Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-07, 01:47   #45
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėshillė bashkėshortėve

Kėshillėn time e filloj duke treguar rreth Luftės sė Dytė Botėrore, Armatės britaneze dhe shkretėtirės egjiptase! Njėrės nga betejat mė vendimtare, qė ndodhi mė 1942 gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, e quajtur beteja El-Alemejn, e quajtur ashtu sipas vendit nė Egjiptin verior. ثshtė e mirėnjohur qė gjermanėt okupuan Afrikėn Veriore dhe arrritėn deri nė Egjipt. Shpresonin ta pushtojnė Kanalin e Suezit, mandej tė pushtojnė fushat e naftės nė Iran dhe Irak, mandej ta sulojnė Bashkimin Sovjetik nga jugu, etj.
Britanezėt qenė tė qėndrueshėm qė asnjėherė tė mos e lejojnė tė ndodh ajo, ndaj sollėn ushtarakun mė tė mirė, gjeneralin Berndard Montgomerin qė tė udhėheq ushtrinė e tyre me qėllim tė ndalimit tė gjermanėve dhe pėrparimit tė tyre. Ndodhi njė betejė e vėrtetė. ثndrrat gjermane nuk u realizuan, britanezėt marrin fitoren ndėrsa shumė luftėtar vdiqėn dhe u varrosėn nė shkretėtirėn El Alemejn.
Ajo qė neve na intereson, nuk ėshtė ndodhia mes britanezėve dhe gjermanėve. Ne na intereson qė pas luftės, shumė familjarė tė ushtarėve tė rėnė nė El Alemejn, erdhėn tė vizitonin varret e tyre. Disa nga ata, lanė ca fjalė tė gdhendura nė varret e tyre. Ndėr ta, gjenden fjalėt e njė vejushe tė re angleze e cila i shkroi burrit tė saj: “Pėr Botėn, ti qe vetėm ushtar, por pėr mua, ti ishe Bota e tėrė!”
Ndaj, gjatė martesės, ju nuk fitoni vetėm bashkėshorte, ju fitoni gjithė botėn. Nga tani e nė botėn e ardhshme, bashkėshortja jote do tė jetė partneri yt nė jetė, bashkėudhėtar dhe shoku mė i mirė. Do t’i ndajė me ty ēastet, ditėt dhe vitet. Do ta ndajė me ty gėzimin dhe dėshpėrimin, sukseset dhe dėshtimet, ėndrrat dhe frikėsimet tua. Kur do tė jesh i dobėt, ajo mė sė miri do tė kujdeset pėr ty; kur tė kesh nevojė pėr ndihmė, do tė bėjė gjithė ē’ka mundet; kur tė kesh ndonjė sekret, ajo do ta ruajė mė sė miri; kur tė kesh nevojė pėr kėshillė, ajo do ta jep. Ajo gjithnjė do tė jetė me ty. Kur tė zgjohesh nė mėngjes, gjėja e parė qė shohin sytė tua ėshtė ajo.
Gjatė ditės, ajo do tė jetė me ty, nė qoftė se nė njė moment nuk ėshtė me ty, fizikisht, ajo do tė mendojė pėr ty me gjithė zemėr, mendime e shpirt. Kur tė shkoni tė flini, ajo do tė jetė gjėja e fundit qė e sheh; madje edhe kur flenė ti, sėrish do ta shohėsh atė nė ėndėrr. Shkurtė, ajo do tė jetė e gjithė bota pėr tė dhe ti do tė jesh e gjithė bota pėr tė.
Pėrshkrim mė i mirė tė cilin personalisht e kam lexuar ndonjėherė e qė pėrshkruan afėrsinė e bashkėshortėve pėr njėri-tjetrin, paraqet ajeti Kur’anor: 'Ju jeni veshja e tyre dhe ato janė veshja e juaj.’
Bashkėshortėt janė sikur petku pėr njėri-tjetrin, ngaqė ia sigurojnė njėri-tjetrit mbrojtjen, konforitetin, mbulesėn, ndihmėn dhe pasurinė. Paramendoni sikur tė udhėtonit nė Alaskė pa veshje! Bashkėshortėt tanė na sigurojnė nė tė njėjtėn mėnyrė mbrojtjen dhe konforitetin, mbulesėn dhe ndihmėn, nė udhėtimet tona nė kėtė botė sikur veshja qė do tė na nevojitej nė udhėtimin tonė nė Alaskė.
Relacioni mes bashkėshortėve ėshtė gjėja mė e shenjtė nga tė gjitha relacionet: vlera e dashurisė dhe kujdesit, intimitetit dhe afėrsisė, mėshirės dhe mirėkuptimit dhe qetėsisė e cila mbushė zemrėn e bashkėshortėve. Kjo paraqet vepėr Hyjnore. Vetėm Zoti me fuqinė e pakufizuar, mėshirėn e pafund dhe Urtėsinė e shkėlqyer, mund tė forcojė kėto ndjenja tė shkėlqyera nė zemrat e bashkėshortėve.
Faktikisht, Allahu na kujton ata qė shkojnė shenjave tė Tij nė Univers, janė ndjenjat nė zemrat e bashkėshortėve ndėr shenjat e Tij qė duhet udhėzuar qeniet njerėzore kah Ekzistenca e Tij.
Siē qėndron nė Kur’an, (Er-Rum 21): “Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė.”
Mirėpo zemra e njeriut nuk ėshtė qenie e palėvizshme, ajo ėshtė mjaft dinamike. Dashuria mund tė thahet dhe zbehet. Lidhja bashkėshortore mund tė dobėsohet nėse pėr tė nuk kemi kujdes. Lumturia nė bashkėshortėsi nuk vjen vetvetiu. Fati konstant kėrkon dhėnie dhe sakrificė konstante nga tė dy anėt. Qė pema e dashurisė bashkėshortore tė mbijetojė, tė mbetet e gjallė dhe ta vazhdojė rritjen, toka duhet tė jetė e palodhshme, e mirėmbajtur dhe e kujdesur. Ndaj, ja kėtu disa kėshilla si ta mirėmbajmė kėtė pemė, qė vazhdimisht tė rritet:
Nė botėn tonė, jetojmė njė jetė dinamike, tė rrethuar me tabela tė dendura dhe tė stėrmbushur me afate. Pėr bashkėshortėt, kjo domethėnė, ndoshta mė nuk do tė gjeni kohė qė tė kaloni sė bashku, tė vetmuar dhe larg nga obligimet. Kėtė nuk duhet ta lejoni asnjėherė tė ndodh! Mundohuni qė periodikisht tė gjeni kohė, tė kryeni ndonjė punė, larg nga bota tjetėr. Kujtoni se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, gjente kohė qė tė shkojė i vetėm me bashkėshorten Aishen radijallahu anha, nė shkretėtirė, pėr tė garuar. Fillimisht ajo ia kalonte, mirėpo pasi fitoi pak nė peshė, filloi ai t'ia kalojė...
Dil rregullisht jashtė me tė dhe bėni ēfarėdo lloj aktiviteti. Shkoni nė bregdet. Vizitoni familjen dhe shokėt.
Shkoni nė xhami, nė piknik etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ndante kohė qė tė shkojė me gruan e tij tė shohė lojėrat e etiopianeve tė reja.
Gjithmonė tė kesh romansė nė jetė. Jeta moderne gati e transformoi qenien njerėzore nė robot apo high-tech - maqina pa emocione.
Shfaqja e emocioneve ėshtė e nevojshme qė ta ruajmė lidhjen bashkėshortore, larg nga dryshku dhe dezintegrimi. Mbaje mend, do tė shpėrblehesh nga Allahu pėr ēdo emocion qė tregon ndaj gruas tėnde. Ashtu siē thotė Resulullahu, salallahu alejhi ue selem: “Do tė shpėrbleheni pėr gjithė ku kėrkoni kėnaqėsinė e Allahut, madje edhe pėr ushqimin qė vėni nė gojė tė bashkėshortes.” Asnjėherė mos e nėnēmo vlerėn pėr gjėra qė duken tė vogla, ashtu siē ėshtė vėnia e ushqimit nė gojė tė gruas, hapja derėn e veturės etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, vėnte gjurin e tij qė bashkėshortja tė shalonte devenė... Mundohu qė gjithnjė tė gjesh kohė pėr lutje tė pėrbashkėt.
Forcimi i lidhjes mes teje dhe Allahut ėshtė garantim mė i mirė qė lidhja jote bashkėshortore, tė mbetet gjithnjė e fortė. Kjo do tė rezultojė me pasje tė qetėsisė mė tė madhe nė shtėpinė tėnde. Kujto si Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, gjithnjė tregonte lutje dhe dėshira pėr bashkėshortėt e ri, tė cilėt zgjoheshin natėn tė falen, ai madje udhėzonte qė nėse njėri prej tyre ngrihet, le ta thirr tjetrin qė nuk ėshtė ngritur, madje edhe me stėrpikje me ujė nė fytyrėn e tij/saj.
Mundohu qė gjithnjė me vepra a me fjalė tė jesh i mirė ndaj bashkėshortes. Bisedo me tė, buzėqeshu, kėrko kėshillėn e saj, pyete pėr mendimin e saj, harxho kohė tė vyeshme me tė dhe kujto se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Mė tė mirėt nga ju janė ata qė janė mė tė mirė ndaj bashkėshorteve...”
Nė fund, ėshtė rutinė qė bashkėshortėt tė japin besėn nė dashuri dhe nder, deri sa vdekja tė mos i ndajė. Unė mendoj se kjo besė ėshtė jo e mirė, por e shkėlqyeshme, mirėpo jo e mjaftueshme! Nuk mjafton vetėm ta dashurosh bashkėshorten. Gjithashtu duhet tė duash atė qė ajo do. Familjen e saj, dashamirėt e saj duhet tė jenė edhe dashamirė pėr ty. Mos u bė si kolegu im, i cili nuk kėnaqej qė, prindėrit e bashkėshortes sė tij, tė vijnė nė vizitė, pėr disa javė. Ai sinqerisht asaj i thotė: ‘Nuk i dua prindėrit tu’. Natyrisht se e shikoi me hidhėrim dhe ia ktheu: ‘Edhe unė nuk i dua prindėrit tu’.
Gjithashtu, nuk mjafton ta duash deri sa vdekja t’ju ndajė. Dashuria nuk duhet tė ndėrpritet dhe ne besojmė qė, ekziston bota tjetėr pas kėsaj. Atje ku ata tė cilėt bėjnė gjėra tė drejta nė kėtė botė, do tė bashkohen me bashkėshortet dhe pasardhėsit e tyre. Shembull mė i mirė ėshtė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dashuria e tė cilit ndaj Hatixhes radijallahu anha, vazhdoi edhe pas vdekjes sė saj. Edhe shumė vite pas vdekjes sė saj, ai asnjėherė nuk harroi qė kur tė therė ndonjė dele, njė pjesė t’ia dėrgonte shoqeve tė saj...
Duaje bashkėshorten tėnde dhe atė qė ajo do, dhe atė, jo deri nė vdekje, por deri sa tė bashkoheni pėrsėri nė botėn tjetėr.
Inshaallah!

Sherif Muhammed

Pėrktheu: Ebu Jasin
Redaktoi: O. B.
</SPAN>
Sherif Muhammed,
18.9.2006


http://www.albislam.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė