Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-06, 23:52   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim "GREMINA E DASHUNISE" dhe gremisjet e njė shkrimtari tė talentuar.

Kush nga ne nuk e ka lexuar "Greminėn e Dashurisė" e nuk kemi qarė me lotė pėr fatin e mjerė tė Memlit dhe Margeritės?
Duke shfletuar netin para disa ditėve gjeta njė material interesant pėr fatin e shkrimtarit Mustafa Greblleshit dhe vendosa ta sjellė edhe kėtu.

***********************************************


Sapo isha ndare me heronjte e letersise policeske, pra i kisha dhene lamtumire romaneve te "kolanes se verdhe", qe ne ato vite ishte rreptesisht e ndaluar per t'u lexuar e aq me teper per te qarkulluar (nen dore sic benim ne) dhe kur them keshtu behet fjale per serine e romaneve te shkrintarit Edgar Eallace si, "Rrethi I kuq", "Kompania e bretkosave", "Ndenshkrimi i spiunit", apo romanet "Joana e kater katrorve", "Misteret e Luvrit", "Aventurat e Allen Pinkertonit" etj, te autoreve te ndryshem apo "Sherlock Holmesi" i Kenon Dojlls etj, dhe isha dhene i teri pas leximit te romaneve roze sentimentalo dramatike te "kolanes roze" si: "Bija e mallkuar", "Lypsja e ures", "Dashuri fatale", "Foleja tragjike e dashurise", "Manon Lesko", "Ura e psheretimave" etj, derisa nje nate tek rremoja ne morine e librave, ne ate raftin e futur ne mur, ne fund te "odes se madhe", sic i thonim ne dhomes se zjarrit, ku rrinim, me ra ne dore romani "Gremina e dashurise" i Mustafa Greblleshit.

E shfletova me kujdes dhe sapo perpiva rrjeshtin e pare nuk e leshova me nga dora, madje nuk leviza as nga vendi. Aty ku isha ne ate qoshe, lexo e lexo, derisa e mbarova, nderkohe qe faqen e fundit e kisha qullur te teren si pakuptuar me lotet, qe me kishin rrjedhur nga dhimbja per fatin tragjik te Memlit e te Margerites. Kur ngrita koken ne dritare pashe se nga Dajti po feksinin rrezet e para te agimit.

Po cili ishte Mustafa Greblleshi? Autori i ketij romani te mrekullueshem, qe me kishte magjepsur e me kishte lene kaq shume mbresa dhe pershtypje. Per mua deri ne ate kohe ishte krejtesisht i panjohur. Emrin e tij nuk gjeja ne asnje titull ne vitrinat e librarive te Tiranes. Vetem nje gje me gezonte se tepermi, fakti qe nga gjuha e te shkruajturit dhe nga ambientet qe pershkruante ne roman, me qe krijuar bindja, qe ai duhet te ishte tiranas. Po ke te pyesja une trembedhjete vjecari i atehershem, im ate kishte vite qe dergjej ne burg, nena po dite nate mbi makinen qepese, per te na siguruar buken e gojes! Atehere pyeta gjyshin.

E njof tha posi, Liun e Cakut, e njof mire fort bile.
Jo Liun e Cakut more gjysh kembengula une po Mustafa Greblleshin.
Ai vuri buzen ne gaz dhe tundi lehte koken, qe ia hijeshonte aq bukur qeleshja tironce, e gjate dhe e bardhe si bora ne majen e malit te Dajtit.

Nigjo lalen ktuna, shtoi ai gjithnje ne dialektin tiranas embelsine ne akcentin e te cilit im gjysh e kishte te vecante, Liu i Cakut osht pseudonimi i Mustafa Greblleshit, cunit te Hamidit, qe e vrane kto (ne gjuhen e tim gjyshi pushtetaret komuniste ishin perjetesisht te peremezuar) n'luften e Tirones. Me ket emen shkrujte disa gjona t'bukra fort Mustafaj me gjith Himen e Hasnojt, qe perdorte emnin Cen Qytyku. Na knoqshin fort ke gazeta "Bashkimi i Kombit" ene ke revista "Njeriu", per ket reviste biles qe ishte me sens fetar, kom dhone ene una lala jot pare me u shtyp. Po nishti si lojn kto. Te dy i futen ne burg kot fare. Mustafan e majten nja dy vjet ene e lirun, kurse per Himen nuk di gjo, a ka dale apo s'ka dale hala i shkreti Hime, ka qene shoku i Xhemolit tone, kon luftu te dy m'Kosove....
Dhimbjes qe ndieja per Memlin dhe Margariten iu shtua edhe dhimbja per krijuesin e tyre te talentuar, qe nuk e linin me te botonte. Po ku ishte ai tani, c'pune bente, me se merresh? Keto pyetje ia beja shpesh vetes ne ato dite, nderkohe qe romanin e lexova per se dyti dhe per se treti. Ua dhash edhe mjaft shokeve per ta lexuar dhe e ruaja si gjene time me te shtrenjte, derisa nje dite krejt papritmas u ballafaqova dhe me nje fakt tjeter, qe e lendoi edhe me shume zemren time ende te njome.

*****


Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante