Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-07, 13:06   #333
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdimi..

3. Kritika / Metakritika

Kritika letrare e I. Rugovės, nė pikat themelore, ėshtė aplikim i teorisė sė tij pėr kritikėn. Pėrgjithnjė, kritika e tij njeh objektin e vet si njė differentia specifica.
Duke shkruar, nė pjesėn mė tė madhe, pėr vepra tė bashkėkohėsisė, Rugova leximin e sotėm (kritikėn) e mat me kohėn sot. Leximi i parė (kritika) ėshtė hyrje e konditė nė procesin e formulimit tė teorive, ndaj kapėrcimi i pėrhershėm i Rugovės te teorizimet, del krejt i natyrshėm: mbi rrjetin e kritikave pėr veprat e caktuara, fitohet diskursi qė pėrgjithėson kėtė rrjet. Domethėnė, kritika, nё njё nivel tё caktuar, aplikon teorinė, ndėrsa vetė hap rrugė pėr teorizime/pėrgjithėsime mbi korpusin e teksteve tė vlerėsuara, pėr tė synuar tė bėhet instrument edhe vetė. Kёrkesa e Rugovёs pёr njё kritikё argumentuese, pёrkon me kёrkesёn pёr bashkėjetesė ndėrmjet Kritikės e Poetikės; relacion nė tė cilin kritika aplikon principet e poetikės, bėhet diskurs argumentues.

Te Strategjia e kuptimit dhe te Refuzimi estetik procesi qė pėrshkruam pėrmbushet duke qenė objekt kėrkimi njė korpus tekstesh; te Vepra e Bogdanit 1675-1685 objekt ėshtė njė vepėr. Te kjo e fundit aplikohet/provohet teoria, ndėrsa rezultatet e kėrkimit pėrgjithėsohen, pėr t’u parė tė vlershme pėr letėrsinė e tipit tė veprės sė Bogdanit.
E thėnė mė ndryshe, Rugova aplikon e provon teorinė dhe nga praktika e kėrkimit formulon pёrgjithёsime teorike. Vepra letrare bėhet objekt i teorisė e burim i pėrgjithёsimeve/formulimeve tė reja teorike.
Pjesėn e dytė tė librit Strategjia e kuptimit e pėrbėjnė kritikat recensioniste pėr poetėt: A. Podrimja, Rr. Dedaj, B. Musliu, E. Basha, S. Hamiti etj. Kritika e tillė esencializon vlerėsimin.
Po ky tip kritike pėrbėn edhe pjesėn e dytė tė librit Refuzimi estetik; vetėm se tash bėhen referencė edhe autorė tė tjerė dhe, pėrpos poetė, edhe prozatorė.
Vepra e Bogdanit 1675-1685 hyn nė tipin e kritikės qė kėrkon provėn; procedurė qė karakterizon diskurset akademike. Zhanri pėrputhet me diskursin; kemi pėrpara njė studim monografik. Por, Rugova provon se diskurset akademike s’jetojnė pa pasionin e kėrkimit. Diskursi i Rugovės te Vepra e Bogdanit... ėshtė diskurs i dashuruar (R. Bart). Nė kėtė diskurs, Bogdani i ngjan Rugovės sa ky Bogdanit.
Rugova rigjen kohėn dhe modelin kulturor tė veprės sė Bogdanit, nė shembullin e Kurtiusit, jep gjenetikėn e veprės, duke paraqitur, pėrshkruar e duke sjellė informacione; analizon e interpreton tekstin nė principin srukturalist/semiotik tė R. Bartit.
Vepra e Bogdanit analizohet si shfaqje e retorikės sė Mesjetės, nėpėrmjet njė Retorike tė strukturės. Ndėrsa, interpretohet nė principin e Semiologjisė sė diskurstit. Lėnda e Retorikės sė vjetėr ėshtė bėrė objekt i Retorikės sė re.

Pėrfundimisht, format e kritikės letrare tė I. Rugovės janė: recensioni e kritika introduktore, kritika procesuale, kritika eseistike e kritika akademike. Nė varėsi me formėn, merr ngjyrё edhe diskursi i tij: forcohet ose reduktohet statusi vlerėsues.

Titulli Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983 pėrcakton objektin themelor dhe shtrirjen e kėrkimit. Rugova ka pėrpara gjithė kritikėn shqipe dhe bėn objekt kahe e premisa tė saj. Kahe ka kuptimin e orientimit, interesimit, ndėrsa premisat janė pikėnisjet teorike dhe rezultatet e kritikės. Duke gjykuar se ta interpretosh kritikėn, do tė thotė ta interpretosh letėrsinė me ndėrmjetėsim, Rugova aplikon periodizimin e letėrsisė shqipe tash nė fushėn e kritikės. Kėshtu, kahet themelore tė kritikės vihen nė kohė, ndėrsa premisat kushtėzohen nga kahet.
Koha e shpie kėrkimin te kontekstet sociokulturore; kahet te fenomenet; premisat te shtrati teorik i fenomeneve.
Pėrballė distinksionit, tė pranuar, ndėrmjet historisė sė kritikės e teorisė sė kritikės, Rugova kryqėzon kėto principe e domene. Te studimi i tij, kėrkimi diakronik identifikohet me sistematikėn: leximi i teksteve sipas rendit kohor tė shfaqjes.
Te Kahe dhe premisa..., Rugova paraqet, pėrshkruan, karakterizon e komenton, d.m.th. pozicionohet, prandaj edhe vlerėson. Pozicionimet e tij, nė rend tė parė, janė karakterizime tė mėtejme tė objektit dhe rrallė shqiptohen mospranime, meqė ai lexon kritikėn duke pasur parasysh modelin kulturor e sociokulturor tė shfaqjes sė saj. Qė tė eksplikohet mė tej: Rugova nuk e gjykon kritikėn e djeshme nga sot, ndėrsa kur ka pėrpara kritikėn bashkėkohore, redukton maksimalisht vlerėsimin dhe pėrshkruan e karakterizon.
Proceduralisht, kėrkimi metakritik i Rugovės: paraqet, pėrshkruan, komenton, vlerėson dhe argumenton, gjithnjė duke pasur pėr burim tekstet-objekt dhe teorinė e kritikės (instrument).
Kahe dhe premisa... ėshtė sprova mė e gjerė e I. Rugovės dhe sprova mė e gjerė metakritike nė kėrkimet shqipe. Ky libėr ėshtė bėrė referencė themelore nė kėtė fushė kėrkimesh. Ėshtė njė libėr-model.


4. Estetikė dhe Ideologji

Diskursi eseistik/teorik i Rugovёs pёrherё prek ēёshtje aktuale, tё ndieshme. Rugova ballafaqon pikёpamjet e kundёrta dhe vlerёson ato. Pozicionimet e tij pėrcillen nga argumente, tё cilat vetiu pёrfaqёsojnё pikёpamje autoriale, prandaj propozojnё zgjidhje. Pikёpamjet autoriale tё Rugovёs artikulohen duke u matur me referencat, me dijen mbi ēёshtjen e diskutuar.
Nё kёtё pikё, do t’u referohemi dy teksteve tё tij: Njё korrektor estetikoteorik (Kah teoria) dhe Refuzimi estetik (nga libri me po kёtё titull), nё tё cilёt Rugova rivё, mbron e afirmon distinksionin ndёrmjet Estetikёs e Ideologjisё/Politikёs. Ky ёshtё njё problem i moēёm e i ri, me fillesё te filozofia e Platonit dhe ajo e Aristotelit. Prapa emrit tё Platonit vihet estetika ideologjike, e artikuluar fuqishёm te Republika, ndёrsa prapa emrit tё Aristotelit estetika ontologjike. Estetika ideologjike e zhvendos objektin estetik nё fushё tё sociales dhe tė ideologjisё; studimet sociologjike/sociologjizuese e ideologjike/ideologjizuese tё artit.
Estetikёn ideologjike Rugova e sheh tё shtrirё nga Antika te shek. XX, te Sartri e Lukaēi. Kёrkesё e pёrhershme e saj ёshtё vёnia e artit/letёrsisё nё funksion social/ideologjik/politik. Kjo ёshtё kёrkesa pёr art/letėrsi tё angazhuar, e skematizuar fundёsisht te letėrsia e realizmit socialist. Letėrsia e realizmit socialist, si teoria/kanoni i saj, ёshtё produkt i ideologjisё, ndaj vihet nё funksion tё ideologjisё. Letёrsia e tillё e humbet funksionin estetik.
Estetika ideologjike e realizmit socialist, duke e thjeshtёzuar skemёn fundėsisht, kanonizoi tipologjinё bardh e zi: nё njё anё “letёrsia pёrparimtare”, nё tjetrёn “letёrsia reaksionare”. Rugova vihet pёrballё skemёs sё tillё, duke njohur autonominё e qenёsisё e tё objektit estetik. Kёshtu ai shtyhet tek estetika ontologjike.
Konturat e estetikёs ontologjike i dha Aristoteli, duke ndarё tё bukurёn (estetika, arti) nga e mira (etika). Estetika ontologjike njeh objektin estetik, aktin estetik dhe efektin estetik (si produkt tё tyre). Atributi i pёrsёritur (estetik) pas objektit, aktit e efektit shenjon domenin (estetika), natyrёn/funksionin e artit dhe refuzon ideologjinё. Refuzimi i tillё ёshtё shtruar e trajtuar sёrish, mё gjerёsisht e mё thellё, tek eseja e njohur Refuzimi estetik.

“Refuzim do tё thotё tё mos pranosh, tё mos pranosh atё qё tё imponohet, e kjo varet nga qёndrimi personal dhe nga ia i pёrgjithshёm”. Kjo ёshtё fjalia e parё e esesё Refuzimi estetik; njё pёrkufizim/konkluzion dhe njё ēelёs pёr ta lexuar tekstin. Refuzimi ёshtё alternativё e pranimit, vёnё pёrballё imponimit, i cili prek tė gjitha sferat e jetёs sё njeriut.
Letёrsia, si artet, ёshtё sistem autonom. Autonomia e tillё sigurohet nga refuzimi estetik, i cili buron nga vetё kjo autonomi. Ndёrsa, autonomia bėhet e mundur nga qenёsia estetike e veprёs letrare.
Refuzimi estetik, tradicionalisht, realizohet me kategori tё brendshme, si: satira, sarkazma, grotesku etj. Kategoritё e tilla konstituojnё atё qė do ta quaja Estetikё tё refuzimit.
Qenёsia estetike mban letёrsinё gjallё, funksionale dhe me ndikim jetёgjatё pёrballё politikёs, shtetit e pushtetit. Refuzimi estetik ёshtё manifestim i brendshёm i kёsaj qenёsie, pėrballė jashtėsisė pėrplot imponime.
Rugova skicon raportin politika - letёrsia nё kohё tё ndryshme, pёr tё arritur te konkluza se ato pėrherė janё “dy fusha tё kundёrta, tё ndara”. Politika do ta kufizojё e ta kontrollojё letёrsinё, ndёrsa kjo e refuzon, pёr tё jetuar mё gjatё se politika. Politika lidhet me njё kohё; letёrsia shkon pёrtej kohёs sё shfaqjes dhe jeton e ndikon nё pёrputhje me mjaftueshmёrinё/manifestimin e qenёsisё estetike.
Politika ёshtё veprimtari pragmatike. Letёrsia ёshtё qenie estetike.
Politika mund tё zhvillojё diskurs represiv nё relacion me letёrsinё. Letёrsia mbrohet e ekziston nё vete nёpёrmjet refuzimit estetik.


5. Shekulli i Ibrahim Rugovės

I. Rugova ёshtё njё nga themeluesit e kritikёs letrare moderne nё Kosovё. Megjithatė, Rugova mbetet figurё me tё cilёn, mё shumё se njё shkollё e kritikёs, identifikohet njė mėnyrė e tė menduarit, njё model/qark kulturor: Prishtina e viteve ’70-tё tё shek. XX. Qarku kulturor i Prishtinės ka modelin e vet letrar, tё pёrfaqёsuar fuqishёm nga A. Pashku, A. Podrimja, Z. Rrahmani etj.; modelin kritik, me autoritet themelor S. Hamitin. Rugova bёn bashkё e pёrfaqёson kёto modele, nё cilёsinё e mendimtarit, ndaj fjala pёr Rugovёn ёshtё fjalё pёr ikonėn e qarkut.
Ky qark tashmё ka krijuar trashёgiminё e vet nё fushё tё krijimit e tё mendimit.

Brezi i Rugovёs, pёrballё ideologjisё mbi literaturёn, krijoi ideologjinё e literaturёs; mendimin qё buron nga literatura e qё provё e ka vetё atė.
Ēelėsi pėr ta lexuar Rugovėn pėrballė kritikės sė kohės ėshtė libri Prekje lirike. Ky libėr refuzon leximin e jashtėm/sociologjizues/ideologjizues, dominant nė kulturėn letrare shqipe, dhe provon fuqishėm kritikėn si rikrijim tė veprės letrare. Aty, normėn e leximit e pėrcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprėn e prodhon diskursi letrar; ajo pėrmbush kėtė diskurs, duke qenė njė shfaqje konkrete e tij, dhe asnjė strukturė tjetėr.
Prekje lirike, njė titull figurė nė ballė tė njė libri diskursiv. Prekja ėshtė figura e komunikimit; lirike ėshtė atributi qė shenjon komunikimin subjektiv, tė butė (lirik) me tekstin letrar. Pėr tė dalė nga paradoksi, kėtė titull do tė duhej ta lexonim si shenjues tė diskursivitetit tė relativizuar, tė kryqėzuar me diskursin letrar e shpesh tė tretur nė kėtė diskurs. Prekje lirike ėshtė figura e komunikimit me tekstin nė mungesė distance. Subjektivizmi shpallet “ideologji” e interpretimit.
E pėrbėrė nga lexime krejt personale, Prekje lirike ėshtė kritikė letrare e njė poeti. Subjekti ėshtė hapur plotėsisht pėrpara teksteve, pėr t’i hapur ato. Ēdo shenjė e tekstit, qoftė emocioni, qoftė retorika, qoftė interpretimi, ruan e reflekton natyrėn e subjektit.
Diskursi i Rugovės, duke relativizuar kufirin ndėrmjet tekstit letrar e tekstit diskursiv, provon diskursin letrar si amėz tė metadiskurseve.
Prekje lirike mban tekstet me tė cilat Rugova hyri nė botėn e komunikimeve letrare, duke qenė krejt i hapur. U bė sistematik te Kah teoria e tutje. Ai nisi jetėn nė letėrsi si Krijues, e vijoi si Rikrijues dhe e mbylli si Klasifikues/Sistematizues.

Duke karakterizuar pёrfundimisht:
Rugova teorizon e propozon studimin e specializuar tё letёrsisё.
Diskurin e tij e shoqёron pёrherё njё fill pėrgjithėsues, prandaj universalizues.
Tё gjitha trajtat e kritikёs letrare vihen nё funksion tё njohjes e tё vlerёsimit tё veprёs letrare. Rezultatet e kёrkimit, nga kёtu, mundёsojnё diskursin teorik/pёrgjithёsues. Kjo ilustron kёrkesёn e pёrhershme tё Rugovёs pёr t’u marrё me fenomenet.
Nė diskursin e pastėr kritik, Rugova kėrkon stukturat, pastaj interpreton, nė fund vlerėson.

Vepra e I. Rugovёs ёshtё njё nga trashёgimitё e mёdha tё modernitetit shqiptar. Duke reflektuar veten pёrtej kohёs sё shfaqjes, vazhdon tё jetё njё determinuese e gjallё e kёrkimeve letrare te ne.
Ajo ruan e reflekton frymёn e mendimtarit e tė njeriut Ibrahim Rugova. Reflekton natyrėn e hapur tė Njeriut dhe asketizmin e thellė tė Mendimtarit.
Vepra ėshtė shenjė ideale e identitetit. Njė idealitet i obejktivuar. Ajo mban gjallė Autorin; pse jo edhe Njeriun.
Vepra e Rugovės tashmė po bėhet objekt studimi. Kjo ėshtė edhe njė shenjė se ajo po shndėrrohet nė vepėr klasike. Vetėm veprat e tilla mbeten gjallė.
Njė vepėr klasike mė s’mund quhet Zbulim, por Vlerė, Identitet.
Unė, sot, vetėmsa po tėrheq vėmendjen: Jetojmė nė Shekullin e Ibrahim Rugovės.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė