Tema: Penesti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-07, 17:50   #5
Penesti
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Postime: 379
Penesti me shokė shumePenesti me shokė shume
Gabim

I nderuar Agolli
E lexova pergjigjen e juaj dhe mbeta dy her i lumtur qe ju me paskeni perdorur shprehjet e mija si reference. E pranoj mbeta i befasuar per te mire. Sa per keqkuptime ju siguroj se nuk me ka vajtur mendja qe mund te provokoj dikend per ndonje perbuzje te cfardo lloji.Ju po me refeni se diku shkarazi ka mund te kisha keqkuptuar figuracioni qe keni perdorur. Un nje gje te tille ende se kam lexuar dhe nuk e di ne cilin postim ndodhet. Pavarsisht nga shqetesimi i juaj nuk e besoj se mund te shfaqet ndonje molle sherri ne komunikimet tona. Te menduarit ndryshe nuk parafrazon armiqesi perkundrazi sjell freski dhe levizjen e gjerave ne kahje te shendosha.Dhe me sa hetova un nga shkrimet e deritanishme ju as edhe me ndonje presje te vogel nuk shigjetoni qasjet e mia, perkundrazi i ledhatoni, levderoni dhe ate ndoshta pameritueshem. Se fundi jemi njerez dhe duhet pranuar se komunikimi i ketij lloji nuk krijon mundesine e shpalosjes se teresishme per ti dhene pastaj mandat vetes per kualifikime apsolute . E kam fjalen se ju ndoshta nxitueshem me kornizoni per shkrues te shkelqyeshem. Po per kete ( kulifikimin e juaj)disi jam ne qejf por njikohesisht edhe koshient se ende ndodhem ne skajet e krijimeve te mirefillta pa shmangur ambicien per nje objektiv te tille.
Kujtoj z.Agolli se shpjegimperpjekja ime per relacionet tona eshte e kristalte dhe me mbeteni borxhlinje qe ne temat e ndryshme te shfaqeni qofte ballazi ( polemizues)qofte si perkrahes. Ne te dyja rastet do me benit nder te madh e asesi vetem si lexues.E them kete duke njohur gjithnje e me shume potencen e juaj per bashkebisedim dhe polemizim.
E ndjej mallengjimin qe ju kam shkaktuar me fjalpershendetjen time.Me vjen keq dhe pak sa u preka ngase vet e kam perjetuar per disa vite te biseduarit shqip vetem me vetveten. Teresisht te kuptova dhe ju kerkoj ndjese...
Nderkaq per miratimin tim lidhur me publikimin e mesazhit privat jeni teresisht sovran dhe nuk me prek sedren per asnje grime.
Ju mirepres shqiptarisht.
Penesti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė