Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-13, 16:18   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Trashėgimia kulturore Shqiptare

Kthehet nė Shqipėri Thesari i Trashėgimisė







Rreth 260 objekte, pjesė e thesarit tė trashėgimisė kulturore shqiptare, qė u ekspozuan nė Romė, Torino e Prishtinė, janė kthyer nė Shqipėri. Pas njė viti 'emigrimi', ato kanė mbėrritur nė Tiranė dhe janė shpėrndarė nėpėr muzetė nga ishin marrė.


Spiro Nika, specialist i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, pjesė e grupit tė shoqėrimit tė tyre, tregon pėr Gazetėn Shqiptare se objektet me vlera unikale, janė dorėzuar nėpėr muzetė qė iu takonin, siē ishin marrė.

Epitafi i Gllavenicės, Thesari i Korbit, ikona tė Onufrit dhe objekte arkeologjike tė shumta qenė pjesė e kėtij thesari. Ndėrkaq, punonjės tė muzeve ku aktualisht janė objektet konfirmojnė ardhjen e tyre nė gjendje tė mirė, dhe flasin pėr dėmtime fare tė lehta tė ndonjė syresh, dėm qė mund tė jetė pėsuar gjatė transportit.

Nė nėntor tė viti 2012, Ministria e Kulturės e Shqipėrisė dėrgoi njė ekspozitė tė quajtur "Rrėnjėt e Shqipėrisė" ("I tesori del patrimonio culturale albanese") pėr ekspozim nė Muzeun Arkeologjik nė Romė (Vittoriano), prej 21 nėntorit 2012 deri mė 6 janar 2013. Mė tej, ekspozita qėndroi nė Torino (Palazzo Madama), prej 23 janarit deri nė 7 prill 2013. Mė pas, thesari u nis drejt Prishtinės pėr tė qėndruar deri nė mes tė tetorit.

E gjithė kjo shkaktoi debat nė Tiranė, pasi shteti nxori jashtė vendit objektet e veta mė tė vyera (Epitafi i Gllavenicės, viti 1373, qė nė vitin 1974 u kėrkua nga Franca pėr njė vlerė prej 2.4 milionė dollarėsh), e mbi tė gjitha, drejt Kosovės ai u dėrgua pa pasur as siguracion, sikundėr procedohet nė raste tė tilla, dhe siē nė fakt me tė njėjtėn ekspozitė pėr 'udhėtimin' e saj italian. Nika nuk do tė flasė pėr ēėshtjen e siguracionit tė munguar.

"Unė jam marrė me mbledhjen e objekteve nga muzetė. Siē i morėm, i dorėzuam, tė gjitha nė gjendjen qė kishin. Ėshtė bėrė njė punė e madhe dhe objektet janė dorėzuar duke u kontrolluar nga specialistė pėr origjinalitetin dhe gjendjen e tyre”, thotė ai. Ndėrkaq, sqaron se transportimi i tyre ėshtė shoqėruar me eskorta policie gjatė gjithė rrugės, si nė Shqipėri edhe nė Kosovė.

"Transportimi i tyre nga Tirana pėr nė Prishtinė, ėshtė bėrė me makina ushtrie. Edhe gjatė shpėrndarjes nėpėr muzetė e Shqipėrisė, jemi shoqėruar nga 17 patrulla policie. Ato ishin marrė nga Muzeu i Butrintit, Muzeu Arkeologjik i Durrėsit, ai i Shkodrės, Muzeu Mesjetar i Korēės dhe Muzeu i Onufrit nė Berat. Kishim rreth 20 ikona, Epitafin e Gllavenicės, objekte arkeologjike dhe pėr shembull ornamente prej floriri qė shoqėrojė sakėmet mortore", ka sqaruar Nika.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante