Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-07, 03:02   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vendimi i drejtėsisė apo shfajėsimi i serbisė

Nga Faik Miftari

Data e 26 shkurtit tė vitit 2007, do tė mbetet e shėnuar si ditė e veēantė nė historinė mė tė re botėrore, nė tė cilin Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me seli nė Hagė vendosi qė Serbinė ta shpalli tė pafajshėm pėr gjenocidin nė Bosnjė, nė padinė qė BeH para plot 14 vitesh, saktėsisht nė vitin 1993, e akuzoi ish” RFJ”(gjegjėsisht Serbinė si trashėguese e saj), pėr agresionin dhe gjenocidin e kryer ndaj BeH si shtet i pranuar ndėrkombėtarisht dhe anėtar fuqiplotė i OKB-sė.

Datė, tė cilin e pritshin boshnjakėt si dhe njerėzit e vullnetit tė mirė nė tėrė globin se mė nė fund Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė sjell drejtėsinė, e cila do tė ishte bile njė satisfikacion moral pėr traumat dhe pasojat e papara qė i kanė pėrjetuar boshnjakėt gjatė agresionit serb nė BeH. Por nė vend qė tė sjellė drejtėsi, ajo i “nguli” thikė nė shpinė drejtėsisė botėrore, dhe i zhgėnjeu pa masė boshnjakėt dhe tėrė opinionin human, njerėzor, civilizues, botėror. Por boshnjakėt mbesin me shpresė dhe besim tė madh tek Zoti, se drejtėsia e Zotit ėshtė mbi tė gjitha, dhe se njė ditė do tė pėrgjigjen dhe ndėshkohen serbėt pėr tė gjitha krimet, vrasjet, dhunimet, pėrqendrimet, plagosjet, dėbimet dhe gjenocid tė kryer nė BeH.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tradhtoi Bosnjėn, popullin boshnjak, drejtėsinė botėrore, etikėn njerėzore dhe mbi tė gjitha vėrtetoi se tė gjitha trumbetimet qė bėhen nė demokracinė perėndimore se gjykata dhe drejtėsia duhet tė jenė larg ndikimeve politike, ra definitivisht nė ujė, dhe se forcat politike vendimmarrėse botėrore kanė ndikim vendimtar edhe nė njė organ mė tė lartė tė drejtėsisė nė botė, siē ėshtė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me seli nė Hag. Kjo tash e tutje do tė shėrbejė nė botė si njė shtytje mė tepėr, se agresioni dhe gjenocidi tė jenė metoda legjitime nė botė tė cilin shtetet e forta ndėrmarrin ndaj shteteve tė dobėta, dhe si tė tilla pas akteve tė kryera mbesin pa u ndėshkua.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, jo vetėm qė Serbinė e shpalli tė pafajshme pėr krimin dhe gjenocidin e kryer nė Bosnjė, por edhe serbėt e Bosnjės dhe strukturėn politike tė sajė, i akuzoi se kanė kryer krime mbi boshnjakėt nė Bosnjė, dhe se vetėm nė Srebrenicė serbėt e Bosnjės me strukturat politike dhe ushtarake tė tyre kanė kryer gjenocid, kur vetėm pėr njė javė kanė ekzekutuar nė mėnyrė mė mizore rreth 10.000 boshnjakėt, nė saje tė tradhtisė sė faktorit vendimmarrės botėror dhe dorėzimit tė batalionit holandez, edhe pse Srebrenica ishte zonė mbrojtėse e shpallur nga Kombet e Bashkuara. Me kėtė u vėrtetua teza e pėrfolur mė parė se boshnjakėt si popull autokton musliman i Evropės janė qytetarėt tė rendit tė dytė nė Evropė. Pas gati 4 vit lufte, 200.000 tė vrarėve, 250.000 tė plagosurve, 50.000 femrave tė dhunuara, mbi 1 milion boshnjak tė dėbuar nga trojet e tyre, kampeve tė pėrqendrimit(Omarska, Manjaqa e shumė tė tjerėve), shkatėrrimeve tė papara tė banesave, shtėpive, infrastrukturės, industrisė, ekonomisė, trashėgimisė kulturore, historike, fetare, me mbi 1000 xhami tė rrėnuara e tė shkatėrruara, nė fund tė shekullit XX nė zemėr tė Evropės, nuk na qenka gjenocid,dhe se Serbia shpallet e pafajshme, vetėm pėr njė klauzolė tė vetme, se Serbia ėshtė pėrgjegjėse vetėm pėr shkeljen e Konventės mbi gjenocid, pasi qė nuk e ka parandaluar gjenocidin e kryer nė Srebrenicė nga serbėt e Bosnjės.

Ky vendim i tillė, mė pėrkujtoi takimin e ndodhur me 13maj 1998 nė Sarajevė nė mes tė kryetarit tė ndjerė boshnjak Alia Izetbegoviqit dhe diplomatėve amerikan Richard Hoolbrukun dhe Robert Gelbardin, me ē’rast ata kanė kėrkuar nga presidenti boshnjak Alia Izetbegoviqi qė ta pezullojė padinė e ngritur tė BeH kundėr ish”RFJ”(Serbisė) pėr agresionin dhe gjenocidin e kryer mbi BeH. Por Alia Ietbegoviqi kategorikisht e ka refuzuar dhe assesi nuk e ka pranuar, dhe gjersa ishte i gjallė, ata mė kurrė njė gjė tė tillė nuk e kanė pėrsėritur.

Mallkimi i nėnave, grave, fėmijėve jetimė nuk do tė ndalet kurrėn e kurrės dhe se herėdokurdo mallkimi i tyre do tė bie mbi tė gjithė ata qė kanė krye krime dhe gjenocid, qė kanė ndihmua, qė nuk kanė parandalua, por edhe ata qė i kanė shfajėsua tė gjithė ata qė janė pėrgjegjės dhe fajtor pėr agresionin dhe gjenocidin kryer nė Srebrenicė e nė BeH.

Nė fund tė kėsaj qasjeje, do tė citojė kėtė rrėfim tė tmerrshėm, pas sė cilės edhe po tė kishte pasur njeriu zemrėn prej gurit, ajo do tė copėtohej, tė Xhemile Zekiqit dėshmitare e gjallė e gjenocidit tė kryer nė Srebrenicė” Qėndroja nė mes popullit tė dėshpėruar e tė grumbulluar nė Potoqare tė Srebrenicės, kur ēfarė shoh, gruaja e re, ėshtė shtrėnguar, djersėt i rridhnin nė ballė, ngėrē nė fytyrė tė saj. Iu afrova dhe e pyeta ēfarė ka, ajo mė tha, po lind, po bijė i thash, mbahu me njė dorė pėr mua, e me tjetrėn pėr vjehrrėn,...Ashtu u bė, u shtrėngua gruaja e re nė ne..., u ndie vaji i foshnjės djalė. E mora foshnjėn dhe po dua t’ia lidhi kėrthizėn, kur ēetniku serb doli para meje duke mė thėnė:
lėshoje kėtė foshnje nė tokė. Unė e lėshova dalėngadalė nė dimijat e mia, foshnja e bukur me flokė tė gjata, sikur tė ishte larė tani,...ēetniku serb iu afrua, dhe kėmbėn e tij e nguli nė fytin e njomė tė foshnjės sė porsalindur,...zorrėt e njoma iu shkapėrderdhėn nė tė gjitha anėt...”

Pas kėtij rrėfimi tė tmerrshėm, ēdo shqiptar i Kosovės, por edhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi, duhet tė kenė tė qartė, se nė kėto momente historike, nė tė cilin vendoset pėr statusin politik tė Kosovės tė jenė vigjilent dhe tė mos pranojnė me asnjė ēmim, ēfarėdo ēoftė statusi tė Kosovės i cili mund tė bie ndesh me vullnetin politik tė popullit tė Kosovės.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė