Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-07, 01:29   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njėherė Ebu Talha radijall-llahu anhu ishte duke u falur nė kopshtin e tij, ku kishte njė zog i cili erdhi e u ndal nė njė dru. Kėtij i iku shikimi pėr njė moment, kėshtu qė kishte harruar se sa rekate i kishte falur. Shkoi te Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tregoi pėr kėtė qė i ndodhi dhe i tha: "Kopshtin tim e lė pėr sadaka, jipja kujt tė duash".
Kasim ibėn Muhammedi ka thėnė: "Dola njė ditė prej shtėpisė. Kur dilja e kisha zakon qė tė shkoj deri te Ajsheja radijall-llahu anha dhe ta pėrshėndes. Atė ditė kur shkova, e gjeta duke e falur namazin e Duhasė (Ky namaz ėshtė sunet tė falet. Koha e tij ėshtė prej lindjes sė Diellit e deri nė zenit sh.p.), dhe lexonte kėtė ajet: "All-llahu na dhuroi tė mira dhe na mbrojti prej dėnimit tė rreptė", dhe qante, lutej dhe e pėrsėriste kėtė ajet. Prita shumė, por ajo nuk mundte mė tepėr tė vazhdonte leximin (sepse qante shumė sh.p.). Mendova tė dal nė treg, t’i kryejė nevojat e mia e tė kthehem prapė. Kėshtu edhe bėra. Kur u ktheva e gjeta Ajshen radijall-llahu anha nė namaz duke qajtur, duke u lutur dhe duke e pėrsėritur tė njėjtin ajet".

Transmetohet nga Hatim el-Esami rahimehull-llah se ėshtė pyetur pėr namazin e tij, e ai ka thėnė: "Kur tė vjen koha e namazit marr abdest mirė, pastaj shkoj nė vendin ku dėshiroj tė falem dhe ulem aty derisa tė qetėsohem mirė. Kur tė ēohem pėr t'u falur, Ka'ben e paramendoj para syve, urėn e Siratit nėn kėmbėt e mia, xhenetin nė tė djathtė, zjarrin nė tė majtė, melekun e vdekjes pas meje dhe mendoj se ky ėshtė namazi im i fundit. Shpresoj shpėrblimin dhe i frikohem dėnimit, e pastaj e marr tekbirin fillestar. Nė namaz lexoj ngadalė, kurse nė ruku dhe nė sexhde me modesti. Nė rekatin e fundit ulem mbi kėmbėn e majtė, e gishtin e madh tė kėmbės sė djathtė e drejtoj drejt Ka'bes. Gjithė kėtė mundohem ta bėjė sa mė me sinqeritet, dhe nuk e di se a mė ėshtė i pranuar ky namaz apo jo".

Ja si na kėshillon Bekėr el-Mizeni pėr kujdesin ndaj namazit dhe faljen e tij si duhet. Ai thotė: "Nėse dėshiron qė tė tė bėjė dobi namazi yt, thuaj: “Me siguri s'do tė kam rast tė falem pėrsėri”. Edhe pse kėta njerėz kujdesesh shumė pėr namazin shumė dhe e falnin si duhet, Othman ibėn Ebi Dehrishi thotė:

"Ēdoherė qė fali namaz, kėrkoj falje prej All-llahut, sepse nuk e di a ia kam dhėnė hakun namazit". Vėllezėr, dijeni se ka pasur njerėz qė i kanė praktikuar ato pėr tė cilat All-llahu subhanehu ve te’ala i ka urdhėruar edhe janė larguar prej gjėrave qė ai i ka ndaluar. Kur kanė parė se sa mėkate kanė bėrė u demoralizuan shumė (e ata bėnin shumė pak mėkate sh.p.), ashtu qė trokitėn nė derėn e All-llahut subhanehu ve te’ala dhe Ai i arsyetoi. All-llahu subhanehu ve teala thotė: "Unė sot i shpėrbleva ata, pėr atė qė ishin tė durueshėm, ata janė fitimtarėt." (Mu'minun 111) POR!! Si tė arrihet hushuja (frikėrespekti, devotshmėria) nė namaz? Cilat janė gjėrat qė ndihmojnė pėr t'u arritur kjo?

Vėlla i dashur, ka disa shkaqe qė nėse i vepron, ka shpresė se do ta arrishė hushunė nė namaz.

Ato ndahen nė dy pjesė: Sė pari: shkaqe qė nuk kanė tė bėjnė me namazin, Ato janė:

1. Njėshmėria e All-llahut subhanehu ve teala;

2. Madhėrimi i All-llahut subhanehu ve teala, sinqeriteti ndaj Tij dhe njohuria se All-llahu tė shikon kudo qė tė jeshė:

3. Pasimi i pėrpiktė i Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem;

4. Veprimi i urdhėrave tė All-llahut dhe largimi prej ndalesave;

5. Tė ushqyerit me hallall dhe largimi nga ushqimet e ndaluara tė dyshimta, dhe

6. Lut All-llahut subhanehu ve teala qė tė tė bėjė musliman tė mirė.



Sė dyti: shkaqe qė kanė tė bėjnė me namazin, ato janė:

1. Koncentrimi i fortė para se tė fillosh namazin;

2. Paramendimi se para kujt do tė dalėsh tani;

3. Shpresa se do ta arrish shpėrblimin e plotė prej All-llahut subhanehu ve teala;

4. Marrja mirė e abdestit dhe mosteprimi nė derdhjen e ujit;

5. Qetėsimi (lirimi) para fillimit tė namazit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotė: "Nuk ka namaz nė prezencė tė urisė dhe nevojės" (Transmeton Muslimi);

6. Kujdesi pėr faljen e namazit me xhemat dhe shkuarja nė xhami para ezanit;

7. Moslėnia e sunneteve, posaēėrisht namazin e vitrit dhe sunetet e sabahut. Po ashtu duhet tė falėsh edhe namaz nate;

8. Tė menduarit rreth ajeteve dhe duave tė cilat i lexon nė namaz;

9. Mosshpejtini gjatė faljes sė namazit;

10. Edukata nė namaz, duke mos lėvizur pa nevojė dhe duke mos luajtur me diēka;

11. Kujdesi pėr dispozitat e namazit dhe edukatėn nė tė. Shiko vetėm nė vendin e sexhdes. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Faluni ashtu sikur mė shihni mua duke u falur";

12. Pėrcjellja e imamit, ngase imami ėshtė caktuar pėr t'u pėrcjellė;

13. Largimi zemrės tėnde prej dunjasė, ngase gjithė dunjaja me gjithė atė ē'ka nė tė nuk vlen tek All-llahu subhanehu ve teala asgjė;

14. Zgjedhja e vendit pėr namaz (ku nuk ka shumė zbukurime, fotografi apo zhurmė);

15. Falja e namazit sikur tė jetė ky namaz i fundit;

O vėlla musliman, Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Njė musliman, nėse i falė namazet, merr abdest mirė, ėshtė i koncentruar dhe i plotėson rukutė, All-llahu ia falė tė gjitha mėkatet, pėrveē tė mėdhajave. . . ".

All-llahu na i pėrmirėsoftė punėt tona dhe na shpėrbleftė mė sė miri e mė sė shtrenjti. O

Zot, kėrkojmė mbrojtje prej zemrės e cila nuk tė ka frikė, prej syrit i cili nuk loton pėr Ty dhe prej duasė e cila nuk pranohet. O Zot, na i falė mėkatet, neve, prindėrve tanė dhe gjithė muslimanėve. Paqja dhe mėshira qoftė mbi Muhammedin, familjen e tij, shokėt

e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt e pasojnė atė nė mėnyrėn mė tė mirė. AMIN </SPAN>

ABBULMELIK EL-KASIM Shqipėroi: Omer Berisha 23/10/1420,
21.10.2000




http://www.albislam.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė