Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-04-07, 03:54   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

-Cili ėshtė Aref, jeta qė ju bėni?

Ėshtė e vėshtirė pėr tė folur pėr veten. Gjithė ē‘mund tė them ėshtė se jeta ime s‘ka tė bėjė me veprėn time. Gjithsesi, do tė flas qartė, veē pėr tė thėnė se pėrherė kam qenė ndėr ata "tė drejtėt", nė kuptimin mė tė fisėm tė fjalės. Nė jetėn time private dhe profesionale e kam dėnuar gjithnjė padrejtėsinė prej nga vinte dhe cilado qė tė ishte. Integriteti dhe kėmbėngulja ime, lehtėsitė nė pėrshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektėsia nė punė mė mundėsuan tė ushtrojė funksione interesante e tė rėndėsishme. Posti i fundit ishte drejtor i njė filiali tė njė shoqėrie tė madhe franceze. Kam lindur nė Kajro (ku kam kaluar njėzetė e tre vitet e para tė jetės sime dhe kam kryer pjesėn mė tė madhe tė studimeve. Prindėrit e mi kanė lindur nė Shqipėri nė krahinėn e Matitm, mė saktė nė Rrembull. Kam dy vėllezėr dhe njė motėr. Gjithashtu katėr fėmijė, nga mosha 33 deri nė 39 vjeē (tre djem dhe njė vajzė). Jam pensionist qė prej 1999-ės. Kam pasur disa probleme shėndeti ndaj dhe bėj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve tė mia, me letėrkėmbime e marrė pjesė herė pas here nė konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (tė pabotuara). Merrem, jo me shumė vrull me pikturė dhe poezi klasike (rreth 250 poema tė pabotuara).

-Mund tė na flisni pak pėr lidhjet me Shqipėrinė?

Lidhjet e mia me Shqipėrinė kanė qenė tė dobėta (ne kemi vetėm lidhje epistolare me familjenėt veē nėse posta pėrgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbėrrinte nė destinacion) pėr arsye tė largimit e tė kėputjes sė shkaktuar prej komunizmit nė Shqipėri dhe qė nuk lejonte kollaj tė vizitonte vendin. Sjell ndėrmend kujėn e nėnės, kur mori lajmin e vdekjes tė nėnės sė saj, motrės, vėllait e tė tė tjerėve. E s‘mund tė rrija pa qarė bashkė me tė. Por mbeta shumė i lidhur me mėmėdheun, pėr shkak tė edukimit, rrėnjėve dhe me gjithė ē‘mban barku. Nė Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenė mjaft i rėndėsishėm (shpesh nė pėrmbajtje kish njerėz me vlera tė larta). Babai im ka pas njohur poetėt Ēajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vėllait tim tė vogėl, Isa Boletinin (njė nga heronjtė e pavarėsisė sė Shqipėrisė), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe njė ēast qė i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjė ndjenjė shovinizmi. Po e pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, puna ime ėshtė para sė gjithash shkencore dhe nuk pėrket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipėrinė, por jam i drejtė dhe i paanshėm me historinė e saj, intransigjent me tė.

-A keni pasur kėrcėnime pas botimit tė librit?

Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrė asnjė kundėrshti zyrtare pėr sa u pėrket tezave prej ndonjė sektori universitar apo shkencore. Sigurisht qė asistoj shpesh andej-kėtej me ndonjė reagim epidemik personash dyshues e madje armiqėsorė, por pa nivelin e duhur e tė mjaftueshėm kulturor pėr tė debatuar mbi kėto ēėshtje tė mprehta. Kritika ėshtė e thjeshtė, por arti i vėshtirė, thotė njė proverb i famshėm. Zakonisht mbizotėron habia. Por, pėrmbajtja e librave tė mi del prej shtigjesh tė rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar ėshtė shumė normale qė ata tė shqetėsohen prej kėtij subjekti qė i tejkalon: se kanė ndeshur nė amfiteatrot e tyre universitarė kėtė lloj teze. Ē‘nuk ėshtė normale ėshtė tė kundėrshtosh tezėn pa sjellė as mė tė voglėn "provė" tė sė kundėrtės".

-Tė flasėsh pėr Shqipėrinė sot, nė njė moment kur ajo ende nuk e ka marrė veten nga plagėt e komunizmit, kur ecejaket e saj drejt vendeve perėndimore sa vjen e bėhet mė e vėshtirė, ēdo tė thotė ta paraqesėsh kėtė popull tė vogėl, si njė popull nga mė tė hershmit e njerėzimit?

Mendoj se nė mėnyrė tė tėrthortė iu pėrgjigja kėsaj ēėshtjeje pėrgjatė kėsaj interviste. Sipas gjithė asaj ēka thashė, ripohoj se nėse Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė vogla, mė pak e qytetėruara ose mė e shpronėsuara e Evropės, s‘duhet harruar se ėshtė "njė popull i madh". (Shtet i vogėl, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomi. Mund tė jesh i varfėr, por i fisėm. Sė fundi, mund tė thuhet se vijimėsia etnike (me gjithė pėrzierjet) kulturore dhe gjuhėsore (me gjithė ndėrfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrė nė kėtė zonė ballkano-danubiane, me gjithė mėsymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane: shqiptarėt jetojnė bash aty ku kanė qenė tė paktėn qysh prej neolitit. Por, fatkeqėsisht historia shtangu nė atė ēka deshėn tė na bėnin tė besonim.

Marrė nga: GAZETA "SHQIP".
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė