Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-07, 01:21   #14
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Namazi, rėndėsia dhe frytet e tij


Agjėrues i nderuar!

Ramazani ėshtė muaj i bekuar, ėshtė muaj i namazit, muaj i drejtimit kah All-llahu, kurse prej veprave mė tė mėdha qė e afrojnė njeriun kah All-llahu dhe adhurimi mė i ndershėm ėshtė namazi. Muslimanėt edhe ma tepėr jepen pas namazit gjatė muajit tė Ramazanit, ditėn e kanė agjėrim e natėn e kan namaz.

Agjėrues tė nderuar!

Rėndėsia e namazit

Namazi nė fenė Islame ka rėndėsi shumė tė madhe, ėshtė shtylla e fesė dhe elementi mė i madh pėrbėrės i fesė, vepra e parė pėr tė cilėn do tė jep llogari besimtari nė ditėn e Kijametit, nėse namazi i pranohet, i pranohen tėrė veprat e tija, nėse ai i refuzohet, tėrė veprat e tija i refuzohen.
Namazi ėshtė shenjė e besimit, shpėtim nga dyftyrėsia, ai qė e ruan namazin e ka ruajtur fenė e tij dhe ai qė e ka humbur namazin veprat tjera edhe mė lehtė i humbė.
Njeriu e madhėron islamin aq sa e madhėron namazin, edhe ka hisė nė islam aq sa ka hise nė namaz.
Prej gjėrave qė e tregojnė rėndėsinė e namazit ėshtė edhe ky fakt:
- All-llahu e ka shoqėruar namazin me besimin dhe tevhidin nė shumė vende tė Kur'anit:
(الم (1) ذَلِكَ الْكِتَابُ لا رَيْبَ فِيهِ هُدىً لِلْمُتَّقِينَ (2) الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ) . (البقرة:3)
“Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim, udhėzues pėr ata qė frikėsohen (nga All-llahu). Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen dhe prej asaj qė Ne i kemi furnizuar, japin”. (El-Bekare: 1-3).
Dhe:
(وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ) (البينة:5).
“E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė”. (El-Bejjine: 5).
- All-llahu ka urdhėruar qė tė falet nė udhėtim dhe kur nė vendin tėnd, nė luftė dhe nė paqė, kur tė jesh i shėndosh dhe kur tė jesh i sėmurė.
- Pastaj lėria e namazit ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha, ėshtė mėkat mė i madh se imoraliteti, se vjedhja, se konsumimi i alkoolit. Ai qė e le namazin ėshtė i ekspnuar kėrėcėnimit tė madh tė All-llahut, madje lėrja e namazit ėshtė mosbesim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Dijeratė musliman janė unanim se ai qė e mohon namazin nuk ėshtė musliman, ai ka bėrė kufėr dhe mosbesim i cili e nxjer nga feja tėrėsisht. Kurse ai qė e le nga pėrtacia dhe dembelia, dijetarėt nuk janė tė njė mendimit rreth kėtij personi. Disa kanė thėnė se ėshtė njeri qė ka bėrė mosbesim tė madh, i cili e nxjer nga milleti islam, e tė tjerėt kanė thėnė se ka bėrė mosbesimi i cili nuk e nxjer tėrėsisht nga milleti islam.
Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė: “
(( وأما تارك الصلاة فهذا إن لم يكن معتقداً لوجوبها ؛ فهو كافر بالنص والإجماع)).
“Sa i pėrket lėrėsit tė namazit, nėse nuk beson se ėshtė obligim, ai ėshtė mosbesimtar, me teksteve nga burimet islame dhe sipas konsenzusit”.
(( ومن يمتنع عن الصلاة المفروضة ؛ فإنه يستحق العقوبة الغليظة باتفاق المسلمين ، بل يجب عند جمهور الأمة كمالك والشافعي وأحمد وغيرهم أن يستتاب فإن تاب و إلا قتل ؛ بل تارك الصلاة شر من السارق ، والزاني ، وشارب الخمر ، وآكل الحشيشة )) .
“Ai qė nuk i fal namazet e obliguara, ai meriton denim tė vrazhdė sipas pajtimit tė tė gjith muslimanėve, majde sipas shumicės sė dijetarėve tė ummetit, siē ėshtė Imam Maliku, Shafiiu, Ahmedi dhe tė tjerėt, duhet kėrkuar nga ai tė pendohet, nėse nuk pendohet tė vritet. Ai qė e lė namazin ėshtė mė i keq se ai qė vjedh, bėn imoralitet, konsumon alkoolin, hashashin, etj”.
E kanė pyėtur pėr njė njeri, tė cilin njerėzit e urdhėrojnė tė falet, kurse ai nuk falet, ēka duhet bėrė kundrejt tij?
Ėshtė pėrgjigjur:
(( إذا لم يصَّل فإنه يُستتاب ، فإن تاب و إلا قتل والله أعلم )).
“Nėse nuk falet duhet kėrkuar prej tij tė pendohet, pėrndryshe vritet. All-llahu e di mė sė miri”.
Ai poashtu thotė:
(( ومتى امتنع الرجل من الصلاة حتى يُقتل لم يكن في الباطن مقراً بوجوبها ، ولا ملتـزماً بفعلها ، وهذا كافر باتفاق المسلمين كما استفاضت الآثار عن الصحابة بكفر هذا ، ودلت عليه النصوص الصحيحة كقوله -صلى الله عليه وسلم - : (( ليس بين العبد وبين الكفر إلا ترك الصلاة )) . رواه مسلم , وقوله : (( العهد الذي بيننا وبينهم الصلاة فمن تركها فقد كفر )) , وقول عبد الله بن شقيق : "كان أصحاب محمد لا يرون شيئاً من الأعمال تركه كفر إلا الصلاة" ؛ فمن كان مصراً على تركها حتى يموت لا يسجد لله سجدة ، فهذا لا يكون قط مسلماً مقراً بوجوبها . انتهى كلامه رحمه الله .
“Nėse njė njeri nuk falet gjersa edhe dakordohet me vrasje, ai nė brendėsi nuk e pranon se ėshtė obligim, e as qė e zbaton nė jetėn e tij. Ky njeri sipas pajtimit tė tė gjithė muslimanėve ėshtė mosbesimtar siē flasin argumentet e shumta nga sahabet, dhe nė tė cilėn gjė aludojnė tekstet e vėrteta, siē ėshtė hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Mes robit dhe mosbesimit ka mbetur vetėm lėrja e namazit”. (Muslimi) dhe fjala e Muhammediit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Marėveshja mes Nesh dhe atyreve ėshtė namazi, ai qė e le namazin ka rėnė nė mosbesim”. Kurse Abdull-llah ibn Shekiki ka thėnė: “Shokėt e Muhammedit [alejhis-selam] asnjė vepėr nuk e konsideronin mosbesim pėrveē lėrjes sė namazit”. Ai qė insiston nė lėrje tė namazit derisa tė vdes, nuk bėn asnjė sexhde pėr All-llahun, ky njeri nuk mundet tė jetė musliman, i cili konfirmon se ėshtė obligim namazi”.

Agjėrues tė nderuar!

Kjo tregon rėndėsinė e namazit, kurse frytet dhe vlerat e saja nuk munden tė numėrohen dhe rrumbullaksohen.

Prej fryteve janė:
- shpėton nga cilėsimi me cilėsi tė dyftyrėshave,
- shpėton nga ringjallja me Faraonin, Karunin, Hamanin dhe Ubej ibn Halefin, sepse ai qė e le namazin ringjallet me prijėsit e kufrit siē ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
- Ėshtė kėnaqėsi e syrit,
- Gėzim i shpirtit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
(( حبِّب إلى من دنياكم النساء والطيب ، وجعلت قرة عيني في الصلاة ))
“Mė janė bėrė tė dashura nga dunjaja e juaj: gratė dhe parfymi, kurse kėnaqėsia e syrit mė ėshtė bėrė nė namaz”. (Ahmedi dhe tė tjerėt, sahih).
Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lajmėruar se prej kėsaj bote i janė bėrė tė dashura dy gjėra: gratė dhe parfymi. Pastaj tregon se kėnaqėsia e syrit i ėshtė bėrė nė namaz. Kėnaqėsia e syrit ėshtė pėrmbi dashurinė, sepse jo ēdo i dashur tė kėnaqet syri me te, por syri kėnaqet me gjėrat me tė dashura qė duhen vetvetiu, e ky ėshtė vetėm All-llahut, pėrveē tė Cilit nuk ka hyj tjetėr”. Pastaj vazhdon dhe thotė: “Namazi ėshtė kėnaqėsia e syrit tė njerėzve tė dashuruar (nė All-llahun) nė kėtė botė, pasiqė nė te ka lutje me pėrkushtim drejt Atij, pa tė cilin nuk kėnaqen sytė, nuk qetėsohen zemrat dhe nuk rehatohen shpirtėrat. Me pėrmendjen e Tij begatohen, Atij i nėnshtrohen dhe mposhten, Atij i afrohen, e sidomos nė sexhde, e cila ėshtė gjendja kur robi ėshtė mė afėr Zotit tė vet. Nė kėtė kontekst ėshtė edhe fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( يا بلال! أرحنا بالصلاة )).
“Bilal! Na qetėso me namaz”. Kjo na tregon se reahtia e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė nė namaz, ashtu sikurse edhe kėnaqėsia e syrit tė tij ėshtė nė namaz. Sa dallim tė madh ka mes kėsaj thėnie dhe thėnies: tė falemi e tė rehatohemi nga namazi?!
I dashuruari nė All-llahun, rehatia dhe kėnaqėsia e syrit tė tij ėshtė nė namaz, kurse shpėrfillėsi nuk ka hise nė kėtė gjė, por namazi ėshtė i rėndė dhe i vėshtirė pėr te. Kur tė ngritet qė tė fal namazin, qėndron sikur tė ketė shkelur nė gaca, ashtu qė namazi mė i dashur pėr te ėshtė namazi mė i nxituar dhe mė i shpejtė, sepse ai nuk kėnaqet nė te e as qė i rehatohet zemra nė te. Robit, nėse i kėnaqet syri me diēka, i rehatohet zemra me te, andaj i bėhet e vėshtirė largimi dhe ndarja prej tij. Ai qė e ka zemrėn e zbrazur nga All-llahu dhe ahireti, i cili ėshtė i sprovuar me dashuri ndaj dunjasė, ma sė rėndi e ka namazin, kurse mė sė shumti e urren gjatėsinė, edhe pse ėshtė i lirė, me shėndet dhe nuk ka punė”.

Agjėrues tė nderuar!

Prej fryteve tė namazit janė edhe:
- ėshtė dritė nė fytyrė, forcė nė zemėr dhe gjallėruese e gjymtyrėve. Namazi i tėri ngritet te All-llahu, dhe me vehte ka dritė dhe forcė argumentuese, sikurse drita e diellit, gjersa tė paraqitet para All-llahut, e tė dakorodhet me te dhe ta pranon, dhe thotė: tė ruajtė All-llahu, sikurse me ke ruajtur mua.
- Namazi sjell rizkun, e shkatėrron zullumin, largon imoralitetin dhe tė kėqijat, e mposht epshin, e zbret mėshirėn, i mbron dhuntitė, i largon denimet, i zbulon brengat dhe mėrzitė.
- Namazi e afron njeriun kah Zoti, njeriu ėshtė aq afėr Zotit sa ėshtė afėr pozitės sė mirėsisė (ihsanit), e sipas tij dallon edhe namazi, saqė i njejti namaz dallon mes dy njerėzve sikurse qielli me tokėn, edhe pse kijami, rukuja dhe sexhdeja janė tė njejta.
- Gjatė namazit mėsohet injoranti, pėrkujtohet i ndershmi, trimėrohet pėrtaci.
- Nėpėrmjet namazit arrihet bamirėsia nė tė mirė dhe devotshmėri, pėrhapet dashuria mes muslimanėve, sepse afėrisa e trupit shkakton afėrsi tė zemrave.
- Namazi ndikon nė mėnyrė shumė interesante pėr tė larguar tė kėqijat e kėsaj dhe asaj bote, sidomos nėse ia jep hakun nė pėrsosjen e jashtme dhe tė brendshme. Asnjė e keqe e kėsaj dhe asaj bote nuk refuzohen sikurse me namaz.
- Namazi i sjell shumė tė mira nė mėnyrė tė papėrshkruar, sepse ėshtė kontakti mes All-llahut dhe robit. Nėpėrmjet namazit happen dyert e tė mirave dhe ndėrpriten dhe pakėsohen tė kėqijat dhe tė metat. Nėse dy njerėz goditen me ndonjė fatkeqėsi, tė metė ose sėmundje, ai qė fal namaz e ka nė nivel mė tė vogėl, pėrfundimin e ka mė tė mirė, kurse durimi dhe dakordimi me tė ėshtė mė i plotė dhe mė i pėrsosur.
- Namazi ėshtė shkak qė i lehtėson vėshtirėsitė, i duron ngarkesat. Atėherė kur gjendja bėhet kritike, situate ngushtohet dhe arrinė zemrat deri nė fyt,atėherė burrat e vėrtetė e vėrejnė vlerėn e namazit me pėrulsi, e vėrjenė ndikimin e mirė qė ka dhe bereqetin e fryteve tė tij.
- Namazi ėshtė shkaku mė i madh pėr tė shlyer mėkatet, pėr tė ngritur shkallėt, pėr ti shtuar tė mirat, ėshtė shkak pėr moral tė mirė, pėr fytyr tė buzėqeshur, pėr shpirtmirėsi dhe lartėsi tė shpirtit.
- Namazi ėshtė ndihmė shpirtėrore qė nuk ndėrpritet, nozull moral i pashterun, ėshtė ushqimi dhe vaditja mė e mirė e pemės sė besimit, ajo e kultivon dhe e pėrforcon.
- Kujdesi pėr namazin e forcon vullnetin e njeriut pėr tė bėrė tė mira, ia lehtėson adhurimet, i dobėson ose i largon shtytėsit e tė keqes nga vetveteja. Kjo ėshtė gjė e dėshmuar. Nuk mundesh tė gjesh njeri qė pėrkujdeset pėr namazin, qofshin farz ose nafile, e most ė shohish gjurmėt e tij nė veprat tjera.
- I dhėnuri pas namazit ėshtė njeriu mė i qendrueshėm gjat sprovave dhe mė xhelozi pėr kufinjtė e All-llahut.
- Namazi ėshtė shėrim pėr sėmundjet e shumta tė shpirtit, siē ėshtė kopracia, zilia, lakmia, trishtimi, etj.
- Namazi i ka edhe dobitė e tija shėndetsore duke bėrė lėvizjet e caktuara tė namazit, tė cilat i forcojnė gjymtyrėt dhe e gjallėrojnė trupin.
- Ėshtė i dobishėm pėr shumė sėmundje tė barkut, pasiqė, njėkohėsisht, ėshtė stėrvitje edhe e trupit edhe e shpirtit.
- Nėse ia shtojmė kėsaj edhe pastėrtinė e pėrsėritur dhe dobitė qė i ka ky pastrim. E tėrė kjo ėshtė e dėshmuar.
- Namazi e forcon zemrėn, e zgjėron gjoksin, e gėzon shpirtin. Tė gjithė mjekėt e dinė se puna pėr tė rehatuar zemrėn, pėr tė qetėsuar shpirtin, pėr tė larguar brengat dhe mėrzitė, pritja e mirė e ndodhive tė jetės, konsiderohet prej shkaqeve qė sjellin shėndet dhe i zvoglojnė dhimbjet. Kjo ėshtė e dėshmuar nė namaz, sidomos nė namazin e natės, nė kohėn e sehurit.
- Sipas medicinės moderne ėshtė vėrtetuar se namazi sjell dobi tė mėdha nė mendje, pasiqė namazi me pėrulėsi i ndihmon me tė madhe mendjes. Kėtė e thonė mjekėt qė nuk janė musliman. Ndoshta kjo ėshtė edhe sekreti i forcės sė mendjes sė sahabeve edhe atyreve qė i pasojnė nė mėnyrėn mė tė mirė.

Agjėrues tė nderuar!

Kėto janė vetėm disa dobi dhe fryte tė namazit. Aq sa ma shumė interesohet muslimani pėr namazin, aq sa ma shumė kujdeset pėr te, aq ma shumė i shtohen dobitė, i zmadhohet bereqeti, edhe e kundėrta.
All-llahu yn, na bėjė nga ata qė e falin namazin dhe nga ata qė kėnaqet syri i tyre nė namaz.
Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Shkroi: Muhammed ibn Ibrahim El-Hamed
Pėrshtati: Bekir Halimi

</SPAN>
Bekir Halimi,
13.11.2002

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė