Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Komentimi i kaptinės El-Ihlas-perfundim
3. As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
Ky ajet ėshtė ndėr ajetet mė madhėshtore nėpėrmjet tė cilit Allahu xh.sh. zhvishet nga ēdo mangėsi, e nė kėtė rast nga njė proces qė ėshtė i veēantė vetėm pėr krijesat - lindja. Ky proces ėshtė karakteristik pėr njerėzit, exhinėt dhe pėr gjallesat e tjera qė jetojnė nė Tokė. Mirėpo, Allahu ua bėri me dije tėrė njerėzve se besimet qė Ai mund tė ishte baba i dikujt, siē pretendonin hebrenjtė dhe tė krishterėt kur thoshin se Uzejri dhe Isai a.s. janė djem tė Zotit, apo siē pretendonin idhujtarėt se melaiket janė bija tė Zotit, janė vetėm shpifje e trillime, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn.
Ja se ēthotė i Lartmadhėrishmi nė Kuran:
بَدِيعُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنَّى يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُنْ لَهُ صَاحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Ai (Allahu) ėshtė qė krijoi (pa kurrfarė shėmbėllimi) qiejt e Tokėn ( e duke qenė i tillė), e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? Ēdo send e krijoi Ai, dhe ėshtė mė i dijshmi pėr tė gjitha gjėrat (Enam, 101).
Nga kjo kuptohet se Allahu ėshtė vetė Shpikėsi dhe Krijuesi i kėsaj ekzistence. Ai ėshtė Absolut, i pėrhershėm pa fillim, dhe i pėrhershėm pa mbarim. As nuk ka lindur kush prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur. I lartėsuar qoftė nė madhėrinė dhe shenjtėrinė e Tij!
Se sa tė shėmtuara ishin fjalėt e atyre qė i shpifėn Allahut fėmijė e bashkėshorte, mė sė miri na e ilustrojnė kėto ajete kuranore:
وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمنُ وَلَدًا. لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئًا إِدًّا. تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ الأَرْضُ وَتَخِرُّ الْجِبَالُ هَدًّا. أَنْ دَعَوْا لِلرَّحْمنِ وَلَدًا. وَمَا يَنْبَغِي لِلرَّحْمَنِ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا. إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ إِلا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا. لَقَدْ أَحْصَاهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا. وَكُلُّهُمْ آتِيهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَرْدًا.
Ata edhe thanė: I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė! Ju (O pabesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar, sa gati u copėtuan qiejt e pėlciti Toka dhe sa nuk u shembėn kodrat nga ajo (fjalė e shpifur). Pėr shkak se tė Gjithėmėshirshmit i shpifėn fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė. Nuk ka tjetėr, vetėmse tė gjithė, ēka nė qiej e nė Tokė, kanė pėr tiu paraqitur Zotit si robė. Ai me diturinė e Tij i ka pėrfshirė tė gjithė, dhe ka numėruar e evidencuar ēdo gjė tė tyre nė mėnyrė tė saktė. Dhe nė Ditėn e Kiametit, secili prej tyre do ti paraqitet Atij i vetmuar (i vetėm). (Merjem, 88-95)
. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.
Allahut nuk i ngjet askush. Madhėshtisė sė Tij nuk mund ti afrohet askush. Ēdo gjė nė kėtė ekzistencė u nėnshtrohet ligjeve tė Tij, me dėshirė ose jo, dhe nė ēdo proces tė kėsaj gjithėsie, Vullneti i Tij realizohet, ashtu siē e ka planifikuar Ai. Ai nuk ka nevojė pėr bashkėshorte dhe as fėmijė.
Atij nuk i ngjet askush, sepse Vetė i Lartmadhėrishmi nė Kuranin famėlartė thotė:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ
Asnjė send nuk ėshtė si Ai
(Esh-Shura, 11)
Prandaj, tė gjithė ata qė pandehėn se ka mė shumė se njė Zot, ata kanė bėrė shirk (politeizėm), me se kanė merituar hidhėrimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh.. Kjo zaten edhe ėshtė arsyeja qė Allahu nuk e fal njeriun qė i bėn Atij shok, pėr se thotė:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا
Ska dyshim se Allahu nuk e fal (mėkatin) ti bėhet shok Atij, e pėrpos kėtij (mėkati), i fal kujt tė dojė. Kush i bėn shok Allahut, ai ka trilluar (shpifur) njė mėkat tė madh (En-Nisaė, 48)
Po tė ishin dy a mė shumė zota, sigurisht qė do tė ndesheshin interesat dhe vullnetet e tyre, dhe kjo botė do tė shkatėrrohej si rezultat i kapricieve tė ndonjėrit prj tyre. Kėtė gjė na e shpjegon mė sė miri Vetė Allahu xh.sh., kur thotė:
لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė Tokė) zota pos Allahut, ato tė dyja (Toka e qielli) do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė, ėshtė Allahu, Zot i Arshit, (El-Enbijaė, 22).
Pastaj:
مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarė fėmije (as nga engjėjt e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr) atėherė secili zot do tė veēohej pėr atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė i shpifin. (El-Muminun, 91)
Nė koleksionin e Buhariut ėshtė i shėnuar njė hadith kudsi, tė cilin e transmeton nga Ebu Hurejra r.a., ky nga i Dėrguari a.s. e ky nga Allahu xh.sh. tė ketė thėnė: Njeriu mė ka pėrgėnjeshtruar dhe mė ka fyer, pa pasur tė drejtė a ndonjė arsye. Pėrgėnjeshtrimi i tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti nuk do tė mė rikrijojė ashtu siē mė krijoi herėn e parė, e pra krijimi i parė nuk ėshtė mė i lehtė sesa rikrijimi (ringjallja), kurse fyerja e tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti ka fėmijė, kurse Unė jam i Vetėm, i panevojshėm pėr asgjė, nuk kam lindur kė, as nuk jam i lindur, dhe askush nuk mė pėrngjet (nuk ėshtė i ngjashėm e as i barabartė me Mua).[12]
Porosia e kėsaj sureje:
- Kjo sure nga njė kėndvėshtrim i pėrgjithshėm, me meritė tė plotė quhet surja El-Ihlas-Surja e sinqeritetit, sepse e zhvesh Allahun xh.sh. nga ēdo mangėsi ose pėrgjasim me krijesat.
- Allahu i Plotfuqishėm, me argumente tė pakontestueshme, dėshmon se Ai ėshtė Njė, i Vetėm dhe Absolut, i zhveshur nga ēdo mangėsi, e cila mund ti mvishet. Kjo shihet nga ajeti i parė: Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! - i cili bindshėm vėrteton Njėshmėrinė e Tij, dhe njėkohėsisht mohon se Ai mund tė ketė shok-rival nė kėtė Njėshmėri.
- Allahu ėshtė i Vetmi, pėr tė Cilin ka nevojė ēdo krijesė, pėrderisa Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė i Domosdoshmi, nė dorėn dhe sundimin e tė Cilit ėshtė ēdo gjė. Kėtė e vėrteton ajeti i dytė: Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre, - i cili nė nė njėjtėn kohė mohon shpifjet se mund tė ketė edhe njė krijues tjetėr pėrveē Tij.
- Allahu ėshtė i Pėrhershmi, pa fillim, dhe i Gjithėmonshmi, pa mbarim. Atij nuk i ka paraprirė mosekzistenca. Askush nuk ka lindur prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur prej dikujt. I lartėsuar dhe i pastėr ėshtė nė madhėrinė e Tij nga ajo qė i shpifet. Kėto premisa hyjnore i argumenton ajeti i tretė: As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur., i cili nė tė njejtėn kohė zhvleftėson shpifjet e ēifutėve se Uzejri ėshtė djalė i Zotit, tė krishterėve se Isai a.s. ėshtė djalė" i Zotit ose edhe vetė Zoti, dhe tė idhujtarėve se melaiket (engjėjt) janė bija tė Zotit.
Se askush nuk mund tė jetė i barabartė me Allahun nė madhėshti, meqenėse Ai ėshtė i vetmi Krijues, kėtė na e dėshmon ajeti i katėrt i kėsaj sureje: Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė, i cili zhvleftėson shpifjet e idhujtarėve, tė cilėt duke adhuruar shumė idhuj, i ngritėn ata nė zota tė barabartė me Zotin e Vėrtetė, i Cili nuk ka tė barabartė askėnd nė sundim dhe nė krijim, nuk ka as fėmijė dhe as bashkėshorte.
- Dijetarėt kanė konstatuar se kjo sure ka zbritur pėr ta pastruar Allahun nga ēdo mangėsi qė i mveshėn pabesimtarėt Madhėshtisė sė Tij, ashtu si surja El-Kevther kishte zbritur pėr hir tė Resulullahut, pėr ta zhveshur atė nga mangėsitė njerėzore, tė cilat ia mveshnin idhujtarėt. Pėrderisa nė suren El-Kevther idhujtarėt e shihnin si tė metė-mangėsi, qė Pejgamberi a.s. nuk kishte fėmijė djem (sepse ata i vdisnin tė vegjėl), nė kėtė sure shohim se shpifja e ndonjė fėmije pėr Allahun, ėshtė e metė dhe mangėsi.[13]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Fahruddin err-Rraziu, Et-Tefsirul Kebiir, vėll. 32, fq 167.
[2] Transmetojnė: Muslimi nė kapitullin Namazi i udhėtarėve (1/556); Darimiu (508); dhe Nesaiu nė kapitullin Puna e njė dite dhe njė nate (nr.701).
[3] Ebu Bekr el Xhezairijj, Ejseru-t-Tefasiir, vėll V, fq. 628. Kėtė hadith Buhariu e transmeton nė Kitabu-t-Tevhid.
[4] E transmeton Buhariu dhe autorėt e suneneve.
[5] Ibn Tejmije Tefsir suretul Ihlas, fq. 28. Kajro 1987.
[6] El-Vahidi en Nisaburi Esbabun-n-Nuzul, fq. 262-263.
[7] Dr. Vehbete ez-Zuhajli Et-Tefsirul Munir, vėll. XXX, fq. 461
[8] Sejjid Kutb, Fi Dhilalil Kuran, vėll. VI, fq. 4002.
[9] El-Hafidh Ibn Kethir Tefsirul Kuranil Adhim, vėll. IV, fq. 742. Ed-Dahijjetu-Kuvejt, 1998.
[10] Shevki Dajf Suretu Rrahman ve suver kisar, Kajro 1995
[11] Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu
[12] El-Ehadith el Kudsijje, vėll. 1, fq. 33, Bejrut 1983; Kėtė hadith kudsi e transmeton Buhariu nė vėll. VI, fq. 160 - Kitabu-t-Tefsir min suretul Ihlas; Tė njėjjtin hadith, me disa ndryshime nė radhitje tė fjalive, e transmeton edhe Nesaiu, po ashtu nga Ebu Hurejra, nė Sunenin e tij, kapitulli Ervahul muminin, vėll 4. fq. 112.
[13] Fahruddin Err-Rraziu. Et-Tefsirul Kebiir, vėll. 32, fq. 185.
|