Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-06, 23:55   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nga mesi i viteve 60 te Mustafa Greblleshi na solli ne shqip te perkthyera persosmerisht nga origjinali italisht novelat e Luixhi Pirandelos dhe dramat e Eduardo de Filipos. Dhe vetem kaq. Mbi te rane perseri represionet dhe persekutimet diktatoriale, qe arriten kulmin me 1973 me vendosjen e nje flete rrufeje ne qender te Tiranes, qe e detyruan shkrimtarin te zhduke me duart e tij, me qindra tregime e novela dhe bashke me ta edhe njembedhjete romane ne mes te te cileve; "Shefi ne sy te kuq" (roman biografik, qe kishte ne qender persekutoret e tij), romanin erotik "Azylka" etj.

Por per fatin tone te mire bashkeshortja zonja e nderuar Ruzhi, arriti te shpetonte romanin "Muzgu i bregut tjeter", si dhe "Gremina e dashunise", te cilen ai kishte shume kohe, qe e kishte shkrojtur edhe njehere nga e para. Vetem kaq arriti te shpetonte nga kjo gremisje tjeter e ketij shkrimtari te talentuar.
I cuditshem vertet fati dhe tejet i pameshirshem si per krijuesin ashtu edhe per romanin "Gremina e dashunise", qe ne harkun kohor as prej dy dekadash sheh driten e botimit tre here rradhazi ne Kosove, me sukses te plote, nderkohe qe ne Shqiperi ndalohej qarkullimi i tij. Edhe kjo padyshim bente pjese ne paradokset e panumurta absurde te sistemit te deshtuar komunist, pre e te cileve u be disa here shkrimtari Mustafa Greblleshi, me i madhi ne treven e Tiranes e nder me te medhenjte e Shqiperise, nivelin, vlerat dhe kapcitetin e te cilit, dinin ta cmonin e vleresonin, gjigande te tille te pendes ne letrat shqipe si Eqerem Cabej, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka e Sterjo Spase te cilet jo me kot e mbanin aq prane, e donin aq shume dhe e kishin aq mik.


Nderkohe qe kolosi i letersise shqiptare i madhi, e "Nderi i kombit" tone Kadare e cmon jashtezakonisht tek angazhohet e shkruan parathenien ne kryevepren e letersise boterore "Perralla te njemije e nje neteve" perkthyer mjeshterisht prej tij, po qe Mustafa Greblleshi nuk pati fatin ta shihte, sepse nje dite te bukur maji te vitit 1985, ne moshen ende te re, nderkohe qe kishte edhe shume e shume per te na thene edhe per te na dhene, tek qendronte ne ballkonin e shtepise ulur ne kolltuk, me shkrime nder duar, vdekja e pameshireshme e ndau prej nesh, me veshtrimin e ngulitur ne malin e Dajtit, aq te admirueshem prej tij.

Nderkohe ne vitet 90 te shtepia botuese "Cabej", botoi permbledhjen me tregime humoristike ne dialektin tiranas "Muhabete tironce me Liun e Cakut", te Mustafa Greblleshit, per te cilin mendojme qe ishte dhurata me e kendshme e simbolike qe familja e profesorit te nderuar, te madhit gjuhetar, Eqerem Cabej, beri per mikun me te ngushte e me te dashur te babait te tyre te paharruar, qe Cabej e mbajti prane deri ne castet e fundit te jetes. Por, edhe nje here eshte per te ardhur keq, qe botohen e botohen gati pambarimisht plot vepra mediokre, teksa "Gremina e dashunise" e ripunuar nga autori, madje nga e para ende nuk po e sheh driten e ribotimit.

*Marre nga libri ne doreshkrim "Broduej i Tiranes"
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė