Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-07, 18:56   #30
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Telegrafi 09.02.2007.

Ėshtė bėrė i njohur pėrmes njė demonstrate. Vazhdon tė protestojė gati dhjetė vite mė vonė, ndėrkohė qė thotė se nuk ka pavarėsi tė Kosovės, pa protestuar pėr muaj tė tėrė. Albin Kurti, thotė se do tė vazhdojė rrugėn e tij, derisa qėllimi tė mos jetė arritur.
Ai mohon tėrė sistemin e vendit, ndėrkohė qė pas lirimit nga burgu i Nishit, pas luftės, i janė ofruar partitė e ndryshme politike pėr ta futur nė radhėt e veta, por Kurti nuk ka pranuar.
Ishte njė nga liderėt e protestės studentore tė 1 tetorit tė vitit 1997. Studenti i dalluar me flokėt e gjata, siē mbahet mend nė popull, kėrkon vetėvendosje pėr popullin e Kosovės. Albini vazhdon tė sillet si revolucionar nė stilin e Ernesto Che Guevarės, ndonėse shumėkush thotė se ndonjėherė e tepron.
Planet e pakos nuk mund tė zbatohen nė terren
Telegrafi: Z. Kurti, thoni se pakoja nuk ėshtė pritur mirė, megjithėse ka pasur reagime pozitive. Ēfarė kėrkoni pėrmes protestės?
Albin Kurti: Nė tubimet qė kemi nėpėr fshatra vėrehet qartė se si ėshtė pritur pakoja e Martti Ahtisaarit. Populli ka besuar atė qė ua kanė thėnė politikanėt, se koncesionet tė cilat i janė dhėnė Serbisė, janė ēmim pėr pavarėsi dhe nė fund nė kėtė pako tė Ahtisaarit, ishin pėrfshirė tė gjitha ato koncesione, por jo edhe pavarėsia. Ka njė zhgėnjim tė madh qė ėshtė kthyer nė njė indinjatė tė madhe. Besoj se tė gjithė do tė marrin pjesė nė demonstratėn qė kemi nesėr, nė orėn 14:00. Jo tė gjithė tė pakėnaqurit demonstrojnė dhe unė mendojė se ky ėshtė rezultat i njė kategorie, qė besojnė se nuk mund tė kenė shumė ndikim. Ne do tė dėrgojmė njė mesazh se nėse kanė gjetur disa politikanė dhe i dėrgojnė nė Vjenė pėr marrėveshje, ato nuk do tė mund tė realizohen nė terren, sepse qytetarėt nuk duan as decentralizimin, as Misionin Civil Ndėrkombėtar, qė e trashėgon UNMIK-un, as eksterritorialitetin, as kompensimin e shpenzimeve tė Serbisė si borxhin e Kosovės. Ata duan lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin. Serbia ėshtė armik i yni sepse ka tė kaluar dhe plane kriminale. Nuk i kuptojė politikanėt kur hezitojnė ta quajnė Serbinė si armik.
Telegrafi: A pritni tė keni masivitet nė kėtė protestė?
Albin Kurti: Besojė sė do tė kemi aq sa nė demonstratėn e 28 nėntorit. Fakti qė ēėshtja e Kosovės ėshtė kurthuar nė Kėshillin e Sigurimit, e qė paraqet njė adresė planetare, fatkeqėsisht po e bėn qytetarin e Kosovės tė ndjehet i vogėl, i pafuqishėm. Por, ne besojmė se njeriu ėshtė i pafuqishėm vetėm kur ėshtė i vetėm, jo kur ėshtė i organizuar. Ky ėshtė mesazhi qė ne mundohemi t’i japim qytetarėve pėrmes protestave.
Telegrafi: Mendon se Kosova ėshtė harruar nga bashkėsia ndėrkombėtare?
Albin Kurti: Nuk mendoj se ėshtė harruar, mirėpo ēėshtja e Kosovės adresohet gabimisht nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Pra, lėvizja “Vetėvendosje” mendon se Kosovės nuk i mungon statusi, por popullit tė Kosovės i mungon liria.
Rambujea dhe Ahtisaari
Telegrafi: Kush po e adreson gabimisht ēėshtjen?
Albin Kurti: Ėshtė kompromisi qė ėshtė bėrė gjatė bombardimeve tė NATO-sė nė vitin 1999 me Millosheviqin. Ahtisaari dhe Viktor Chernomirdin, kanė bėrė njė marrėveshje qė ka paraqitur bazėn dhe bėrthamėn e rezolutės 1244, e cila neve nuk na e pranon as vullnetin, as historinė as interesat, ndėrkohė qė Serbisė ia njeh integritetin territorial dhe sovranitetin, pėrkatėsisht atėherė Jugosllavisė, tash Serbisė. Kėtė gjė e ka bėrė tė mundur marrėveshja e Rambujesė, ku delegacioni kosovar e ka pranuar Jugosllavinė pėr shtet tė vetin. Ėshtė origjina e problemit ajo qė po i shkakton kėto probleme edhe nė tė tashmen.

Telegrafi: Ahtisaari nė kėtė rast nuk ėshtė i favorshėm pėr negociator?
Albin Kurti: Qėndrimi im ėshtė kundėr negociatave nė parim, por edhe kundėr negociatave nė pėrmbajtje tė tyre. Por, sėrish edhe kur Serbia do ta pranonte vullnetin e Kosovės, sigurisht qė kemi shumė pėr tė biseduar me Serbinė, por vetėm kur ajo tė heq dorė nga Kosova. Por, as atėherė nuk mendoj se Ahtisaari ėshtė njeri i pėrshtatshėm. Ahtisaari ėshtė ai qė ėshtė konsideruar i pėrshtatshėm nga Millosheviqi nė atė kohė dhe ka pranuar vetėm rusin Chernomirdin dhe Ahtisaarin. Ai (Ahtisaari), duke bėrė rezolutėn 1244 nuk ka qenė pozitiv.
Telegrafi: Keni deklaruar se pakoja ėshtė autonomi pėr Kosovėn brenda Serbisė dhe autonomi pėr serbėt, brenda Kosovės. Si e shpjegoni kėtė?
Albin Kurti: Kjo ėshtė formulė serbe, tė cilėn e ka pranuar Ahtisaari. Pra, mė shumė se autonomi mė pak se pavarėsi – ja pakoja. Dhe, autonomi brenda autonomisė, ja pakoja e Ahtisaarit. Autonomia e serbėve bėhet nėpėrmes decentralizimit, duke qenė se komunat serbe do tė kenė tė drejtė tė kenė lidhje horizontale ndėrmjet vete dhe lidhje vertikale me Beogradin. Lidhja horizontale, i shndėrron nė njė etnitet territorial, ndėrkaq lidhja vertikale bėnė qė ky etnitet territorial tė jetė vetė Serbia. Kjo ėshtė arsyeja pse pakoja e Ahtisaarit paraqet autonomi brenda autonomisė.
Telegrafi: A i pėrngjan kjo, nė njėfarė forme, Bosnjės, pėrkatėsisht Republikės Serbe?
Albin Kurti: I pėrngjan, por nuk ėshtė identike, nė kuptimin qė ėshtė mė keq. Megjithatė, Bosnja ėshtė shtet ka flamurin e vet, ka ulėsen nė OKB e kėshtu me radhė, qė Kosova nuk do tė ketė.
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė