Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-07, 16:19   #44
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

O ju njerėz! Kini frikė Allahun dhe dijeni se pėrqendrimi nė namaz ėshtė ai qė e lartėson dhe e bėn atė tė vlefshėm. Allahu i ka cilėsuar profetet dhe njerezit e Tij vepėrmirė duke thėnė pėr ta nė Kuran: “...Ata pėrpiqeshin pėr punė tė mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respektues ndaj Nesh”. (Enbija,90) Po kėshtu dhe nė suren Fatir ajeti 28, thuhet: “Dijetarėt janė ata tė cilėt i frikėsohen mė tepėr Allahut nga robėrit e Tij.” Si dhe nė suren Isra ajeti 107-109: “...atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė dijeni para tij, kur u lexohet atyre, ata bien me fytyrė duke bėrė sexhde. Dhe thonė: ‘I Lartėsuar ėshtė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė i realizuar, dhe duke qarė bien me fytyra ( kur e dėgjojnė Kuranin) dhe ai ua shton edhe mė tepėr devotshmėrinė (khushunė).”
Baza e tė pėrqendruarit ėshtė ėshtė butėsia e zemrės, qetėsia dhe modestia e saj. Nėse pėrqendrohet zemra, menjėherė pėrqendrohen dhe gjymtyret e gjithė trupit, sikurse thotė dhe hadithi i Muhamedit (alejhi selam): “Me tė vėrtetė, nė trupin e njeriut ėshtė njė copė mishi, nėse rregullohet ajo, atėherė ėshtė i rregullt i gjithė trupi, e ajo ėshtė zemra.” (Buhariu dhe Muslimi) Nėse dikush e ka pėrqendrimin vetėm nė gjymtyrė e jo dhe nė zemėr, ky ėshtė pėrqendrim hipokrizie. Njė ditė Umeri pa njė djalė i cili e mbante kokėn ulur dhe i tha: “O ti, ngrije kokėn sepse frika (khushja) nuk tregohet me uljen e kokės dhe se ky veprim nuk ia shton pėrqendrimin zemrės, por frika e cila arrin nė zemėr ėshtė vetėm ajo e cila arrihet me njohjen e madhėshtisė sė Allahut. Kush e njeh Allahun mė shumė i frikėsohet mė tepėr Atij.” Ndėr shkaqet kryesore pėr tė arritur frika nė zemėr ėshtė tė thelluarit nė tė kuptuarit e fjalėve tė Allahut (Kuranin). Allahu i Lartėsuar thotė nė suren Hashėr, ajeti 21: “Sikur Ne ta zbrisnim kėtė Kuran nė ndonjė kodėr do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė nga frika e Allahut.” Allahu i Lartėsuar i ka cilėsuar besimtarėt e librave tė mėparshėm me fjalėn, tė frikėsuar, tė pėrqendruar kur i dėgjonin ajetet e Kuranit. Kėtė e vėrteton fjala e Allahut nė suren Isra ajetet 107-109, ku thuhet: “...atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė dijeni para tij, kur u lexohet, ata bien me fytyrė duke bėrė sexhde. Dhe thonė: ‘I Lartėsuar ėshtė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė realizuar, dhe duke qarė bien me fytyra ( kur e dėgjojnė Kuranin) dhe ai ua shton dhe mė tepėr devotshmėrine (khushunė).” Allahu i ka qortuar ata qė i kanė zemrat e tyre tė ngurta ndaj ajeteve tė Kuranit. Allahu thotė nė suren Hadid ajeti 16: “A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre tė cilėt besuan tė zbuten me pėrkujtimin e Allahut dhe me atė tė vėrtetė qė zbriti, e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangen, e shumė prej tyre janė jashtė rrugės.” Si dhe ajeti 22 nė suren Zumer: “...Tė mjerėt ata qė i kanė zemrat e tyre tė ngurta nga pėrkujtimi i Allahut, ata janė nė njė hubmje tė qartė”. Profeti (alejhi selam) i kėrkonte mbrojtje Allahut prej zemrės e cila nuk frikėsohet. Transmeton Muslimi se i dėrguari (alejhi selam) ka bėrė kėtė dua: “O Allah, unė tė kėrkoj mbrojtje nga dija e cila nuk ka dobi prej saj, nga zemra e cila nuk frikėsohet, nga vetja e cila nuk ka tė ngopur dhe nga duaja e papranueshme!” Allahu i Lartėsuar i ka obliguar robėrit e Tij me obligime ku tė shfaqet pėrqendrimi i zemrės dhe i gjymtyrėve. Ndėr mė tė mėdhatė e kėtyre ėshtė namazi. Prandaj dhe i ka lavdėruar ata tė cilėt nė namazin e tyre janė tė pėrqendruar duke thėnė: “Me tė vėrtetė, kanė shpėtuar besimtarėt, ata tė cilėt nė namazin e tyre janė tė pėrqendruar.” (Muminun,1-2)
Thotė Muxhahidi, njė komentues i Kuranit nga tabiinėt: “Kur ndonjeri nga dijetarėt ēohej pėr tė falur namazin, kishte frikė prej Allahut tė ēonte shikimin nė diēka, tė kthente kokėn, tė luante me guraleca apo tė mendonte nė diēka nga ēėshtjet e dynjasė, vetėm se nė harresė, deri sa tė ishte nė namaz.” Muslimi vėrteton njė hadith nga Othmani se i dėrguari (alejhi selam) ka thėnė: “Nuk ka ndonjė musiman qė kur vjen koha e namazeve farze, e merr abdesin nė mėnyrėn mė tė mirė, e shton pėrqendrimin (khushunė), e pėrmirėson rukunė, vetėm se Allahu ia fal tė gjitha pėrveē gjynaheve tė mėdha, e kjo ėshtė e gjithė koha (periudha e shkruar).”
vazhdon...
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė