Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:55   #21
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibni Hishami thotė: "Abdul-Muttalibi e kishte njė shilte tė vet nėn hijen e Ka'bes. Djemtė e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjėri nuk tentonte tė ulej nė vendin e babait. Por kur paraqitej Resulull-llahu a.s. - nipi, ulej mes tė shiltes. Xhaxhallarėt e tij, djemtė e Abdul-Mutta­libit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte: "Lėreni mos e ēoni Muhammedin, djalin tim. Ai gėzon vend tė posaēėm tek unė."
Pastaj e ulte pranė, ia ledhatonte shpinėn me dorė dhe gėzohej pėr ēdo gjė qė bėnte Muhammedi a.s.[1]
Nė moshėn tetė vjeē, dy muaj e dhjetė ditė, Resulull-llahu a.s. e humb edhe gjyshin e vet. Ky vdes nė Mekė, duke dėshiruar qė kujdesin ndaj nipit tė t'ia besonte xhaxhait tė tij Ebu Talibit, i cili ishte vėllai i babait tė Pejgamberit a.s., nga baba dhe nėna.[2]
Tek ungji sentimental

Ebu Talibi mori pėrsipėr kujdesin e plotė ndaj djalit tė vėllait - nipit. E radhiti nė mesin e djemve tė vet, atyre edhe ua la amanet dhe posaēėrisht kėrkoi mirėsi dhe nderim tė ndėrsjellė. Ebu Talibi, ungji i tij e favorizoi Muhammedin a.s. mbi dyzet vjet, duke ia dedikuar mbrojtjen e vet dhe pėr shkak tė tij lidhte miqėsi dhe hidhėrohej, pėr ēka do tė bėhet fjalė.
Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri e ka marrė njė hadith nga Xhelhemeh ibėn Arfeteh, i cili thotė: “Njė ditė hyra nė Mekė, ishte thatėsirė, ndaj kurejshitėt thanė: "O Ebu Talib, na u tha lugina, fėmijėt na vuajnė nga thatėsia, etja dhe lutu pėr shi." Ebu Talibi doli me djaloshin, dhe dukej sikur tė ishte zėnė Dielli, retė u shakullisėn. Djaloshi shikonte nė qiell. Ebu Talibi e mori atė, e mbėshteti me shpinė pėr Ka'be, dhe tregoi me gisht kah ai, e nė qiell ndodhi njė mrekulli. Retė u grumbulluan nga tė gjitha anėt, filloi stuhia dhe nė luginė u derdh njė shi i begatshėm qė ujiti gjithė ēka duhej. Kėtė ndodhi Ebu Talibi e ka pėrshkruar me njė verset." Nė kėtė verset Ebu Talibi e ka pėrshkruar fuqinė mbinatyrore tė Muhammedit a.s.
Prifti Behira

Kur Resulull-llahu a.s. mbushi dymbėdhjetė vjet - sipas disave - e edhe dy muaj e dhjetė ditė,[3] Ebu Talibi e mori me vete nė njė udhėtim tregtie pėr nė Sham. Gjatė udhėtimit u ndalėn nė Basėr pėr tė pushuar. Atėbotė Basra ishte vend i rėndėsishėm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe qė ishin nėn sundimin e Romakėve.
Nė kėtė qytet jetonte njė prift i quajtur Behira, ndėrsa emrin e vėrtetė e kishte Gėrges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarė arriti nė qytet, ai u doli pėrpara dhe i ftoi nė gosti. Edhe pse i shihte pėr tė parėn herė, ky menjėherė e njohu Resulull-llahun a.s. sipas veēorive tė shpallura mė herėt nė librat e shenjtė. Ai e mori djaloshin pėr dore e tha: "Ky do tė jetė Pejgamberi i tėrė botės. Kėtė All-llahu do ta dėrgojė si mėshirė tė gjitha botėrave." Ebu Talibi tha: "Si e din ti kėtė?" Ai u pėrgjigj: "Kur vėshtronit nga Aka'beja, nuk mbeti asnjė gurė, as bimė, as lis pa bėrė sexhde, kurse ata nuk i bėjnė sexhde askujt tjetėr pėrveē Pejgamberit. Unė e njoh nga vula e pejgamberllėkut, sipas nishanit mbi kėrcen e epėrme tė shpatullės nė formė tė mollės. Unė pėr tė kam dėgjuar nė shpalljet tona." Pastaj e luti Ebu Talibin qė tė mos shkonte me tė nė Sham. Frikėsohej mos ta gjejė ndonjė e keqe nga hebrenjtė. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin a.s. nė Mekė me dy shėrbėtorė.[4]
Lufta e quajtur El-Fixhar

Kjo ka qenė lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundėr Havazinėve. Nė atė kohė Resulull-llahu a.s. ishte nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē. udhėheqėsi i kurejshitėve dhe Kinanėve ka qenė Harb b. Umejje i cili gėzonte famė dhe nder tė madh. Udhėheqės i fisit Havazin ka qenė Kajsi. Fillimi i luftės i ka takuar Kajsit kurse mesi i luftės i ka takuar fisit Kinan. Kjo luftė ėshtė quajtur "Fixhar" ngase pushoi ndalesa e luftimit nė muajt e shenjtė. Nė kėtė luftė ka qenė prezent edhe Resu­lull-llahu a.s. por ai vetė nuk luftoi, vetėm qė iu jepte shigjeta xhaxha­llarėve.[5]
Marrėveshja mbi dinjitetin

Nė bazė tė luftės paraprake u bė betimi pėr muajin e shenjtė dhul-ka'de, iniciatorėt e tė cilit kanė qenė kurejshitėt, dhe atė kėto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh. Pėrfaqėsuesit e kėtyre familjeve u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah Xhedanit et-Temijut, sepse ishte mė i vjetri prej tyre dhe ishte shumė i ndershėm dhe bujar. Lidhėn marrėveshjen se nė Mekė nuk guxon tė jetė askush i nėnshtruar e as i terorizuar, qoftė ai mekas ose mysafir, e tė mos jenė ata nė anėn e tij e kundėr zullum­qarit, pėrderisa ky nuk ndalet. Nė kėtė marrėveshje ka qenė prezent edhe Resulull-llahu a.s. e kur All-llahu xh.sh. e ka prirur me shpallje, ka deklaruar: "Kam qenė prezent nė shtėpinė e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrėveshja e cila mė pėlqeu, e po qe se nė Islam do tė ftohesha pėr diē tė tillė, do tė pėrgjigjesha me dėshirė."[6]
Kjo marrėveshje ėshtė rezultat i fanatizmit paraislamik qė ka rezul­tuar nga "asabijja". Asabijja ėshtė fryma e gjinisė e cila nėnkup­tonte besnikėrinė e domosdoshme ndaj farefisit tė vet.
Tė shohim se cili ishte shkaku i lidhjes sė aleancės dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Njė njeri nga fisi Zubejd erdhi nė Mekė pėr tė shitur mallin. Kėtė mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bėri pagesėn ashtu siē duhej. Tregtari e luti qė ta bėnte pagesėn siē duhet dhe i ftoi pėrfaqėsuesit e familjeve. Abdu-Dar, Mah­zum, Xhumh, Sehm dhe Ad qė t'i ndihmojnė, por kėta nuk e pėrfillėn as njeriun e as ngjarjen. Atėherė tregtari thėrret njė poet dhe e lutė qė nė treg t'i recitonte disa vargje me tė cilat do tė pėrshkruante padrejtėsinė dhe dhunėn qė i ishte bėrė. Dhe, derisa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Ēka ėshtė shkaku i kėtyre var­gjeve?" Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerėzit e sipėrpėrmendur qė tė marrin vendimin pėr respektimin e dinjitetit njerėzor, si pėr banorėt e Mekės ashtu edhe pėr tė huajt qė vinin nė Mekė. Pastaj tė gjithė tė tubuarit vajtėn tek El-As b. Vaili tė cilin e detyruan t'i jap tregtarit tė drejtėn e tij.[7]
Jeta e mundimshme

Resulull-llahu a.s. nė rini nuk kishte ndonjė punė tė caktuar apo profesion. Tradita shėnon se ka qenė bari i deleve tė fisit Beni Sa'd dhe banorėve tė Mekės. [8]
Nė moshėn njėzet e pesė vjeē shkon nė Sham si tregtar me mallin e tregtares sė njohur mekase, Hatixhes, r.a.
Ibni Is'haku shėnon: "Hatixhja, vajza e Huvejlidit ka qenė tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo i punėsonte tregtarėt tė cilėt punonin me pasu­rinė e saj dhe rregullisht, nė mėnyrė tė zellshme ua paguante fitimin. Pėrndryshe kurejshitėt kanė qenė tregtarė tė njohur.
Kur Hatixhja dėgjon pėr Resulull-llahun a.s. posaēėrisht se ėshtė i sinqertė, i besueshėm dhe me sjellje fisnike, dėrgon qė ta thėrrasin. Kur Resulull-llahu a.s. paraqitet para saj, ajo i ofron tė kujdeset pėr tregtinė e saj nė Sham, e pėr kėtė do tė jetė i shpėrblyer mė mirė se tė gjithė tė tjerėt para tij. Gjithashtu me tė do ta dėrgonte shėrbyesin e saj Mejserin. Resu­lull-llahu a.s. pranon kėtė ofertė dhe menjėherė niset me Mejserin dhe karvanin pėr nė Sham.[9]

[1] Telkih Fuhumi l-ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168.

[2] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168

[3] Telkih Fuhumi ehli-l-ether nga Xhevzi, f. 5; Ibni Hisham: I/169

[4] Muhtesar Sireti-Resul, En-Nexhdi, f. 46. Ibni Hisham: /180-183 Tek Tir­midhiu dhe tek disa tė tjerė qėndron se e ka kthyer me Bilallin, por kjo gjithsesi ėshtė gabim sepse Bilalli atėherė nuk ka qenė i pranishėm, e edhe nėse ka qenė gjallė, nuk ka mund tė jetė sė bashku me Ebi Talibin, e as me Ebu Bekrin; Zadul-Miad: I/17

[5] Ibni Hisham: I/184-187; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 260. Historia e popujve mysliman I/63.

[6] Ibni Hisham: I/113, 135. Muhtesar Siretu Resulull-llah nga Nexhdi, f. 30, 31.

[7] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 30, 31.

[8] Ibni Hisham: I/166.

[9] Ibni Hisham: I/187, 188.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė