresine e Kosoves.
Krejt ne fund, Perendimi ashtu si na cungoi, ashtu edhe tash na e ka borxh qe ta ndihmoje pavaresimin e Kosoves, borxh ndaj shqiptareve, popullit te pervuajtur shqiptare, e qe eshte ketu prezent prej atehere kur askush nuk ishte ketu.
Shoku mire the qe nuk jemi te pjekur edhe une mendoj qe disa nuk jan te pjekur per disa gjerat ketu ,por ty ste kuptova bre vella..

Ti the qe jam kunder protestave pastaj thua qe demostrat apo luftrat duhet te jen ne qofte se nuk kemi rrugedalje ,pastaj prap thua veprim i papjekur i atyre qe dalin ne protesta POR ndoshta ata qe dalin ne protesta mendojn se kjo Pako eshte e gabueshme e ne qe jemi pro me kete pako mos valle dalim gabim dhe humbim Kosoven kesaj nuk i dihet
Ndoshta ata mendojne qe ne menyre paqesore te demonstrojne e jo ekstremisht qe thua ti ne fund duhet te bejme diēka te tille..
PRANDAJ prap po them zera te ndryshem duhet te jene edhepse nuk mbeshtesin nuk duhet ti urrejme..Kemi pas ne kohen e YU kryetar te shtetit shqiptarin dhe ne ate kohe delegatet nga Kosova ishin per republik por populli dhe kryetari jo frigoheshmi se mos po kerkojm shume sepse "mire ishim" ne jugosllavi pse te kerkojm republike mendonim ne ate kohe ..
Dhe ja ku na qoi historia ,..Ke pas shqiptar kryetar te Jugoslavis me nje fjal te tij kish mund te jete Kosova Republik por e pam ēfar ndodhi ..Prandaj un mendoj se duhet te kemi rrespekt per ēfaredo mendimi se nfund mundet me dal gjithēka ndryshe.
get_up Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė