Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:30   #57
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BETIMI I DYTĖ NĖ AKA'BA

Gj

atė muajve tė haxhxhit, nė vitin trembėdhjetė tė pejgamber­llėkut, nė Mekė vajtėn mė tepėr se shtatėdhjetė myslimanė nga Jethribi, sė bashku me tė afėrmit e tyre mushrikė.
Gjatė udhėtimit kėta myslimanė pyesnin njėri-tjetrin se deri kur Resulull-llahu a.s. do tė vuante, do tė frikėsohej dhe do tė bredhte nėpėr malet mekase?
Kur arritėn nė Mekė kontaktuan fshehtazi me Resulull-llahun a.s. dhe u morėn vesh tė takohen nė gjysmėn e festės tė haxhxhit (Kurban Bajramit) nė vendin Esh-Shu'ab, afėr Aka'basė, tek xhemreja e parė[1] nė Minne. Mbledhja duhej tė mbahej ilegalisht nė mesnatė.
Do tė shfrytėzojmė nga rasti qė pėrkitazi me kėtė tė na rrėfejė pjesėmarrėsi i kėtij tubimi, pėrfaqėsuesi i ensarėve, duke mos harruar se kjo seancė ka rėndėsi tė madhe historike dhe se tėrėsisht e ka ndė­rruar rrugėn e vėshtirė tė konflikteve tė pandėrprera mes idhujtarisė dhe Islamit.
Ka'b b. Malik El-Ensariu kėshtu e pėrshkruan kėtė ngjarje: "Nė gjys­mėn e Bajramit, natėn, u nisėm qė t'a kryejmė haxhxhin dhe tė takohemi me Resulull-llahun a.s. Me ne erdhi Abdullah b. Amėr b. Harami, njėri nga kryeparėt tanė, njeri bujar dhe i nderuar nga populli. E morėm me veti nė mbledhje, duke e fshehur kėtė nga mushrikėt, tė cilėt kishin ardhur me ne nga Jethribi pėr ta kryer haxhxhin. E njoftuam kryeparin tonė pėr mbledh­jen dhe iu drejtuam me kėto fjalė: "O babai i Xhabirit, ti je njėri nga kryeparėt tanė, i ndershėm dhe i respektuar. Kemi frikė pėr ty se nesėr do tė jesh lėndė djegėse e Xhehennemit." Pastaj e thirrėm nė Islam dhe e njoftuam pėr mbledhjen me Resulull-llahun a.s. qė do tė mbahej nė Aka'ba. Ai tha: "E pranoi Islamin”, dhe mori pjesė nė mbledhje."
Ka'bi tregon: "Atė natė ramė me fjetė sė bashku me haxhilerėt tjerė nga Jethribi. Kur kaloi njė e treta e parė e natės, u pėrvodhėm nga ēadra, njė nga njė dhe duke pėrgjuar arritėm nė vendin e caktuar. Ne ishim shtatėdhjetė e tre mashkuj e dy gra, Nesiba, vajza e Ka'bit (nėna e Amarit), nga familja Mazin b. En Nexhxhar dhe Esma, vajza e Amarit (nėna e Meniut), nga familja Beni Selem. Prisnim ardhjen e Resulull-llahut a.s. Ai u paraqit sė bashku me xhaxhain e tij El-Abbas b. Abdul Muttalibin -atėherė ende nė fenė e vjetėr. Ai, para Muhammedit a.s. shprehu dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė tubim, me rėndėsi jetėsore pėr nipin e vet. Ai edhe foli i pari nė kėtė tubim."[2]
Fillimi i bisedės - Abbasi flet
pėr pėrgjegjėsinė e madhe


Tė gjithė arritėn nė mbledhje dhe filluan diskutimet rreth pėrfor­cimit tė lidhjeve fetare dhe ushtarake. I pari e mori fjalėn Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili filloi tė shpjegonte haptazi peshėn e pėrgje­gjėsisė e cila do tė binte nė supet e tyre si rezultat i kėsaj lidhjeje. Ai tha: "O popull hazrexh - arabėt ensarėt i quanin hazrexhas ku i numė­ronin edhe evsasit - ju e dini mirė se, Muhammedi ėshtė njeriu ynė. Ne e kemi mbrojtur nga populli ynė. Pėr tė gjitha cilėsitė qė i posedon, ai ka autoritet, por edhe mbrojtjen nė mjedisin e vet. Mirėpo, ky nuk dėshiron kurrgjė prej kėtyre, por dėshiron tė shpėrngulet tek ju dhe t'ju shoqėrojė nėse mendoni se jeni nė pajtim me tė dhe me atė qė ėshtė duke kumtuar, dhe nėse do ta mbroni nga ata qė nuk pajtohen me tė, e atėherė pėrgjegjėsinė e merrni mbi vete. Nėse, megjithatė, mendoni ta braktisni dhe ta tradhtoni pasi tė largohet prej kėndej, unė qė tani i them: "mos shko. Ke autoritet, respekt dhe mbrojtje nga njerėzit e tu nė vendin tėnd."
Ka'bi tregon: "I thamė Abbasit: "Dėgjuam se ēka the ti. Tani fol ti, o Pejgamber i Zotit dhe zgjedh pėr vetėn dhe pėr Zotin tėnd atė ēka dėshiron."[3]
Pėrgjigjja e tillė e ensarėve tregon vendosmėrinė dhe trimėrinė e tyre nė imanin e fortė tė tyre dhe besnikėrinė e madhe pėr ta marrė pėrgjegjėsinė mbi vete me tė gjitha pasojat e mundshme. Resulull-llahu a.s. parashtroi qėndrimin e vet dhe marrėveshja u lidh.
Paragrafet e betimit

Pėrkitazi me kėtė detajisht na tregon imam Ahmedi nga Xhabiri r.a. i cili thotė: "Na thamė: O Pejgamber i Zotit, si duhet tė tė shprehim besnikėrinė tonė?" Resulull-llahu a.s. tha:
1. Tė jeni tė dėgjueshėm dhe tė bindur nė punė dhe nė dembeli;
2. Tė furnizoni kur e keni lehtė dhe kur e keni vėshtirė;
3. Tė jeni tė pėrpiktė nė punėt e mira dhe nė pengimin e tė kėqijave;
4. Tė punoni nė emėr tė Zotit e tė mos frikėsoheni nga qortimi i askujt;
5. Tė mė ndihmoni kur ju drejtohem, tė mė mbani sikurse vetve­ten, gratė dhe fėmijėt tuaj. Kėshtu do ta fitoni Xhennetin.[4]
Nė traditėn e Ka'bit tė cilėn e transmeton Ibni Is'haku, paragrafi i fundit pėrmbanė edhe disa gjėra. Ka'bi thotė: "Resulull-llahu a.s. foli, mandej kėndoi njė fragment nga Kur'ani, iu lut All-llahut dhe thirri nė Islam. Pastaj tha: "Prej jush kėrkoj besėn qė do tė mė mbroni nga tė gjitha ato nga tė cilat i mbroni gratė tuaja dhe fėmijėt tuaj."
Pastaj El-Berae b. Mearuri e mori pėr dore e tha: "Po, pasha Atė i cili tė dėrgojė me tė Vėrtetėn, do tė tė mbrojmė nga tė gjitha ato prej tė cilave i mbrojmė gratė tona dhe fėmijėt tanė.
Ta lidhim marrėveshjen, o Pejgamber i Zotit, ne, vėrtetė, jemi bijtė e luftės, popull qė mbanė armė, qė e kemi trashėguar brez pas brezi."
Ka'bi thotė: "Biseda mori hov. Derisa Berae i fliste Resulull-llahut, ndėrhyri Ebul-Hajthem b. Et-Tihani, i cili tha: "O Pejgamber i Zotit, mes nesh dhe disa tė tjerėve nė Jethrib ėshtė ngrehur litari. Ne dėshirojmė ta prejmė atė - ata janė hebrenjtė. - A do ta ndėrrosh mendimin nėse e bėjmė kėtė, tė na braktisish e t'i kthehesh popullit tėnd?"
Resulull-llahu a.s. duke qeshur tha: "Jeta ėshtė jetė, e vdekja ėshtė vdekje, unė jam i juaji e ju jeni tė mitė, do tė luftojė kundėr atyre qė luftoni ju, kurse do tė jem nė paqe me ata me tė cilėt ju jeni nė paqe."[5]

[1]Vendi ku haxhilerėt simbolikisht gjuajnė shejtanin me guraleca (Sh. p.)

[2] Ibni Hisham: I/440.441.

[3] Ibni Hisham: I/441, 442.

[4] Hadithin e transmeton imam Ahmedi, vargu i transmetuesve ėshtė hasen - i mirė, e el-Hakimi dhe Ibni Habani e kategorizojnė nė hadithet sahih. Shih: Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 155 dhe Ibni Hisham: I/454. Ibni Is'haku transmeton njė hadith tė ngjashėm nga Ubade b. Samiti, ku ėshtė shtuar paragrafi: tė mos ia kundėrshtojmė pushtetin atij i cili e meriton kėtė pushtet;

[5] Ibni Hisham: I/442.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė