Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-03-07, 11:23   #21
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Artin e ligjerimit ne publik e zoteron ai ligjerues i cili ka njohuri ne disciplinat shkencore, te cilat prekin temen e referuar por edhe forumin te cilit i adresohet ligjerimi.

Duke i ndare mendimet e dhena me larte mbi kete teme, kisha shtuar se suksesi i ligjerimit mvaret edhe nga perberja e forumit te cilit ligjeruesi i drejtohet. Edhe kete faktor e lexova me larte, por deshta ta theksoj pak me shume. Pra ka shume rendesi qe ligjeruesi te jete i informuar sa me mire per degjuesit e tij. Mund te paraftyroj se nje njeri i cili e don temen per te cilen referon, i cili ka vokabular te pasur, fonetike shembullore, njeh mire brendine e temes se referuar (e tjera kritere te lartpermendura) prap se prap nuk e “arrin“ publikun me mesazhet e veta. Keshtu qe “atituda“ e adresatit luan nje rol te rendesishem. Poashtu edhe imprersioni i ligjeruesit: nese je i etiketuar ne nje drejtim te caktuar, mund te flasesh ne nivelin me te larte orator, por nuk do te kesh as gjysmen e jehones pozitive te cilen e kishte arritur nje ligjerues, i cili tradicionalisht njehet si bashkmendimtar.

Mirepo kriteriet e permendura me larte mbeten edhe ne keso raste esenciale, sepse me permbushjen e tyre ligjeruesi e ben optimumin per te arritur qellimin e fjalimit te tij.
Me i veshtira nga faktoret per nje oratori shembullore me duket vetbesimi.

Perderisa faktoret tjere mund te influencohen nga ligjeruesi vet (me arsimim perkates), vetbesimi me duket eshte me se veshtiri te “pervetesohet“. Ne kete drejtim kisha thene se ndihmon nese ligjeruesi i kontrollon apo i ule kerkesat ndaj vetes, pranon qe gabimet nuk mund te parandalohen nga askush dhe nese eshte i mendimit se ka gabime te cilat nje ligjerim e bejne edhe me simpatik.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė