Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-07, 14:44   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

“PASDITESĖ CILĖS I SHKONIN FJALĖ TĖ VJETRA PLEQSH” – Ismail Kadare
Ky tregim nuk e justifikon titullin aq sa na ban tė mendojmė se autori i ka thanė frymėzimit baj edhe pa ty.
F. 30, r. 6: “Ishte njė pasdite qė kėrkonte fjalė tė vjetra pleqsh”.
Cila mund tė jetė ajo pasdite qė kėrkon “fjalė tė vjetra pleqsh”.
Fjala e vjetėr ka moshėn e kohės e jo tė njeriut qė e ka thanė. Thaniet e bame proverbiale mund tė jenė thanė edhe prej tė rinjve shumė kohė ma parė.
* * *
F. 30, rreshti i fundit: “Muzgu i pasditės sė cilės i shkonin fjalė tė vjetra pleqsh”.
Thuhet muzgu i mbramjes. Lindė pyetja: Ēfarė lloj pasditeje qenka ajo qė i shkokan “fjalė tė vjetra pleqsh”?


“ĖNDRRA MASHTRUESE” – Ismail Kadare
F. 32, r. 7: “Ata flinin aq shumė tė pleksur me njėri-tjetrin sa qė ishte vėrtetė vėshtirė tė mos i ngatėrroje gjymtyrėt e njėrit me ato tė tjetrit dhe nėpėr currilat e gjumit tė derdhje ėndrrėn ēoroditėse”.
Kur themi tė pleksur āsht kulmi i njėsimit, prandaj nuk ka arsye tė thuhet “aq shumė tė pleksur”. Folja me derdhė nuk āsht sinonim me zbrazė, as me hedhė. Me derdhė ka kuptimin mos me hedhė nė enė, por jashtė saj, zakonisht nė tokė. Gjumit mund t’i shkonte fjala rrjedhė, por kurrsesi “currilat e gjumit”.



“KUJTIMET E NJĖ GJIMNAZISTI” – Ismail Kadare
F. 118, r. 12:”Perdet u vareshin dritareve si rrobe-deshambra, e dritaret si gra tė mėdha tė pėrgjumura”.
Asnjani nga kėto dy krahasime nuk āsht i gjetun. Ēfarė ngjasimi mund tė ketė perdja rrobe-deshambren? Po dritarja me gruan e madhe e tė pėrgjumur?
* * *
F. 121, rreshti i parafundit: “Era pasi rrėzoi gjethet i zhubraviti ujėrat pellgjeve”.
Lindė pyetja: a zhubraviten gjethet e ujėrat? Uji nuk zhubravitet, as ajri...
* * *
F. 122, r. 8: “Kujtimet fluturuan pėr mos t’u kthyer mė”.
Kujtimi qė fluturon pėr mos me u kthye ma nuk ka si tė quhej kujtim, kujtimi pikėrisht nga se mbetet nė kujtesė quhet kujtim.


“KALIMET E NĖNDETSHME” – Ismail Kadare
F. 176, r. 6: “Ishte pothuaj misterioze pėr tė pėrdorur njė fjalė disi jashtė kohe”.
Fjalėt nuk janė kurrė jashta kohe, mandej pse fjala misterioze qenka jashta kohe?
* * *
F. 176, r. 16: “Njė fėshfėrimė qė hapet nė formė ciklike po tė pėrdorim njė term tė sotėm?”.
Fjala ciklike ka shumė e shumė kohė qė pėrdoret e fėshfėrima nuk ka si me qenė ciklike. Pėr fėshfėrimėn nuk thuhet hapet, por pėrhapet.
* * *
F. 178, r. 16: “Lėvizja e tyre e ēmendur dhe pa kurrfarė logjike”.
Lėvizja e ēmendur dihet se nuk ka logjikė.


“NATA ME HĖNĖ” – Ismail Kadare
Nė tregimin “Nata me hėnė” frymėzimi āsht tregue tepėr dorė shtrėnguem ose i papėrfillun prej autorit e ku mungon frymėzimi jo vetėm mungon cilėsia por edhe hija e saj.
F. 254, r. 15: “Marina kishte njė gjendje shpirtėrore tė sfungjert, ngopur me lagėshtirė hėne”.
Ndjesitė janė abstrakte e sfungjeri konkret, prandaj krahasim i thėnshin “Drita e hėnės” nuk ka si tė jetė e lagshtitun. Mbase ky zbulim do t’u shėrbente shkenctarve, qė thonė se nė hėnė nuk ka ujė.
* * *
F. 255, rreshti i parė: “Pėr dashurinė o Zot qė shemb njė burrė qė s’e pat ndjerė dot gruaja kurrė”.
Fjala “shembė” e vulgarizon vargun sė tepėrmi. Gruaja i referohet sė shoqes apo gruas nė kuptimin e gjanė tė fjalės. Ndjesitė nuk varen tek gjinia e njeriut sasia sensitive apo ma mirė ndjesore mund tė ndodhet si tek femra āshtu edhe tek mashkulli ma e shumtė e ma e fuqishme.
* * *
F. 258, r. 6: “Sa do ta luftojė me logjikė apo arsyetim”.
Logjika e arsyeja janė aq tė pėrafėrta sa edhe mund tė quhen sinonime, prandaj do tė kishte mfajfue njana prej tyne.


“GJENERALI I USHTRISĖ SĖ VDEKUR” – Ismail Kadare
Sė pari duhet ta baj me dije lexuesin e kėtij shkrimi se unė nuk kritikoj emna por krijime, pavarėsisht autorėsisė sė tyne. Se shumė ma e randsishme āsht cilėsia e krijimit se autori i tij, me fjalė tė tjera kritiku āsht apo duhet tė jetė shqyrtues i frymėzimit tė krijimit prandaj, cili do qoftė autori dhe fama e tij po e saj nuk duhet tė shkaktoj kurrfarė ngurrimi pėr nji kritikė serioze e tė sinqertė, elementa kėta qė ndėrtojnė kritikėn e autorin e saj, mbasi qėllimi i njė shqyrtimi kritik nuk āsht nė asnjė mėnyrė mahnia pėr me gjetė halėn nė pėrpeq, por me i tėrheqė vėmendjen krijuese ta kontrollojė sa ma me realizėm frymėzimin qė nė disa raste i besojmė ma shumė se duhet.Peshorja ma shumė se ēdo kujt i nevojitet krijuesit e kėtė mendim populli e shpreh me thėnien proverbiale “Nuk i bjen fjalė nė tokė”, unė me kėtė shkrim do tė mundohem me shqyrtue sa ma ndershmėnisht e profesionalisht njanen nga veprat e bujshme tė shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare pra, "Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur".
F. 9, r. 4: “Ajo shkėlqente mbi asfaltin”.
Shqota nuk shkėlqen.
* * *
F. 9, r. 14: “Sikur mos tė ishte fillimi i vjeshtės ēdo kujt pėrveē gjeneralit tė porsa ardhur do t’i dukej disi monoton, njė koincidencė e trishtuese”.
Pėrse nji njeriu tjetėr do t’i dukej “koincidencė e trishtuar fillimi i vjeshtės” e gjeneralit pėrse nuk i duket si tė tjerėve?

* * *
F. 9, r. 18: “Nė Luftėn e Fundit Botėrore”.
Urojmė tė jetė e fundit por atė luftė bota e quan Lufta e Dytė Botėrore.
* * *
F. 9, r. 10-11: “Nė fund tė gushtit kur filluar vranėsirat e para, pra ishte vjeshtė”.
Dihet se vjeshta kalendarike fillon mė 21 shtator jo nė fund tė gushtit.



(Marrė nga Gjokė Vata "VĖSHTRIM mbi disa krijime tė Kadaresė, Agollit, Migjenit")
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 15-04-07 nė 15:53
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė